K R E U I
SHQIPĖRIA GJATĖ SHEKUJVE TĖ MESJETĖS
(SHEK. V - XIV)
SHQIPĖRIA NĖ PERANDORINĖ BIZANTINE
(SHEK. V - X)
1. SHQIPTARĖT DHE NDRYSHIMET ETNO-POLITIKE E SHOQĖRORE-EKONOMIKE NĖ MESJETĖN E HERSHME
Shqipėria dhe Bizanti
Pas ndarjes sė Perandorisė Romake nė dy pjesė, mė 395, trevat iliro-shqiptare
hynė nė pėrbėrje tė Perandorisė Bizantine, siē quhet zakonisht pas kėsaj date
Perandoria Romake e Lindjes sipas emrit antik tė kryeqytetit tė saj, Bizant, qė
pėr nder tė Konstandinit tė Madh u quajt Konstandinopojė.
Ashtu siē i kishin dhėnė nė shek. III-IV Perandorisė Romake njė numėr
perandorėsh e gjeneralėsh tė shquar, po ashtu gjatė periudhės sė hershme
bizantine (shek. V-IX), trevat iliro-shqiptare i dhanė Perandorisė Bizantine
disa perandorė, ndėr tė cilėt shquhen nė mėnyrė tė veēantė Anastasi I nga
Durrėsi (491-518) dhe Justiniani I nga Taurisium i Shkupit (527-565). Me
reformat dhe me masat e zbatuara nė administratėn civile e ushtarake, kėta dy
perandorė pėrgatitėn kalimin nga antikiteti nė mesjetė dhe hodhėn bazat e asaj
qė do tė ishte perandoria mė jetėgjatė nė historinė e qytetėrimit mesdhetar.
Pozicioni skajor nė kufi me Italinė, me tė cilėn interesat e Bizantit mbetėn
deri nė fund tė lidhura ngushtė, pėrcaktoi rolin e jashtėzakonshėm tė trevave
iliro-shqiptare nė kuadrin e Perandorisė Bizantine. Ato u kthyen nė njė nyje
komunikimi tė Lindjes me Perėndimin dhe anasjelltas. Njė rol tė tillė e
favorizonte ekzistenca e porteve tė rėndėsishme gjatė bregdetit tė Adriatikut e
tė Jonit ose e arterieve rrugore qė fillonin prej tyre dhe zgjateshin nė
thellėsi tė Gadishullit duke lidhur bregdetin me qendra tė tilla tė rėndėsishme,
si Nishin, Shkupin, Ohrin, Sofjen, Kosturin, Selanikun, Adrianopojėn e vetė
Konstandinopojėn. Ashtu si nė shekujt e lashtėsisė, rruga Egnatia vazhdoi ta
luante rolin si vija kryesore e komunikimit midis provincave tė Perandorisė nė
rrafshin perėndim-lindje. Pėrgjatė traktit perėndimor tė rrugės Egnatia (Durrės-Apoloni-Peqin-Ohėr)
janė zhvilluar disa nga betejat mė tė pėrgjakshme tė historisė bizantine.
Perandorėt bizantinė i kushtuan vėmendje tė veēantė mbrojtjes strategjike tė
trevave iliro-shqiptare. Perandori Justiniani, sipas biografit tė tij, Prokopit
tė Cezaresė, ndėrtoi nga e para apo rimėkėmbi 168 kėshtjella nė katėr provincat
ilire: tė Dardanisė, Prevalit dhe tė dy Epirėve. Nga ana e tij, Anastasi I e
rrethoi qytetin e tij tė lindjes, Durrėsin me mure madhėshtore qė shihen ende
sot. Veē Durrėsit, pikėmbėshtetje tė pushtetit bizantin nė Shqipėri pėrbėnin
Tivari, Shkodra, Lezha, Kruja, Dibra, Prizreni, Shkupi, Berati, Devolli, Kolonja,
Adrianopoja etj. Mbrojtja e tyre dhe e territorit nė juridiksionin e tyre, u
ishte besuar forcave e komandantėve vendas. Trupa ushtarake iliro-shqiptare
shėrbenin gjithashtu nė vise tė tjera tė Perandorisė, sa nė Lindje aq edhe nė
Perėndim. Nė kohėn e perandorit Justinian, ushtarė iliro-shqiptarė shėrbenin nė
ushtrinė bizantine me qėndrim nė Itali. Nė njė nga mbishkrimet e asaj kohe tė
gjetura nė Itali, bėhet fjalė pėr numrin e madh tė ilirėve (numerus felix
Illyricianorum). Edhe nė shekujt e mėvonshėm, reparte nga trevat iliro-shqiptare
shėrbenin nė provincat bizantine tė Italisė e nė provinca tė tjera nė Evropė e
Azi.
Pėrhapja e krishterimit nė Shqipėri
Shqipėria ėshtė pėrcaktuar si njė nga vendet mesdhetare, ku krishterimi depėrtoi
qysh nė shekujt e parė. Autori i shek. VI, Kosmas, i pėrfshin iliro-shqiptarėt
nė grupin e popujve qė nė kohėn e tij kishin pėrqafuar krishterimin. Durrėsi,
Nikopoja ishin qendrat kryesore bregdetare, nga ku feja e re u pėrhap pastaj nė
thellėsi tė katėr provincave ilire: tė Prevalit, Dardanisė, Epirit tė Ri dhe tė
Epirit tė Vjetėr. Qė nė shekujt e parė tė erės sė re, nė qendrat urbane tė
kėtyre trevave pėrmenden bashkėsitė e para tė krishtera, si dhe ngrihen
ndėrtesat e para tė kultit tė ri. Tė tilla ndėrtesa, bazilika e pagėzimore (baptistere)
tė shek. IV-VI, ruhen edhe sot pjesėrisht nė rrethet Durrės, Shkodėr, Lezhė,
Mat, Apoloni, Elbasan, Dibėr, Ohėr, Tiranė, Vlorė, Gjirokastėr, Sarandė, Butrint
e akoma mė nė jug.
Hershmėrinė e krishtėrimit shqiptar e provojnė gjithashtu njė sėrė emrash
vendesh qė u referohen martirėve tė parė tė Lindjes, kulti i tė cilėve ka qenė i
pėrhapur nė shek. IV-VI. Tė tilla janė toponimet Shirgj (Shėn Sergj), Shubak (Shėn
Baku), Shėndekla (Shėn Tekla), Shėn Vlashi, qė ndeshen nė Shkodėr, Durrės,
Himarė e deri poshtė nė Ēamėri (Shėn Vlash, Shėn Tekla). Tė lidhur me kultin e
martirėve nė fjalė si dhe me historinė e hershme tė krishterimit, janė toponime
tė tilla tė huazuara nga vendet e Lindjes, si Rozafė (vend nė Siri, ku u varros
Shėn Baku e Shėn Serxhi), Barbullush (Barbalista, vend buzė Eufratit, ku u
masakrua Shėn Baku), Sebaste, Jeriko.
Persekutimet e mėdha kundėr tė krishterėve regjistruan edhe nė Shqipėri martirė
tė shumtė, kulti i tė cilėve u ruajt nė shekuj. Mė tė shquarit ndėr kėta martirė
janė Shėn Asti, peshkop i Durrėsit, Shėn Terini nga Butrinti, Shėn Donati,
peshkop i Evrojės (Paramithi), Lauri dhe Flori nga Dardania etj. Po nė kėtė kohė
nė toponomastikėn e vendit futen emra tė krishterė tė tipit Shėngjin, Shėn
Gjergj, Shupal (Shėn Pal), Shmil (Shėn Mėhill), Shėn Koll apo Shėn Nik (Shėn
Nikollė), Shėmri (Shėn Mėri), Shėndėlli (Shėn Ilia), Shėngjergj, Shtish - Shėn
Matish (Shėn Matheu), Shingjon, Shėgjun (Shėn Gjon), Shėn Ndreu etj., etj. Tė
gjithė kėta emra bėjnė pjesė nė fondin e hershėm tė toponomastikės sė krishterė
(shek. I-VII). Tė tilla toponime, qė nė Ballkan nė njė masė e nė njė shtrirje tė
tillė gjenden vetėm nė trevat shqiptare, lidhen gjithsesi me periudhėn para
vendosjes sė sllavėve nė shek. VI-VII. Pėrhapja e tyre sa nė viset bregdetare,
aq edhe nė viset e thella malore larg bregdetit, ėshtė njė e dhėnė mė shumė qė
provon se kėto hapėsira mbetėn nė thelb tė paprekura nga ngulimet e sllavėve
paganė dhe se edhe pas dyndjeve sllave tė shek. VI-VII, popullsia vendase
autoktone u ruajt e paprekur nė pjesėn mė tė madhe tė Ilirisė sė Jugut.
Pavarėsisht nga pėrpjekjet pėr mbytjen e fesė sė re, krishterimi u afirmua nė
Shqipėri nė mėnyrė pėrfundimtare. Pas persekutimeve tė mėdha tė shek. IV,
burimet historike flasin pėr njė strukturė kishtare mjaft tė konsoliduar. Ajo
ishte e organizuar mbi bazėn e provincave administrative tė epokės sė
Dioklecianit. Nė qendrėn e ēdo province ndodhej kisha mitropolitane dhe aty e
kishte selinė kryepeshkopi. Nėn juridiksionin e kėtij tė fundit ndodheshin
peshkopėt e dioqezave vartėse (sufragane). Kėshtu, nė katėr qendrat kryesore
kishtare nė trevat shqiptare ishin kryepeshkopatat e Shkodrės (Prevali),
Justiniana Prima (Dardania), Durrėsi (Epiri i Ri), Nikopoja (Epiri i Vjetėr).
Kryepeshkopi i Shkodrės kishte nėn varėsi 3 peshkopata vartėse (sufragane), ai i
Shkupit 5, i Durrėsit 8 dhe i Nikopojės 9. Me pėrhapjen e krishterimit nė viset
e brendshme, numri i peshkopatave sa vinte e rritej. Kėshtu, nė shek. X
mitropolia e Durrėsit kishte tashmė 14 peshkopata vartėse (sufragane) mes tė
cilave: Tivari, Licini (Ulqini), Shkodra, Drishti, Dioklea (Genta), Pulti,
Elisoni (Lezha), Kruja, Stefaniaka, Kunavia, Cėrniku. Siē shihet, nė atė kohė
juridiksioni i mitropolisė sė Durrėsit ishte shtrirė drejt veriut duke pėrfshirė
brenda saj provincėn e dikurshme tė Prevalit. Siē ndodhte shpesh, njė pėrhapje e
tillė e pushtetit fetar kishte pasuar shtrirjen nė atė drejtim tė juridiksionit
politiko-administrativ tė Durrėsit (krijimi i temės sė Durrėsit nė shek. IX).
Kryepeshkopėt kishin pėr detyrė tė emėronin, tė shkarkonin, tė transferonin e tė
shuguronin peshkopėt e juridiksionit tė tyre. Pėr zgjidhjen e problemeve tė
ndryshme qė kishin tė bėnin me administratėn kishtare tė provincės sė tij,
kryepeshkopi thėrriste periodikisht sinodin provincial. Nga ana e tyre,
kryepeshkopėt, tė shoqėruar herė-herė edhe nga peshkopė tė dalluar, merrnin
pjesė nė koncilet ekumenike, ku mblidheshin pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė klerit
tė botės sė krishterė, pėr tė diskutuar mbi problemet e dogmės dhe tė
organizimit kishtar. Kėshtu, nė Koncilin e famshėm tė Nikesė, mė 431,
mitropoliti i Durrėsit i shoqėruar nga sufraganėt e tij, nėnshkroi aktin
pėrfundimtar qė dėnonte herezinė nestoriane. Nė Koncilin tjetėr tė rėndėsishėm,
nė atė tė Kalcedonisė tė vitit 451, ku u zgjidhėn pėrfundimisht grindjet
dogmatike mbi natyrėn e Krishtit, morėn pjesė edhe Lluka, mitropolit i Durrėsit,
Evandri, peshkop i Dioklesė dhe Euzebi, peshkop i Apolonisė.
Organizimi kishtar i trevave shqiptare
Nė pikėpamje tė organizimit tė pėrgjithshėm kishtar, kisha shqiptare ishte nė
varėsi tė Papės sė Romės. Ky i fundit ushtronte autoritetin e vet nė trevat
shqiptare nėpėrmjet mėkėmbėsit (vikarit) tė tij tė pėrgjithshėm, me seli nė
Selanik. Por, duke filluar nga shek. V, Patriarkana e Konstandinopojės u pėrpoq
ti vėrė nė varėsinė e vet peshkopatat shqiptare. Ballafaqimi midis Romės e
Konstandinopojės pėr hegjemoni kishtare nė Shqipėri (nė kishėn e Ilirikut) doli
veēanėrisht nė pah gjatė sė ashtuquajturės Kriza akaciane (484-519). Me atė
rast, peshkopėt iliro-shqiptarė konfirmuan besnikėrinė e tyre ndaj Romės.
Veēanėrisht tė vendosur nė komunionin me Papėn ishin kleri i provincave tė
Dardanisė, Epirit tė Vjetėr dhe Prevalit. Kurse nė provincėn e Epirit tė Ri
qėndrimi qe i pavendosur. Sipas raporteve tė tė dėrguarit tė papės Hormisda, mė
519, populli dhe kleri i Skampės apo i Liknidit (Ohrit) ishin besnikė tė
vendosur tė Papatit, ndėrkohė qė peshkopė tė tjerė tė provincės kishtare tė
Epirit tė Ri, midis tyre edhe kryepeshkopi i Durrėsit, anonin nga Patriarkati i
Konstandinopojės. Perandori Anastasi I (491-518), me origjinė nga Durrėsi,
ndikoi nga ana e tij pėr tė forcuar lidhjet e mitropolisė sė Durrėsit me
Patriarkatin e Konstandinopojės. Gjithsesi, perandori tjetėr bizantin me
origjinė iliro-shqiptare, Justiniani I (527-565), e njohu juridiksionin e Romės
mbi kishėn e Ilirikut, aq mė tepėr qė, nėn sundimin e tij, Italia u bashkua me
Perandorinė Bizantine dhe kontrolli i Perandorit pėrfshiu edhe territoret nėn
juridiksionin e Papės sė Romės. Nėn sundimin e tij u krijua edhe njė vikariat i
dytė nė Justiniana Prima (Shkup), qė mori nėn juridiksion provincat kishtare tė
Dardanisė dhe tė Prevalit. Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetėr vazhduan tė varen nga
vikariati i Selanikut. Ndryshe nga bashkėpatrioti i tij nga Durrėsi, perandori
Anastas, qė u pėrpoq ti shkėpuste lidhjet e episkopatit tė Ilirikut me Romėn
dhe ta vendoste atė nėn juridiksionin e Konstandinopojės, Justiniani rikonfirmoi
lidhjet e peshkopatave tė Ilirikut me Papėn e Romės, duke u vėnė fre ambicieve
tė Patriarkut tė Konstandinopojės pėr ti shtėnė ato nė dorė.
Ndryshimet politike qė ndodhėn nė trevat shqiptare dhe nė krejt rajonin nė shek.
VI-X, u shoqėruan me ndryshime tė rėndėsishme edhe nė kuadrin e organizimit
kishtar. Nė pėrfundim tė dyndjeve tė popujve, njė sėrė qendrash peshkopate u
rrėnuan dhe nuk pėrmenden mė; tė tilla qenė: Onkezmi, Skampa, Amantia, ndėrkohė
qė tė tjera seli peshkopate shfaqen pėr herė tė parė: Cerniku, Deja, Kruja,
Himara, Devolli, Kolonja, Dibra etj.
Nė kohėn e sundimit bullgar (shek. IX-X), selia mitropolitane e Nikopojės (Epiri
i Vjetėr) u zhvendos mė nė jug, nė Naupakt, ajo e Dardanisė nga Shkupi kaloi nė
Ohėr, kurse mitropolia e Prevalit nga Shkodra kaloi nė Tivar.
Por ngjarja mė e madhe nė kuadrin e organizimit kishtar tė trevave shqiptare
ishte vendimi i vitit 732 i perandorit bizantin ikonoklast, Leoni III, pėr ti
hequr peshkopatat shqiptare nga varėsia e Papės sė Romės dhe pėr ti kaluar ato
nėn juridiksionin e Patriarkut tė Konstandinopojės. Tashmė njė pjesė e mirė e
Italisė bashkė me Romėn ndodhej nėn sundimin e frankėve, rivalė tė rreptė tė
bizantinėve, kėshtu qė pushoi sė vepruari edhe ndikimi i perandorit bizantin mbi
Papėn e Romės.
Gjithsesi, edhe pas kėsaj date vazhdoi ndikimi i Romės nė njė varg dioqezash tė
Shqipėrisė sė Epėrme, nė Preval e Dardani nė mėnyrė tė veēantė. Nė kėtė drejtim
luajtėn rol lidhjet gjithnjė tė gjalla ekonomike, tregtare e kulturore midis dy
brigjeve tė Adriatikut (atė kohė Italia e Jugut ishte gjithmonė provincė
bizantine). Por njė rol tė veēantė nė ruajtjen e lidhjeve kishtare me Romėn
luajtėn manastiret e mėdha tė urdhrit tė Shėn Benediktit, qė shfaqen nė trevat
shqiptare qė prej shek. VI dhe qė vazhduan tė mbijetojnė pėrgjatė gjithė
mesjetės.
Dyndjet e popujve, ngulimet sllave nė Ballkan
Nėn sundimin e Dioklecianit e mė tej tė Konstandinit, Perandoria Romake iu
pėrshtat njė organizimi tė ri administrativ. Njėsia mė e madhe administrative u
bė prefektura, qė pėrmbante disa dioqeza, tė cilat nga ana e tyre ishin tė ndara
nė njė numėr edhe mė tė madh provincash. Prefektura e Ilirikut (praefectura
praetorio per Illyricum), pėrfshinte dioqezat e Dakisė e tė Maqedonisė.
Nė kėtė tė fundit bėnin pjesė pronvincat e Prevalit, Dardanisė, Epirit tė Vjetėr
dhe Epirit tė Ri, qė pėrfaqėsonin hapėsirėn gjeografike tė banuar nga
pasardhėsit e ilirėve, shqiptarėt, pėrgjatė gjithė mesjetės e deri nė kohėt e
reja. Funksionari mė i lartė i prefekturės sė Ilirikut, prefekti i pretorit pėr
Ilirikun, e kishte selinė e vet nė Selanik. Po kėtu ndodhej edhe selia e
kryetarit tė kishės sė kėsaj prefekture.
Ndonėse nuk ndodhej nė kushtet e dėshpėruara ku e kishte zhytur kriza e thellė
ekonomike, shoqėrore e politike pjesėn perėndimore tė Perandorisė Romake, edhe
Perandoria Romake e Lindjes po i vuante pasojat e krizės sė kapėrcimit tė dy
epokave. Brishtėsia e strukturave tė saj shtetėrore e ushtarake doli nė pah
gjatė ballafaqimit me dyndjet e popujve gjatė shek. IV-VII.
Megjithėse nuk pėrkonin me drejtimin kryesor tė dyndjes sė popujve, trevat
shqiptare nuk mbetėn tėrėsisht jashtė tyre. Inkursionet e gotėve, gotėve tė
lindjes (ostrogotėve) dhe atyre tė perėndimit (vizigotėve) aty nga fundi i shek.
IV prekėn edhe trevat iliro-shqiptare.
Popujt qė u dyndėn dhe invaduan Ballkanin shkaktuan dėme e rrėnime tė mėdha nė
tė cilat u futėn. Pėr periudhėn e dyndjes sė popujve burimet e shkruara janė
mjaft tė rralla dhe pėrbėhen nga kronikat bizantine. Historianėt qė janė marrė
me kėtė periudhė e kanė shpeshherė tė vėshtirė ti akordojnė kėto burime midis
tyre. Edhe materiali tjetėr burimor, arkeologjik ėshtė i pamjaftueshėm.
Sipas burimeve tashmė tė njohura vizigotėt, pas betejės sė Adrianopojės tė vitit
378, arritėn deri nė brigjet e Adriatikut. Nė marrėveshje me perandorin
Theodhosi I, e me kusht qė tė kryenin shėrbimin ushtarak, ata u lejuan tė
vendoseshin nė pjesėn veriore e perėndimore tė Gadishullit Ballkanik, dhe
ndėrprenė pėr njė kohė sulmet e tyre. Dyndjet e barbarėve vazhduan edhe pas
ndarjes sė Perandorisė Romake nė dy pjesė tė veēanta, nė atė tė lindjes dhe nė
atė tė perėndimit (395).
Tė dyja pjesėt e perandorisė u detyruan pėr njė kohė tė gjatė tu bėnin ballė
sulmeve e invazionit tė barbarėve. Pėr pjesėn lindore tė Perandorisė, atė
Bizantine, njė rrezik tė madh pėrbėnin asokohe gotėt e perėndimit qė ishin
vendosur nė Gadishullin Ballkanik. Prijėsat e tyre kishin arritur tė zinin poste
tė larta si komandantė tė besėlidhur - foederati, sikurse u quajtėn barbarėt.
Kėta tė fundit ishin tė pakėnaqur nga marrėdhėniet me perandorinė. I pari u
ngrit Alariku, prijėsi i vizigotėve, me pretekstin se nuk u ishin paguar rrogat
e premtuara si tė besėlidhur. Me forcat e Alarikut u bashkuan edhe gotė tė tjerė
tė vendosur nė krahina tė ndryshme tė Ballkanit; kryengritėsit filluan
plaēkitjen e Greqisė dhe tė trevave iliro-shqiptare. Perandoria Bizantine mundi
tė dalė nga kjo gjendje, pas paqes qė bėri me Alarikun nė vitin 398, duke lejuar
vendosjen e ushtrive gote nė krahinat jugperėndimore tė Gadishullit si tė
besėlidhur dhe duke e emėruar prijėsin e tyre si kryekomandant tė ushtrive
bizantine nė Ilirik. Pas 10 vjetėve Alariku me vizigotėt u largua pėr nė Itali,
ku nė vitin 410 pushtoi Romėn.
Sulmet e gotėve shkaktuan njė rėnie tė mėtejshme tė ekonomisė fshatare e
qytetare, shkretimin e shumė krahinave. Ja si e ka pėrshkruar gjendjen Hieronimi
nga Stridoni i Dalmacisė: Mė vjen tė rrėnqethėt kur mendoj tė tregoj
shkatėrrimet nė kohėn tonė, ka mė tepėr se 12 vjet qė gjaku shkon rrėke. Gotėt,
sarmatėt, alanėt, markomanėt shkretojnė, shkatėrrojnė dhe plaēkitin Trakinė,
Maqedoninė, Thesalinė, Dakinė, Akajen, Epirin dhe gjithė Panoninė. Kudo dhunė,
kudo psherėtima, kudo fytyra e tmerrshme e vdekjes; pėr kėtė dėshmitare ėshtė
Iliria, dėshmitare ėshtė Trakia, dėshmitar ėshtė edhe vendi ku kam lerė, ku ēdo
gjė u shkatėrrua, pėrveē qiellit e tokės, ferrave dhe pyjeve tė dendura.
Afėrsisht, nė mesin e shek. V Gadishullin Ballkanik e sulmuan hunėt tė komanduar
nga Atila, duke shfrytėzuar rastin qė ushtria bizantine ishte e zėnė nė luftė me
vandalėt. Brenda pak vjetėve ai pushtoi e grabiti shumė qytete tė trevave
iliro-shqiptare, nė mėnyrė tė veēantė, Dardaninė. Burimet bashkėkohėse e
pėrshkruajnė Dardaninė si njė vend tė shkretuar. Me vdekjen e Atilės federata
hune u prish dhe kėshtu pushuan sulmet e tyre kundėr Perandorisė Bizantine.
Nė vitin 479, trevat iliro-shqiptare tė pėrfshira nė provincėn e Epirit tė Ri, u
goditėn nga sulmi mė i rėndė i ostrogotėve tė udhėhequr nga Teodoriku.
Ostrogotėt, rreth 50 mijė veta, ndėr tė cilėt 10 mijė luftėtarė, u lėshuan nga
vendbanimet e tyre provizore nė Traki dhe nėpėrmjet rrugės Egnatia depėrtuan
deri nė viset bregdetare pranė Durrėsit. Vetė kjo qendėr e rėndėsishme ra nė
duar tė ostrogotėve. Perandoria Bizantine bėri ē'qe e mundur pėr t'i larguar tė
porsaardhurit nga ato treva, qė ishin tė njė rėndėsie strategjike tė
jashtėzakonshme pėr perandorinė. Nė fakt ostrogotėt shumė shpejt u detyruan tė
tėrhiqeshin prej andej.
Nė periudhėn midis viteve 500-517 hordhi hunėsh tė nisura nga rrjedha e poshtme
e Danubit, pėrshkuan viset ballkanike deri nė Epir e Thesali, duke shkretuar
gjithė vendin. Bregdeti i Shqipėrisė vuajti nė atė kohė edhe nga sulme tė
ostrogotėve tė organizuara nga Italia, ku ky popull ishte vendosur qysh prej
fundit tė shek. V.
Gjithsesi, pas kalimit tė ostrogotėve nė perėndim (488), nė pjesėn lindore tė
Perandorisė intensiteti i sulmeve tė barbarėve u ul ndjeshėm. Kjo gjendje
qetėsie relative do tė zgjaste deri nė dhjetėvjeēarėt e parė tė shek.VI, kur nė
kufijtė veriorė u shfaqėn popuj tė rinj: bullgarėt, avarėt, antėt, gepidėt, e
mbi tė gjitha sllavėt. Inkursionet e tyre u intensifikuan qysh nė kohėn e
sundimit tė perandorit Justinian. Rreth vitit 548 njė turmė e madhe sllavėsh
plaēkiti e shkretoi disa provinca, duke depėrtuar deri nė afėrsi tė Durrėsit.
Komandantėt ushtarakė tė Justinianit nuk guxuan t'i futnin trupat e tyre nė
luftim dhe u mjaftuan t'i ndiqnin nga larg veprimet e sllavėve. Inkursionet
sllave u pėrsėritėn thuajse rregullisht edhe nė vitet pasardhėse.
Me qėllim qė tė frenonte zbritjet e barbarėve nga kufijtė veriorė, perandori
Justinian me origjinė nga Taurisium i Dardanisė, mė i madhi i perandorėve tė
periudhės sė hershme bizantine, i kushtoi vėmendje ngritjes sė njė sistemi
fortifikatash nė disa breza, qė fillonte nga vija kufitare e Danubit, nė veri,
dhe zhvillohej valė-valė duke zbritur nė drejtim tė jugut. Sipas Prokopit tė
Cezaresė, historian i oborrit tė Justinianit, vetėm nė atdheun e tij, nė Dardani,
perandori bizantin meremetoi 61 kėshtjella dhe ndėrtoi nga themelet 8 kėshtjella
tė tjera. Njė ndėr kėto kėshtjella, e quajtur pėr nder tė tij Justiniana Prima (Shkupi),
u ngrit nė vendlindjen e perandorit, Taurisium.
Numri i kėshtjellave tė ndėrtuara nė tė katėr provincat e Ilirisė sė Jugut
arriti nė 168.
Por kėto masa mundėn t'i frenojnė vetėm pėrkohėsisht sulmet e popujve barbarė.
Kėto u bėnė edhe mė kėrcėnuese, kur me sllavėt u bashkuan edhe avarėt, njė
popull luftarak nomad. Pas vdekjes sė Justinianit (565), hordhitė sllave
shpeshherė sė bashku me avarėt ose tė prira prej tyre, u lėshuan nė drejtim tė
jugut. Rrugėt e rrahura prej tyre zbrisnin nga rrjedha e Danubit nė drejtim tė
jugut e juglindjes, ku synonin tė godisnin qendra tė tilla, si Selanikun,
Adrianopojėn e vetė Konstandinopojėn. Mė 586 Selaniku u rrethua nga sllavėt, tė
cilėt e vazhduan marshimin e tyre nė jug, deri nė Peloponez.
Por sulmi mė i fuqishėm avaro-sllav nė Ilirik qe ai i vitit 609. Hordhitė sllave
shkretuan vise tė tėra nė Maqedoni, Thesali, Beoci e deri nė Peloponez, prej nga
arritėn me anije edhe nė ishujt e Egjeut e deri nė Azinė e Vogėl. Nga kjo valė u
prekėn edhe provincat e Dardanisė e tė Epirit tė Vjetėr. Atė kohė Selaniku pėsoi
rrethimin mė tė gjatė tė tij. Nė qytet erdhėn dhe u strehuan edhe tė ikur nga
viset mė veriore, ndėr tė cilėt edhe nga Nishi.
Megjithėse drejtimi kryesor i dyndjeve avaro-sllave ishin viset jugore tė
Ballkanit dhe qendrat e mėdha si Selaniku e vetė Konstandinopoja, inkursionet
shkatėrruese nuk kursyen edhe brezin perėndimor tė trevave iliro-shqiptare. Nė
radhė tė parė prej tyre vuajtėn viset dalmatine dhe provinca e Prevalit. Nė
vitin 592 njė pararojė avaro-sllave arriti tė shtyhej deri nė qytetin e Lezhės.
Disa vjet mė vonė prej sllavėve u pushtua dhe u shkretua pėrfundimisht Salona.
Banorėt e qytetit dalmatin gjetėn shpėtim nė ishujt pranė e nė Split. Nė
provincėn e Prevalit, u rrėnua qyteti i Dioklesė, banorėt e tė cilit kaluan nė
Tivar. Qendrat e tjera, si Budua, Ulqini, Shkodra, Lezha, rezistuan dhe patėn
vazhdimėsi jete edhe nė shekujt e ardhshėm.
Ndryshe nga popujt e tjerė, dyndjet e sllavėve nė Ballkan u shoqėruan me njė
dukuri tė re, atė tė ngulimeve. Nė vendet e shkelura prej tyre, sllavėt u ngulėn
duke formuar tė ashtuquajturat "Sklavini" (vende tė sllavėve). Nė fund tė
shek.VI e fillim tė shek. VII, Sklavini tė tilla ishin formuar nė Maqedoni,
Traki, Thesali, Beoti e, nė njė numėr mjaft tė madh, nė Peloponez. Prej
Maqedonie, grupe tė veēanta sllavėsh arritėn tė depėrtojnė dhe tė vendosen nė
lartėsitė pėrgjatė luginės sė lumit Devoll e Osum, por pa formuar bashkėsi
kompakte.
Nė bregdetin dalmat, duke filluar nga gryka e Kotorrit e sipėr, u vendosėn
tributė sllave tė trebinjėve, kanavlitėve, zaklumėve, narentanėve. Konstandin
Porfirogjeneti, perandor e historian bizantin i shek. X, i numėron kėto bashkėsi
si fise sllave. Por diokleasit, qė banonin mė poshtė grykės sė Kotorrit, ai nuk
i pėrfshin ndėr popujt sllavė. Nė fillim tė shek.VII, perandor Herakli lejoi
vendosjen e dy fiseve tė mėdha sllave, tė kroatėve dhe tė serbėve. Kėta tė
fundit zunė vendet e pėrshkuara nga lumenjtė Lim e Drina e sipėrme bashkė me
Pivėn e Tarėn, luginėn e Ibrit dhe rrjedhėn e sipėrme tė Moravės perėndimore. Nė
jug dhe nė perėndim serbėt kufizoheshin me diokletė si dhe me trebinjėt e
zaklumėt sllavė, qė ndonjėherė njėsohen me serbėt. Bėrthamėn e vendeve serbe e
pėrbėnte krahina e Rashės, qė e merrte emrin nga kėshtjella me tė njėjtin emėr,
nė veri tė Novi-Pazarit tė sotėm. Nė jug vendet e serbėve arrinin deri nė
burimet e lumit Lim.
Nė pėrfundim tė dyndjeve tė popujve gjatė shek. IV-VI e sidomos tė kolonizimit
sllav tė shek. VI-VII, pėrbėrja etnike e trevave ballkanike, pėsoi modifikime tė
ndjeshme. Nė viset danubiane, nė ato tė Istries, tė Dalmacisė e tė rajoneve tė
brendshme u vendosėn nė mėnyrė mjaft intensive popullsitė e reja sllave:
trebinjatėt, kanavlitėt, paganėt, serbėt, kroatėt. Masa sllavėsh u vendosėn nė
zonėn e Nishit dhe pėrgjatė luginės sė Vardarit, e deri nė Selanik. Prej kėndej,
grupe tė veēuara depėrtuan nėpėr luginat e Devollit e Vjosės, duke zėnė
kryesisht lartėsitė pėrgjatė tyre. Ngulime sllave pati edhe nė malėsitė midis
Thesalisė dhe Epirit (malet e Pindit). Vendosje masive tė bashkėsive sllave pati
nė Traki e Greqi, veēanėrisht nė Gadishullin e Peloponezit. Historiani bizantin
i shek. X, Konstandin Porfirogjeneti, thotė se nė atė kohė Peloponezi "ishte
sllavizuar plotėsisht". Gjithsesi, burimet historike, tė dhėnat arkeologjike e
ato gjuhėsore, i kanė shtyrė studiuesit tė dalin nė pėrfundimin se brezi
perėndimor i Ballkanit qė pėrfshihej nė provincat diokleciane tė Prevalit,
Epirit tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr, me njė shtyrje ku mė shumė e ku mė pak tė
thellė drejt brendėsisė, ėshtė ndėr rajonet mė pak tė prekur nga kolonizimi
sllav. Pėrkundrazi, popullsia e hershme autoktone iliro-shqiptare u pėrforcua nė
kėtė gjerėsi gjeografike me grupe tė tjera iliro-shqiptare tė ardhura nga viset
e brendshme, ku invazioni sllav kishte qenė masiv. Njė zhvendosje e tillė e
popullsisė autoktone iliro-shqiptare drejt zonave mė tė sigurta jugore dėshmohet
pas rėnies sė Nishit, tė Dardanisė e tė Salonės nė bregdetin dalmat pas vitit
612.
Gjithsesi, burimet historike tė mesjetės sė hershme, ndėrsa flasin pėr krijimin
e zonave kompakte tė sllavizuara (sklavini) nė viset fqinje tė Dalmacisė, Rashės,
Maqedonisė, Peloponezit etj., nuk pėrmendin ekzistencėn e tė tillave nė katėr
provincat e Ilirikut Perėndimor. Mbijetesa, historikisht e dokumentuar, nė kėto
treva tė qyteteve antike, e qendrave dhe e strukturave kishtare, si dhe prania
ndonėse e dobėsuar e pushtetit bizantin flasin pėrgjithėsisht pėr ekzistencėn
kėtu tė kushteve pak a shumė normale tė jetės nė shekujt e errėt tė mesjetės.
Grupet e izoluara sllave qė kishin arritur tė depėrtonin drejt luginave tė
Devollit e Osumit, nuk arritėn tė organizoheshin nė bashkėsi kompakte. Pėr mė
tepėr, duke filluar me Justinianin II, me qėllim qė tė siguronte ndėrlidhjet
jetike me bregdetin adriatik nė boshtin e rrugės Egnatia, Perandoria Bizantine
shpėrnguli popullsi tė tėra sllave nga viset qė ishin nė rrezen e saj duke i
ēuar nė Azinė e Vogėl.
Fuqizimi i shtetit bullgar, sidomos gjatė sundimit tė carėve Simeon e Samuel, nė
shek. IX - X, u shoqėrua me depėrtime grupesh sllave, pėrkatėsisht bullgare, qė
u vendosėn kryesisht nė vendet e prekura qė mė parė nga kolonizimi sllav. Por,
me rėnien e Perandorisė Bullgare dhe me rivendosjen e pushtetit bizantin nė kėto
treva, bashkėsi tė tėra sllave u shpėrngulėn nga perandorėt bizantinė dhe u
vendosėn nė Traki e nė Azinė e Vogėl. Kjo vlen nė radhė tė parė pėr zona me
rėndėsi strategjike, siē qe Shqipėria. Grupe tė tjera, nė marrėdhėnie me
popullsinė vendase erdhėn vazhdimisht duke u tretur e duke u asimiluar.
Pėrvijimi i hapėsirės shqiptare nė mesjetė
Qė nė shek. VII-VIII situata etnike nė Ballkan u stabilizua dhe nuk pėrmenden mė
dyndje popujsh. Kjo gjendje etnike e shekujve tė hershėm tė mesjetės, nė atė qė
u konstitua si atdheu mesjetar i shqiptarėve (Albania-Arbėria), mbeti nė thelb e
pandryshuar edhe nė shekujt e mėvonshėm, kur nuk ka njoftime pėr dyndje tė reja
popujsh, nėse pėrjashtohen nė shek. VIII-IX inkursionet episodike nė brigjet
shqiptare tė arabėve tė Sicilisė, tė cilėt gjithsesi nuk u vendosėn nė kėto anė.
Kronikat e vjetra serbe qė pėrshkruajnė ekspansionin e shtetit serb tė Rashės nė
Kosovė e nė Diokle (Gentė) nė shek. XII, bėjnė tė njohur se serbėt gjetėn nė ato
treva njė popullsi qė ato e quajnė tė huaj (barbare), ndėrkohė qė burime tė
tjera qoftė serbe, raguzane ose perėndimore, flasin nė mėnyrė mė eksplicite pėr
shqiptarė (Arbanasi, Arbanenses) nė ato treva. Karvanet e tregtarėve qė nė shek.
XIII-XV niseshin nga Raguza (Dubrovniku) e nėpėrmjet Breskovės e Rudnikut
(Sanxhak) mbėrrinin nė Trepēė e nė Novobėrdė, kalonin nėpėr vende tė banuara nga
shqiptarė e ku flitej gjuha shqipe (lingua albanesca).
Shtrirja nė kėto treva e shtetit serb tė Stefan Nemanjės, nė ēerekun e fundit tė
shek. XII, solli aty elementė sllavė, qė erdhėn dhe iu shtuan grupeve tė tjera
sllave tė kohėve tė kolonizimit tė parė sllav (shek. VI-VII). Nė Diokle, krahas
popullsive shqiptare edhe atyre sllave, nė disa nga qytetet e bregdetit
mbijetonin edhe grupe tė vogla popullsish tė romanizuara, tė pėrmendura edhe nga
historiani-perandor Konstandin Porfirogjeneti (shek. X). Pėr rrjedhojė, nė shek.
XIV Dioklea-Genta (Zeta), veēanėrisht ana e sipėrme e saj, u shfaqej tė huajve
si njė vend "me popuj e fe tė ndryshme". Gjithsesi, gjatė gjithė mesjetės
krahina e bashkėsi tė tėra, si Kuēi, Markajt (Markoviēėt), Pastroviēėt, Piprėt,
Gjurashėt (Cėrnojeviēėt) etj., njihen si shqiptare.
Marrėdhėniet e diokleasve me popullsitė tashmė sllave nė veri tė tyre, me
trivunėt dhe kanalitėt, u shprehėn edhe nė ndikime politike tė ndėrsjella.
Kėshtu, aty nga mesi i shek. XI Dioklea kishte njė sundimtar, Stefan
Vojisllavin, qė pas ēdo gjase ishte sllav. Nė fakt, historiani bashkėkohės
bizantin, Kekaumenos, e cilėson atė trivunas serb, duke dėshmuar faktin se ai
ishte i huaj nė Diokle.
Nė drejtim tė jugut popullsitė shqiptare shtriheshin nė Epirin e Vjetėr (tema e
Nikopojės). Kjo trevė i pėrjetoi mė butė tronditjet etnike tė fillimeve tė
mesjetės. Burimet vėrtet tė rralla greko-bizantine tė shek. VII-XII vazhdojnė
traditėn e kohėve antike, duke i cilėsuar banorėt e Epirit si "ilirė" ose
"barbarofonė", pra, qė flasin gjuhė tė huaj. Nga ai moment edhe kėtu filloi tė
pėrdoret termi "arbėreshė" (arbanenses, arbanitai) me tė cilin tashmė thirreshin
pasardhėsit e ilirėve tė lashtė. Burime bizantine tė shek XIV, si "Panegjiriku i
Manuel Paleologut" apo historiani Joan Kantakuzeni, ndėrsa e cilėsojnė si
shqiptare popullsinė e Epirit, nuk mungojnė tė saktėsojnė se shqiptarėt epiriotė
tė kohėve tė tyre janė pasardhėsit e fiseve tė dikurshme tė tesprotėve, kaonėve
e molosėve.
Trevat e Epirit ishin ato nga ku mė sė shumti e pati prejardhjen vala e madhe e
shtegtimeve shqiptare e shek. XIV-XV drejt Greqisė. Megjithatė, edhe pas kėsaj
hemorragjie tė madhe, regjistrimet osmane tė shek. XV-XVI konfirmojnė praninė e
njė popullsie tė madhe e kompakte shqiptare nė gjithė shtrirjen e Epirit.
Nė kuadrin e trevave shqiptare, Arbri (Arbanon-Arbanum-Raban) zinte nė mesjetė
njė vend tė veēantė. I vendosur nė qendėr tė tyre, nė hapėsirėn e pėrfshirė mes
Lezhės-Dibrės-Ohrit-Vlorės, dhe i pėrshkruar mes pėr mes nga boshti i rrugės
strategjike Egnatia, Arbri u bė bėrthama e trojeve shqiptare nė tė cilėn nė
mėnyrė mė konsekuente e intensive u zhvilluan proceset ekonomike, politike,
kulturore e psikologjike, qė plazmuan qenien historike tė kombit shqiptar. Me tė
drejtė, studiues si M. Shuflai, K. Jireēek, G. Prinzig, M. Angold, e kanė
vlerėsuar kėtė territor si "bėrthamėn e trojeve shqiptare".
Emri i vendit, Arbėr, dhe i banorėve tė tij, arbėreshė, trashėgohej nga kohėt
antike. Nė fakt, nė shek. II tė erės sonė, gjeografi aleksandrin Ptolemeu,
njoftonte praninė nė kėto territore tė njė fisi me emrin albanoi dhe tė
kryeqendrės sė tyre, Albanopolis. Kėta etnonimė iu trashėguan vendit dhe
banorėve tė tij edhe nė mesjetė. Dhe falė rolit qendror qė Arbri dhe arbrit
luajtėn nė fatet historike tė universit shqiptar, kėta emra etnikė u shtrinė
dora-dorės edhe nė viset e tjera nė veri, nė jug e nė lindje tė tyre, ku banonte
e njėjta popullsi.
Tashmė nė shek. XIII, Shqipėri (Albania) dhe shqiptarė (Albanenses) quheshin
trevat dhe popullsitė nga kufijtė e Dioklesė (Gentės) e deri nė gjirin e
Prevezės. Udhėtarėt e huaj dallojnė nė tė gjithė kėtė shtrirje njė popullsi me
tipare etno-kulturore unitare.
Shqiptarėt e hershėm dhe Kultura e Komanit
Nė vitin 1898 u ra nė gjurmė tė njė varreze tė madhe, pranė Kalasė sė Dalmaces,
nė fshatin Koman tė Pukės. Nė vazhdim u zbulua njė numėr i madh varrezash tė
ngjashme, rreth 30, tė pėrhapura kryesisht nė Shqipėrinė e Veriut e nė atė tė
Mesme. Shpėrndarja gjeografike, tipologjia, inventari dhe kronologjia e njėjtė e
kėtyre varrezave i ka shtyrė studiuesit tė identifikojnė nė to kulturėn e
hershme mesjetare shqiptare, tė quajtur "Kultura e Komanit" (shek. VI-VIII). Nė
vitet e fundit zbulime tė "Kulturės sė Komanit" janė bėrė edhe nė Shqipėrinė e
Jugut si dhe pėrtej kufijve shtetėrorė, nė Mal tė Zi, Kosovė, Maqedoni e nė
Greqi.
"Kultura e Komanit" ėshtė kultura e njė populli qė nė shek. VI-VIII ishte nė
kapėrcyell tė dy epokave, nga ajo e vonė antike, nė periudhėn e hershme
mesjetare. Tipologjia e varreve, orientimi i tyre, inventari i armėve, i veglave
tė punės dhe i stolive, me praninė e elementėve tė shumtė tė simbolikės ilire, e
lidhin "Kulturėn e Komanit" me tė kaluarėn ilire tė kėtyre trojeve dhe me
banorėt e lashtė tė tyre, ilirėt.
Por, pėrveē elementėve tė vazhdimėsisė ilire, "Kultura e Komanit" pėrmban edhe
elementė tė rinj, qė lidhen me periudhėn e hershme bizantine. Durrėsi, baza mė e
rėndėsishme e Perandorisė Bizantine nė perėndim, ishte qendra nga ku nė thellėsi
tė trevave shqiptare mbėrrinin importet dhe, nė pėrgjithėsi, ndikimet bizantine.
Kėto tė fundit shquhen qartė nė disa grupe stolish, si tokėza rripi, brosha tė
praruara, vathė etj. Por, mbi tė gjitha, ndikimi bizantin materializohet nė
elementė tė artit, pra dhe tė besimit kristian. Tė tillė janė vathėt me motive
palloi, skena tė Eukarestisė ose unaza me formula e lutje tė krishtera.
Ndėrkohė qė nė shumė nga stolitė e gjetura nė varrezat e "Kulturės sė Komanit"
dallohet qartė mbijetesa e motiveve pagane (p.sh. disku diellor), prania edhe e
motiveve kristiane dėshmon se bartėsit e "Kulturės sė Komanit" kishin pėrqafuar,
ose ishin duke pėrqafuar, besimin e krishterė. Nė kėtė kohė, pra nė shek.
VI-VIII, krishterimi, i pėrhapur nga qendrat urbane, si Durrėsi, Shkodra, Ohri
etj., kishte mundur tė depėrtonte edhe nė zonat e brendshme rurale, ku dėshmohet
"Kultura e Komanit".
"Kultura e Komanit", qoftė nė trashėgiminė e saj tė kulturės sė lashtė ilire,
qoftė me elementet e reja tė periudhės sė hershme bizantine e, nė fund, me
shenjat e qarta tė besimit tė krishterė, ėshtė specifike pėr hapėsirėn ku
dėshmohen shqiptarėt nė mesjetė. Ajo i dallon nė mėnyrė tė qartė, bartėsit e
saj, shqiptarėt, nga fqinjėt e tyre tė rinj e tė vjetėr, sllavėt e grekėt.
2. RURALIZIMI I JETĖS NĖ MESJETĖN E HERSHME
Kushtet natyrore
Tabloja mjaft e larmishme e kushteve natyrore pėrcaktoi nė njė shkallė tė madhe
ndarjen e trevave shqiptare nė disa rajone bujqėsore me drejtime e
karakteristika tė ndryshme tė prodhimit.
Dallohej pa dyshim nė kėtė drejtim ajo qė historiania bizantine e shek. XI-XII,
Ana Komnena, e quan "fusha ilirike" dhe qė njėsohej me ultėsirėn perėndimore
shqiptare, ku ndodheshin rajonet bujqėsore dhe qytetet ndėr mė tė begatat e
Shqipėrisė mesjetare. Kėto vise ofronin kushte tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e
njė bujqėsie intensive dhe pėr zbatimin e njė agroteknike tė pėrparuar. I tillė
ishte rajoni i Shkodrės, ai i Durrėsit (fusha e Skurrisė etj.), zona e
Karavastasė si pjesė e fushės sė Myzeqesė (Myzakia=vendi i Muzakėve) dhe treva
tejet e begatė e Vagenetisė (Ēamėrisė) nė skajin jugor. I gjithė ky rajon
karakterizohej nga njė pjellori relativisht e lartė e tokės dhe qė deri nė shek.
XIV nuk ishte prekur ende nga dukuria e moēalizimit, qė erdhi si rezultat i
shpyllėzimeve masive dhe i braktisjes sė tokave nė prag tė pushtimit osman.
Drithėrat (gruri, elbi, meli) pėrbėnin produktin kryesor tė kėtyre zonave. Por
po aq tė dėgjuara ishin prodhimet e kopshtarisė, vreshtarisė e tė blegtorisė.
Kultura e ullirit kishte pėrhapje mjaft tė gjerė, duke u shtrirė nė veri deri nė
rrethinat e Ulqinit, tė Shkodrės e tė Drishtit, ndėrsa kultura e mėndafshit
(serikultura) qe e pėrqendruar nė zonėn e Shkodrės, Vlorės, Beratit e tė
Kėlcyrės.
Nė tė gjithė ultėsirėn perėndimore shqiptare, ku dikur kishin lulėzuar
latifondet e mėdha, edhe nė kushtet e reja prona e madhe tokėsore vazhdoi tė
ekzistonte nė zotėrim tė personave laikė apo tė institucioneve fetare. Kėto tė
fundit dalin qė herėt si grumbulluese fondesh tė mėdha tokėsore. Qė nė shek. VI
bėhet fjalė pėr prona tė mėdha tė kishės (patrimonia) nė zonėn e Shkodrės (tė
Prevalitanisė). Njė pjesė e mirė e kėtyre, bashkė me toka tė tjera, figurojnė mė
vonė si pronė e manastireve tė mėdha, katolike e ortodokse, tė atij rajoni.
Njėlloj tė pasura me toka ishin edhe manastiret dhe peshkopatat e zonės sė
Durrėsit, ato tė Beratit apo tė Vagenetisė nė jug.
Njėkohėsisht me institucionet fetare, fonde tė mėdha tokash figurojnė nė pronėsi
tė personave laikė, qė i pėrkisnin aristokracisė vendase por qė, nė ndonjė rast,
ishin edhe fisnikė tė huaj. Prania e kėtyre tė fundit, dhe nė pėrgjithėsi
kontaktet qė bregdeti i Adriatikut dhe ai i Jonit patėn me Italinė, bėnė qė
marrėdhėniet agrare tė ndikoheshin aty nga modeli perėndimor i feudalizmit. Nė
dokumentet e shek. XIII-XV, qė kanė tė bėjnė me kėto treva, ndeshet vazhdimisht
njė terminologji qė flet pėr praninė aty tė institucioneve feudale, tipike
perėndimore, siē qe feudi (feudum), vasaliteti (vassallagium), betimi
(juramentum), mbrojtja feudale (protectio), imuniteti (immunitas) etj.
Rajone tė zhvilluara dhe dendėsisht tė banuara qenė edhe ato tė rrafshnaltave
ose luginave tė brendshme tė Kosovės, Dibrės, Ohrit, Korēės, Devollit, Matit,
Kėlcyrės, Drinit etj. Kėto pėrshkoheshin nga njė rrjetė e dendur rrugėsh
komunikimi dhe nuk pėrbėnin kurrsesi enklava tė izoluara. Edhe kėtu, ashtu si nė
ultėsirėn bregdetare perėndimore, procesi i pėrqendrimit tė tokave nė pak duar
ndodhi shpejt dhe pjesa mė e madhe e fondit tokėsor ndahej mes njė grupi
pronarėsh tė mėdhenj ose institucioneve fetare. Kėto treva qenė nė Shqipėri
trevat ku gjeti pėrhapjen klasike feudalizmi i tipit bizantin, i mishėruar nė
institucionin e pronies.
Sė fundi, rajoni i tretė ishte ai i malėsive dhe i zonave tė thella, qė zinte
njė pjesė tė mirė tė territorit. Kėtu peshėn kryesore nė veprimtarinė ekonomike
e zinte blegtoria, kurse kultivimi i arave kufizohej nė lugina e nė ngastra tė
ngushta tė hapura me mund nė sipėrfaqet e pjerrėta apo nė pyjet. Karakteristikė
e kėtyre zonave ishte mobiliteti (lėvizshmėria) periodike e njė pjese tė
popullsisė tė lidhur kryekėput me ekonominė blegtorale dhe qė pėrcaktohej nga
ndėrrimi i kullotave, nga mali nė verė, nė fushat bregdetare gjatė stinės sė
dimrit (tranzumanca). Ndonėse banesa e qėndrueshme e blegtorėve ndodhej nė
katundin malor, ndodhte shpesh qė, gjatė shtegtimit me bagėtitė e tyre drejt
fushave bregdetare, nė dimėr, ata tė merrnin me vete edhe familjet, me tė cilat
sistemoheshin pėrkohėsisht nė kasolle tė ngritura kryesisht me dru e kashtė. Jo
rrallė kjo popullsi blegtorale, e vendosur pėrkohėsisht gjatė muajve tė dimrit
nė zonat fushore bregdetare, ngulej aty nė mėnyrė tė qėndrueshme, duke sjellė
ndryshime tė rėndėsishme nė strukturėn dhe shpėrndarjen e popullsisė. Nga ana
tjetėr, me zhvendosjet e saj tė pandėrprera nga fusha nė mal e anasjelltas, kjo
popullsi blegtore bėhej njė faktor ndėrlidhės midis sektorėve tė ndryshėm tė
popullsisė shqiptare duke kontribuar nė homogjenizimin e saj. Kėshtu, norma,
doke dhe institucione tė kahershme shqiptare, tė ruajtura nė malėsi nė format e
tyre tė pastra, me kohė zbritėn dhe depėrtuan edhe nė shoqėrinė shqiptare tė
zonave fushore bregdetare dhe tė qyteteve, ndėrkohė qė praktika dhe institucione
tė shoqėrisė "sė qytetėruar" arritėn deri nė viset mė tė largėta malore, duke
ndikuar nė zhvillimet ekonomike, shoqėrore, politike e kulturore tė tyre.
Marrėdhėniet e pronės nė fshatin shqiptar nė shek. VIII-X.
Bashkėsia fshatare dhe ngastrat ushtarake
Kalimi nė periudhėn e mesjetės edhe nė Shqipėri e zhvendosi qendrėn e gravitetit
ekonomik nė fshat, ku qe pėrqendruar edhe masa dėrrmuese e popullsisė. Funksioni
ekonomik i qyteteve u rrudh dhe kėto, duke pėrjashtuar Durrėsin edhe ndonjė
tjetėr, pėrgjithėsisht mbijetuan si qendra administrativo-ushtarake e
peshkopale. Disa syresh, si Skampa, Apolonia, Bylis, Amantia, Onkezmi, Euroia
etj., pushuan sė ekzistuari si qendra tė banuara qė nė tė dalė tė periudhės
antike.
Qeliza jetėsore e shoqėrisė shqiptare u bė bashkėsia fshatare, njė grupim
njerėzish i organizuar mbi bazėn e njė territori tė pėrbashkėt dhe tė interesave
tė pėrbashkėt. Lidhjet e gjakut te bashkėsia fshatare ruajnė deri diku rėndėsinė
e tyre, por ato nuk janė mė kryesore, si dikur nė bashkėsinė fisnore. Organizimi
nė bashkėsi e kapėrcente nė ndonjė rast kuadrin e njė vendbanimi fshatar, duke
pėrfshirė disa tė tilla. Kėshtu lindėn bashkimet krahinore, qė u njohėn si tė
tilla edhe nė kuadrin e organizimit administrativ e kishtar bizantin. Duke
filluar nga shek. VIII, tė tilla nė trevat shqiptare pėrmėnden: Kunavia,
Stefaniaka, Pulti, Devolli, Kolonja, Himara, Vagenetia.
Organizimi dhe funksionimi i bashkėsive fshatare nė Perandorinė Bizantine nė
fazėn e hershme (shek. VII-VIII) pasqyrohet nė njė dokument juridik tė kohės, nė
tė ashtuquajturin "Ligji bujqėsor" (nomos georgikos). Ligji nė fjalė kishte
vlerė pėr tė gjitha territoret ballkanike tė Perandorisė Bizantine dhe, nė kėtė
kuadėr, edhe pėr trojet shqiptare. Mjaft norma dhe institucione, qė gjejnė
pasqyrim nė "Ligjin bujqėsor", u futėn nė tė drejtėn dokesore dhe si tė tilla
mbijetuan deri nė kohėt e reja nė fshatin shqiptar.
Ėshtė e qartė qė "Ligji bujqėsor" pasqyron gjendjen e bashkėsive fshatare nė
fazėn e shpėrbėrjes, kur prona private po karakterizonte gjithnjė e mė shumė
marrėdhėniet e pronės.
Fshatarėt, tė cilėt jo rastėsisht quhen aty "zot" (kyrios), kishin tokėn e tyre
arė, vreshtat, kopshtet, qė, sė bashku me shtėpinė dhe me bagėtitė, pėrbėnin
pasurinė kryesore vetjake tė familjes fshatare. Mullinjtė, dhe shpeshherė edhe
pyjet, ishin pronė e individėve tė veēantė. Si pronė vetjake, arat, vreshtat,
kopshtet, bagėtia etj., mund tė trashėgoheshin, tė shkėmbeheshin, tė ndaheshin,
tė jepeshin me qira, tė liheshin peng, madje mė vonė edhe tė shiteshin, veē
brendapėrbrenda bashkėsisė. Pra, siē shihet, qė nė kohėn e "Ligjit bujqėsor"
ekzistonin premisat ligjore pėr polarizimin shoqėror nė gjirin e bashkėsisė,
nėpėrmjet grumbullimit tė mjeteve e pasurive nė pak duar.
Dhunimi ēfarėdo i pronės individuale ndėshkohej me masa qė shkonin nga zhdėmtimi
e deri nė dėnime tė ashpra trupore, si me rrahje, damkosje me hekur tė nxehtė,
me verbim apo me prerjen e dorės. S'ka dyshim qė ndėshkime tė tilla tė vrazhda
pasqyrojnė ndikimin qė ushtroi mbi tė drejtėn bizantine e drejta dokesore e
popujve barbarė, qė erdhėn e u vendosėn nė territorin bizantin nė shek. V-VII.
Me gjithė konsolidimin e pronės individuale, dispozitat e "Ligjit bujqėsor"
tregojnė se, nė kohėn e veprimit tė tij, pronėsia e pėrbashkėt nuk ishte zhdukur
pėrfundimisht. Kullotat, pyjet, ujėrat, tokat djerrė, vazhdonin tė ishin pronė e
bashkėsisė dhe tė administroheshin nga kjo. Bashkėsia kishte njė fond tokash tė
lira e tė papunuara, qė herė pas here ua ndante sipas nevojave anėtarėve tė
bashkėsisė duke zbatuar sistemin e shortit (kleros). Njė mbeturinė e kohėve, kur
tokat ishin pasuri e pėrbashkėt, ishte edhe sistemi i "arave tė hapura", sipas
tė cilit, me pėrfundimin e korrjeve, bagėtitė mund tė kullosnin lirisht nė
ngastrat e njėrit apo tjetrit. Po ashtu, arat e braktisura, pas njė afati tė
caktuar, i ktheheshin pėrsėri bashkėsisė. Kjo mund t`i pėrdorte pėr tė
kompensuar anėtarėt e bashkėsisė qė kishin nevojė pėr ngastra tė reja shtesė ose
qė dėshironin tė ndėrronin tokėn e mėparshme. Bashkėsia, gjithashtu, kujdesej
pėr veprimtari me interes tė pėrbashkėt, pėr shfrytėzimin e ujrave, pėr pajtimin
e barinjve qė kullotnin tufat e fshatit dhe qė i shoqėronin ato nė shtegtimet
nga kullotat verore nė ato dimėrore, pėr pajtimin e mjeshtėrve zejtarė qė
kryenin punime pėr nevoja tė bashkėsisė dhe tė anėtarėve tė veēantė tė saj.
Njėsi bazė shoqėrore e bashkėsisė ishte familja e madhe patriarkale, qė
bashkonte disa breza dhe qė drejtohej nga mė plaku. Tė parėt e familjeve,
pjesėtarė tė bashkėsisė, formonin "kėshillin e pleqve", i cili trajtonte dhe
zgjidhte nė bazė tė dokeve, tė gjitha problemet qė kishin tė bėnin me
marrėdhėniet e brendshme tė bashkėsisė, si dhe me marrėdhėniet e saj me
bashkėsitė fqinje dhe me pushtetin qendror.
Gjithsesi, bashkėsia fshatare pasqyron periudhėn e pasigurisė, qė karakterizoi
kalimin nga koha e vjetėr nė kohėn e mesme, tė shoqėruar me pėrmbysje tė mėdha
ekonomike, shoqėrore, etnike e kulturore. Duke u ofruar mbrojtje dhe solidaritet
antarėve tė saj, bashkėsia fshatare pėrfaqėsonte njė zgjidhje tė pėrshtatshme
pėr pėrballimin e kushteve tė reja.
Por ajo, siē lėnė tė kuptohet edhe vetė nenet e "Ligjit bujqėsor", mbetej njė
formė organizimi shoqėror kalimtare drejt shoqėrisė feudale. Farėt e
diferencimit shoqėror janė tė dukshme nė tė. Dokumente tė shek. VIII-X provojnė
se nė gjirin e bashkėsive qe diferencuar shtresa e "tė fuqishmėve" (dynatoi) apo
e "tė mėdhenjve" (megistanes). Inventari arkeologjik i varrezave tė ndryshme tė
gjetura nė vendin tonė, dhe qė i pėrkasin kėsaj periudhe tė vėnies nė lėvizje tė
procesit tė feudalizimit, ofron nga ana e tij prova tė prekshme, materiale, tė
diferencimit shoqėror qė po pėrvijohej nė shoqėrinė shqiptare.
Krahas varreve me objekte tė ēmuara, si unaza floriri, monedha e pajisje
luftarake, gjenden mė sė shumti edhe varre me inventar tė varfėr, ku qenė
varrosur ata qė nė "Ligjin bujqėsor" quhen "tė skamurit" (aporoi). Kėta punonin
ngastrat e tė tjerėve dhe jepnin pėr kėta tė dhjetėn e prodhimit ose punonin si
rrogtarė tė thjeshtė (mistotė).
Pėrveē faktorėve tė brendshėm, nė diferencimin shoqėror nė gjirin e bashkėsive
ndikoi dhe shteti. Duke e konsideruar bashkėsinė njė njėsi fiskale, pėrveēse
njėsi administrative, shteti mblidhte prej tyre rregullisht detyrime, tė cilat
rėndonin jo njėlloj mbi anėtarėt e bashkėsisė. Pėr t`u shpėtuar tatimeve, tė
varfėrit e gjenin shpesh herė rrugėzgjidhjen nė shitjen apo braktisjen e
ngastrave tė tyre.
Megjithatė, njė gjė e tillė nuk sillte zvogėlimin e sasisė sė rentės, qė i jepej
shtetit nga bashkėsia, sepse ky zbatonte sistemin e garancisė kolektive
(alelengyon), sipas tė cilit bashkėsia paguante edhe pėr ata anėtarė qė nuk qenė
nė gjendje tė paguanin ose qė kishin braktisur ngastrat e tyre ose ua kishin
shitur tė tjerėve. Nė kėtė rast tė fundit, me qėllim qė tė mos prishej
homogjeniteti i bashkėsisė, ligji pėrcaktonte se tė drejtėn pėr blerjen e njė
ngastre tė njė anėtari tė bashkėsisė e kishte sė pari fqinji i tij e pastaj njė
pjesėtar ēfarėdo i saj. Kjo normė, qė synonte tė pengonte depėrtimin e pronarėve
tė huaj nė bashkėsi, quhej e drejta e parablerjes (protimesis).
Nė kohėn ku nė Bizant sunduan perandorėt e "dinastisė maqedone", shek. IX-XI,
njohėn njė pėrhapje tė gjerė tė ashtuquajturat "ngastra ushtarake" (stratiotika
ktemata). Kėto shteti bizantin ua shpėrndante bujqve me kusht qė kėta tė kryenin
shėrbimin ushtarak. Sistemi i "pronave ushtarake" njohu pėrhapje tė gjerė nė
kohėn e riorganizimit politiko-administrativ tė Perandorisė Bizantine dhe tė
ndarjes sė territorit tė saj nė provinca ushtarake (tema). Sistemi i temave,
themeli ekonomik e shoqėror i tė cilit ishte prona e vogėl e bujkut-ushtar
(stratiotit), u bė shtylla kurrizore e shtetit dhe e ushtrisė bizantine. Ndaj
perandorėt bizantinė bėnė tė pamundurėn pėr t`i ruajtur tė paprekura "ngastrat
ushtarake" nga sulmi i pronarėve tė mėdhenj. Por nėse pėr njė farė kohė ata ia
arritėn kėtij qėllimi, duke nxjerrė edhe legjislacion tė posaēėm nė mbrojtje tė
pronės sė vogėl, me kalimin e kohės u pa qartė se procesi i gllabėrimit tė
ngastrave tė vogla ishte i pandalshėm. Rrėnimi i kėtyre tė fundit, qofshin ato
prona tė stratiotėve apo tė anėtarėve tė bashkėsive fshatare, shkaktoi fillimin
e njė krize tė gjatė e tė pandalshme ekonomike, financiare e ushtarake qė
pėrfundoi nė fund tė fundit me vetė shembjen e Perandorisė Bizantine.
3. ORGANIZIMI SHTETĖROR DHE JETA POLITIKE
Regjimi i Temave nė Shqipėri.
Tema e Durrėsit
Ndonėse mbetej gjithnjė provincė bizantine, Shqipėria i humbi lidhjet e
drejtpėrdrejta me Perandorinė pas dyndjes e kolonizimit sllav nė Ballkan.
Strukturat shtetėrore-administrative nuk funksiononin mė, ndėrkohė qė nė qytete
apo jashtė tyre po zhvilloheshin struktura autonome tė qeverisjes. Nė qendrat e
mėdha, si p.sh. nė Durrės, fillon e bėhet fjalė pėr njerėz me ndikim e pushtet,
pėrfaqėsues tė aristokracisė vendase (arkondėt), tė cilėt luajnė rol gjithnjė e
mė tė dukshėm nė zhvillimet politike tė vendit. Vetė pushteti bizantin, duke mos
qenė nė gjendje tė vendoste njė kontroll tė fortė nė provincat e tij tė skajshme
perėndimore, u detyrua tė zbatonte kėtu forma specifike organizimi e
marrėdhėniesh, forma nė tė cilat elementėt lokalė ishin shumė tė rėndėsishėm.
Shembull tipik tė kėtyre marrėdhėnieve tė reja pėrbėn nė kėtė kohė Durrėsi dhe
treva e tij (Epiri i Ri). Nė shek. VII-VIII treva e Durrėsit pėrfaqėsonte njė
arkondat, ku pushteti dhe autoriteti ushtrohej nga arkondėt vendas. Kėta ishin
bartės tė autonomisė lokale dhe tė vetėqeverisjes. Deri nė fillim tė shek. IX,
Durrėsi dhe gjithė prapatoka e tij kaluan njė fazė vetėqeverisjeje dhe
autonomie. Arkondė tė tillė, me atribute pushteti, ndeshen nė tė njėjtėn kohė
edhe gjetkė, si nė Vageneti (Ēamėri), nė Kolonjė etj.
Zbehja e rrezikut arab, nė lindje, dhe keqėsimi i situatės nė zotėrimet
bizantine nė Ballkanin Perėndimor dhe nė Italinė e Jugut, si rezultat i sulmeve
tė sllavėve e tė frankėve, e shtyu Perandorinė Bizantine tė kalojė nė njė
organizim tė ri administrativ nė kėto treva, nė atė tė temave.
Dihet se regjimi i temave, ose i provincave ushtarake, filloi tė zbatohej qė nga
shek. VII nė viset me emergjencė ushtarake. Ai bazohej nė thelb nė rekrutimin e
njė ushtrie vendase nė radhėt e fshatarėsisė sė lirė, e cila nė kėmbim tė tokės,
ofronte shėrbimin ushtarak. Nė krye tė temės qėndronte strategu i emėruar
drejtpėrdrejt nga perandori bizantin, i cili pėrqendronte nė duart e tij si
pushtetin ushtarak, ashtu edhe atė civil. Pas tij vinin funksionarė vartės, si
pretori, nėnstrategėt, kartularėt, klisarkėt etj.
Ndėr kėto ofiqe, pretori dhe kartulari kishin karakter civil: pretori merrej me
shqyrtimin e ēėshtjeve gjyqėsore dhe dėrgohej nga pushteti qendror, kurse
kartulari kryente detyrat e sekretarit tė strategut. Ndėr detyrat e tij kryesore
ishte ndjekja e procesit tė rekrutimit tė trupave ushtarake, ajo e problemeve
financiare tė kancelarisė etj. Nėnstrategėt e klisarkėt, qė dėshmohen si
pjesėtarė tė hierarkisė drejtuese nė Temėn e Durrėsit, kryenin detyra kryekėput
ushtarake nė njėsitė pėrbėrėse tė Temės apo nė sektorėt me rėndėsi tė posaēme
strategjike, siē qenė klisurat (ngushticat) qė kontrollonin lėvizjet nė
rrugėkalimet kryesore.
Nė shek. X nė krye tė Temės sė Durrėsit gjejmė njė katepan qė kishte nė
juridiksion edhe zotėrimet bizantine tė Puljes (Itali). Nė shek. XI komandanti i
Temės sė Durrėsit thirret tashmė me titullin dukė.
Organizimi i ri i temave synonte tė konsolidonte forcėn ushtarake bizantine
nėpėrmjet krijimit tė njė ushtrie qė rekrutohej nė vend nga radhėt e stratiotėve
ose bujqve ushtarė, qė kishin tė drejtėn e shfrytėzimit tė njė parcele toke
kundrejt kryerjes sė shėrbimit ushtarak. Mjaft tė dhėna historike provojnė se,
nė fakt, forcat ushtarake tė strategut tė Durrėsit pėrfaqėsoheshin nga rekrutėt
vendas (enkoroi dynameis).
Themelimi i Temės sė Durrėsit bie me siguri nė dhjetėvjeēarėt e parė tė shek.
IX. Si terminus ante quem mund tė konsiderohet njė letėr e vitit 826 e patrikut
tė Konstandinopojės, Teodor Studiti, pėr kryepeshkopin e Durrėsit, Antonin, ku
bėhet fjalė pikėrisht edhe pėr njė funksionar laik, Thomanė, nė atė kohė me
detyrėn e hipatit e tė kartularit nė Durrės.
Juridiksioni i Temės sė Durrėsit shtrihej prej Tivari nė veri, nė Gjirin e
Vlorės nė jug e nė njė thellėsi drejt lindjes, qė kapte rrjedhėn e lumit Drin.
Territoret e tjera shqiptare, qė dilnin jashtė kuadrit tė Temės sė Durrėsit, u
pėrfshinė nė temat fqinje tė Nikopojės, qė shtrihej nė kufijtė e provincės sė
dikurshme tė Epirit tė Vjetėr, tė Selanikut, e cila kishte nėn juridiksionin
edhe viset e Kosovės e tė Maqedonisė Perėndimore, dhe tė Dalmacisė. Tė gjitha
kėto tema u krijuan gjatė shek. IX. Vonė, nė vitet e para tė shek. XI, nė viset
e Maqedonisė Perėndimore u krijua njė temė e re, qendra e sė cilės ishte Shkupi.
Tema e Durrėsit ishte nė qendėr tė sistemit mbrojtės bizantin nė zotėrimet e
perėndimit. Kjo ėshtė arsyeja qė, nė raste tė veēanta, nėn urdhrat e strategut
tė Durrėsit viheshin edhe forcat ushtarake tė temave fqinje, pėrfshirė ato tė
Italisė bizantine. Si rregull, veprimtaria e ushtrisė sė temės pėrmblidhej
brenda kufijve tė temės pėrkatėse. Por, nė raste tė veēanta, ushtria apo reparte
tė veēanta tė ushtrisė sė temės dėrgoheshin tė vepronin edhe nė fronte tė tjera,
siē ndodhte, p.sh. me luftėtarė nga Tema e Durrėsit qė dėrgoheshin tė luftonin
nė Italinė e Jugut.
Njė karakteristikė dalluese pėr temėn e Durrėsit ishte roli i madh qė elementi
vendės shqiptar luante nė strukturat administrative e ushtarake tė saj. Ushtria
e temės bazohej nė rekrutėt vendas. Nga ana tjetėr, edhe elementė tė
aristokracisė vendase luanin njė rol tė rėndėsishėm duke u integruar nė sistemin
e temės e duke luajtur shpeshherė njė rol parėsor nė drejtimin e saj. Njė rol tė
tillė ka luajtur p.sh. gjatė shek. X-XI familja e Krisilėve nga Durrėsi.
Pinjollė tė saj u nderuan deri me titujt e lartė proteuon apo patric nga
pushteti bizantin. Nė vitet e fundit tė shek. X e nė fillimet e shek. XI, fati i
vetė qytetit tė Durrėsit e rrethinės sė tij ishte nė duart e fisnikut Gjon
Krisili, i cili ia dorėzoi njė herė qytetin carit Samuel e ca vjet mė vonė ia
kaloi atė perandorit bizantin Bazili II. Aty nga viti 1040 i biri i Gjonit
arriti tė emėrohej nga perandori bizantin komandant i ushtrisė sė Temės sė
Durrėsit dhe i forcave lokale qė do tė shkonin tė shtronin Dioklenė, qė kishte
ngritur krye kundėr sundimit bizantin. Pinjollė nga familje fisnike shqiptare tė
Temės sė Durrėsit, si Skurra, Vrana, Arianiti, Muzaka etj., arritėn tė zinin
poste tė rėndėsishme nė administratėn e Temės. Madje, ndonjė syresh ngjiti
shkallėt e karrierės edhe nė administratėn qendrore.
Duke lėnė mėnjanė brezin bregdetar tė Adriatikut, bėrthamėn e Temės sė Durrėsit
e pėrbėnte vendi i Arbrit (greq. Al(r) banon, lat. Al (r) banum, sllav. Raban),
me njė fjalė treva e pėrfshirė midis Lezhės, Vlorės, Ohrit e Dibrės. Vendi i
Arbrit pėrfaqėsonte mbėshtetjen kryesore tė Temės sė Durrėsit. Prej andej vinin
kontingjentet kryesore ushtarake tė Temės. Rėndėsia e Arbrit ishte e tillė qė,
nė njė moment tė caktuar, tema e Durrėsit filloi tė quhej "Tema e Durrėsit dhe e
Arbrit". Njė emėrtim i tillė veē rėndėsisė shprehte edhe individualitetin dhe
pavarėsinė e kėsaj krahine brenda kuadrit tė temės sė Durrėsit. Nė fakt, Arbri
ishte treva ku mė tepėr se nė ēdo trevė tjetėr shqiptare, proceset politike
kishin ēuar qė herėt nė krijimin e njė autonomie relative ndaj pushtetit
bizantin.
Autori bizantin i shek. XI, Mihal Ataliati, e ka fjalėn pikėrisht pėr trevėn e
Arbrit kur thotė se marrėdhėniet e shqiptarėve (Albanoi) me pushtetin bizantin
ishin ndėrtuar mbi bazėn e sistemit tė izopolitisė. Por nuk pėrjashtohet qė
pohimi i tij tė vlejė, ku mė shumė e ku mė pak, edhe pėr treva tė tjera
shqiptare. Sistemi i izopolitisė ishte njė sistem i privilegjuar marrėdhėniesh
tė njė komuniteti tė caktuar me pushtetin bizantin. Nė thelb ai pėrfaqėsonte njė
lloj statusi federimi, qė Perandoria Bizantine u akordonte popujve dhe
bashkėsive tė tjera, me tė cilat i lidhte feja dhe pėrbashkėsia e interesave.
Statusi i izopolitisė iu akordua nga Bizanti pėr ca kohė edhe Venedikut.
Izopolitia nėnkuptonte njohjen e njė autonomie tė gjerė, pėrjashtimin nga taksat
e detyrimet kryesore, si dhe privilegje tė tjera. Detyrimi kryesor i parashikuar
nga njė sistem i tillė kishte tė bėnte me furnizimin me trupa ushtarake, tė
drejtuara nga komandantė vendas, qė viheshin nė dispozicion tė strategut
bizantin (nė rastin tonė tė strategut tė Durrėsit) nė rast fushatash ushtarake.
Tė pėrfshira nė ushtrinė bizantine, trupat e Arbrit vepronin jo vetėm nė Temėn e
Durrėsit, por edhe jashtė saj, si edhe nė vende tė tjera, Maqedoni, Greqi, Itali
etj. Gjithsesi ato pėrbėnin njė strukturė tė veēantė, qė dallohej nga masa
tjetėr e ushtrisė bizantine. Forca ushtarake, qė treva e Arbrit arrinte tė
nxirrte nė shekujt e mesjetės sė hershme, pėrbėnte edhe bazėn e statusit tė
veēantė autonom qė ai gėzoi nė marrėdhėniet me Perandorinė Bizantine.
Lufta kundėr ikonave dhe efektet e saj nė Shqipėri
Nė kohėn e sundimit tė Leonit III (717-741), Perandoria Bizantine u pėrfshi nga
njė konflikt i ashpėr i brendshėm fetar. Nė thelb tė tij qėndronte interpretimi
i ndryshėm qė i bėhej rolit qė kishin imazhet e shenjta (ikonat) kishin nė
besimin e krishterė. Duke filluar nga koha e Justinianit kulti i ikonave tė
shenjtorėve (ikonolatria) njohu njė pėrhapje aq tė gjerė nė kishėn bizantine,
saqė u kthye nė njė nga format kryesore tė shprehjes sė ndjenjės fetare. Kishat
e manastiret u mbushėn aso kohe me ikona shenjtorėsh tė ēmuara e tė kushtueshme,
duke u bėrė njėherėsh tregues i luksit dhe i pasurisė nė tė cilin notonin kleri
dhe institucionet fetare. Njė gjė e tillė ushqente pakėnaqėsi nė njė masė tė
gjerė njerėzish tė ēdo niveli shoqėror, tė cilėt mendonin se kisha duhej tė
ishte si nė kohėn e apostujve, e varfėr dhe e virtytshme. Nga ana tjetėr, nuk
mungonin edhe nė vetė gjirin e kishės prirje kundėr kultit tė ikonave, sipas tė
cilave njė kult i tillė skishte asgjė tė pėrbashkėt me krishterimin, si fe
krejtėsisht shpirtėrore. Kėto prirje ishin mė tė forta nė provincat lindore tė
Bizantit, tokė gjithnjė pjellore pėr lėvizje fetare, ku vazhdonin tė mbijetonin
mbeturina tė monofizizmit dhe ku atė kohė po forcohej dhe po shtrihej sekti i
pavlikanėve, qė luftonte kundėr ēdo forme kulti fetar.
Mė nė fund, lufta kundėr kultit tė ikonave ishte rezultat i ndikimit qė
ushtronin mbi krishterimin bizantin feja islame dhe ajo hebraike, me tė cilat
Bizanti ishte nė kontakt tė vazhdueshėm. Tė dyja kėto fe janė prerazi kundėr ēdo
forme tė riprodhimit nė figurė tė shenjtorėve tė vet. Nė kėtė mėnyrė, lufta
kundėr kultit tė ikonave (ikonoklastia) kishte rrėnjė tė thella fetare,
kulturore e shoqėrore.
Perandor Leoni III, duke ndėrmarrė hapur betejėn kundėr kultit tė ikonave,
synonte nė radhė tė parė tė afirmonte fuqinė e pushtetit qendror mbi pushtetin e
pakufizuar tė institucioneve fetare si dhe mbi provincat, veēanėrisht ato
periferike, qė jo rastėsisht u rreshtuan nė krahun e adhuruesve tė ikonave.
Ikonoklastia ndeshi nė kundėrshtim tė ashpėr nė provincat bizantine tė Italisė e
tė Ilirikut, qė ishin nėn juridiksionin kishtar tė Papės sė Romės. Megjithatė
edhe kėtu ikonoklastia nuk mungoi tė bėjė pėr vete pėrkrahėsit e vet. Kėshtu,
nga dy letra qė teologu i njohur bizantin, Teodor Studiti, i dėrgoi nė vitet
820, kryepeshkopit tė Durrėsit, Antonit, dhe njė murgu tjetėr po nga Durrėsi,
Dionisit, mėsohet se ikonoklastia ishte pėrqafuar nė atė dioqezė edhe nga
pėrfaqėsues tė klerit rregullar (murgjit), tė cilėt pėrgjithėsisht qenė
kundėrshtarėt mė tė rreptė tė saj.
Nuk ka prova se lufta e ikonave do tė ketė marrė nė trevat shqiptare format e
ashpra qė pati nė pjesė tė tjera tė Perandorisė Bizantine. Megjithatė, nė
kuadrin e saj ndodhi njė ngjarje me rėndėsi tė madhe pėr zhvillimet jo vetėm
kishtare, por edhe pėr ato politike nė trevat shqiptare. Perandori ikonoklast
Leoni III i shkėputi ato nga juridiksioni i Papės sė Romės dhe i vuri nėn
varėsinė e drejtpėrdrejtė tė Patriarkatit tė Konstandinopojės (732). Ky hap, i
shoqėruar edhe me krijimin, nė fillim tė shek. IX, tė temės bizantine tė
Durrėsit e asaj tė Nikopojės, ndikoi sė tepėrmi nė forcimin e kontrollit tė
pushtetit qendror nė kėto provinca perėndimore tė Perandorisė.
Trevat shqiptare dhe Mbretėria Bullgare (shek. IX-X)
Njė ndėr arsyet kryesore tė krijimit tė Temės sė Durrėsit nė gjysmėn e parė tė
shek. IX kishte qenė pėrballimi i presionit sllav, pėrkatėsisht i atij bullgar.
Qė nga fundi i shek. VII, nga shkrirja e fiseve sllave dhe atyre bullgare (me
origjinė turke), u krijua midis Danubit e maleve Ballkan shteti i parė ballkanik
sllav, Mbretėria Bullgare, e cila shumė shpejt u bė njė rrezik i madh pėr
Perandorinė Bizantine. Aty nga mesi i shek. IX shteti bullgar i kishte shtrirė
kufijtė e tij nė Maqedoni dhe, nėn mbretin Boris (852-879), pėrfshiu edhe brezin
midis lumit Devoll e Vjosė. Kėshtjellat e Devollit dhe e Pulkeropolit (Beratit)
u bėnė baza tė pushtetit bullgar nė kėto anė. Nė vitin 864 Borisi pėrqafoi sė
bashku me popullin e vet, fenė e krishterė, duke marrė emrin Mihal. Feja e re i
dha kohezionin e duhur shtetit sllavo-bullgar dhe i lejoi atij shtrirjen e
mėtejshme nė territoret bizantine. Nė kohėn e Simeonit (894-927), Bullgaria
arriti shtrirjen e saj mė tė gjerė. Me pėrjashtim tė Durrėsit e tė Shkodrės,
Simeoni pushtoi krejt viset nė Shqipėrinė Qendrore e tė Poshtme. Nė jug ai mori
Vlorėn e njė pjesė tė mirė tė Temės sė Nikopojės. Nė vitin 913 perandori
bizantin Konstandini VII u detyrua t'i njihte Simeonit titullin Perandor i
Bullgarisė dhe tė martohej me njė vajzė tė carit bullgar. Ndėrkohė prej vitesh
Perandoria Bizantine ishte e detyruar t'u paguante bullgarėve njė haraē tė
pėrvitshėm.
Por paqja bullgaro-bizantine nuk vazhdoi gjatė. Nė vitet qė ndoqėn ushtritė e
Simeonit sulmuan Durrėsin dhe shkretuan rrethinat e tij. Mė 918 bullgarėt u
shtynė nė jug nėpėr Temėn e Nikopojės dhe mbėrritėn nė Gjirin e Korintit.
Gjithsesi ėndrra e car Simeonit, pėr tė krijuar njė perandori bullgare nė vend
tė asaj bizantine, pėrfundoi me vdekjen e papritur tė tij mė 27 maj 927.
Trashėgimtarėt e tij, Pjetri e Borisi, nuk ishin nė lartėsinė e Simeonit dhe u
detyruan tė njihnin, kush mė shumė e kush mė pak, sovranitetin bizantin.
Pushtimi bullgar la shenja tė dukshme edhe nė trevat shqiptare, sidomos nė
korridorin qė zgjatej nėpėr luginėn e lumit Devoll e deri nė bregdet, ku ai
vazhdoi tė ruhet deri nė fillimet e shek. XI. Nė krye tė krahinave tė veēanta
kėtu u vunė bujarė bullgarė, tė cilėt shpeshherė sollėn me vete njerėzit e tyre,
pėrfshirė edhe klerikė bullgarė, qė ndihmuan pėr depėrtimin e njė kulture
sllavo-bizantine nė kėto treva. Nė gjysmėn e dytė tė shek. IX nė zonėn e Ohrit,
Korēės, Devollit, Beratit zhvilloi aktivitetin e tij misionar Klementi i Ohrit,
dishepull i Cirilit e Metodit, i cili punoi pėr vite me radhė pėr hapjen e
shkollave e tė kishave sllave. Nga kjo kohė trevat midis rrjedhės sė Devollit e
tė Vjosės u pėrfshinė nė ndikimin kishtar e kulturor tė Ohrit, tė cilin
bullgarėt e kthyen nė qendėr tė Patriarkatit tė pavarur bullgar. Me pushtimin
bullgar tė shek. IX-X lidhet edhe lulėzimi i disa qendrave tė rėndėsishme
ushtarako-administrative e kishtare, siē ishin Devolli, Glavinica (Ballshi) etj.
Nė bazilikėn madhėshtore tė Ballshit u gjet nė fillimet e shek. XX edhe njė
mbishkrim i gdhendur, qė kujtonte kthimin e Boris-Mihalit dhe tė popullit
bullgar nė fenė e krishterė mė 864.
Pas disa dekadash nėnshtrimi ndaj Perandorisė Bizantine, si rezultat i njė
kryengritjeje antibizantine qė pati pėr epiqendėr Maqedoninė, nė fronin bullgar
erdhi car Samueli (976-1014). Nėn sundimin e tij, qendra e shtetit bullgar u
zhvendos nga lindja, Preslavi, nė Prespė e nė Ohėr. Nė kėtė kuadėr trevat
shqiptare morėn njė rėndėsi tė dorės sė parė dhe u pėrfshinė pėr sė afėrmi nė
konfliktin e gjatė midis Samuelit dhe Perandorisė Bizantine. Car Samueli bashkoi
nėn sundimin e tij krejt Maqedoninė deri nė Selanik, trevėn e vjetėr bullgare
midis Danubit dhe vargmaleve Ballkan, si dhe Thesalinė, Temat e Nikopojės e tė
Durrėsit, si dhe Dioklenė e Rashėn nė Veri. Nėn sundimin e tij u rimėkėmb
Patriarkati i pavarur bullgar, i cili vendosi pėrfundimisht selinė nė Ohėr,
kryeqendra e Samuelit.
Dėshmitė historike tregojnė se car Samueli nuk synoi tė sjellė njė pėrmbysje nė
strukturat administrativo-ushtarake tė trevave shqiptare tė pushtuara prej tij.
Kėshtu, nė Diokle, ai la nė pushtet princin Gjon Vladimir, tė cilit pėr mė tepėr
i ofroi dorėn e vajzės sė tij, Kozarės. Nė Durrės, pas vitit 997, Samueli nuk i
preku privilegjet dhe pushtetin e parisė sė qytetit, qė pėrfaqėsohej nga familja
e fuqishme e Krisilėve. Gjon Krisili, proteuon i qytetit, e kishte favorizuar
kalimin e qytetit nė duart e Samuelit. Aleanca e carit bullgar me Krisilėt e
parinė durrsake u vulos edhe me martesėn e tij me tė bijėn e Gjon Krisilit. Nė
trevėn e Vlorės e tė Beratit, Samueli ia besoi komandėn pinjollit tė njė
familjeje fisnike vendase, Elinagėr Frėngut. Po kėshtu veproi nė Devoll,
Kolonjė, Vageneti e gjetkė. Shtrirja e pushtetit tė Samuelit nė kėto vende u
lehtėsua edhe pėr faktin se ai zbatoi njė sistem tė ri detyrimesh ndaj
fshatarėsisė, i cili mbėshtetej mbi kontributet nė natyrė e nė lehtėsira tė
tjera.
Kundėrshtar i car Samuelit, qė nė fillim tė sundimit tė tij, ishte perandori i
ri bizantin, Bazili II, i mbiquajtur "Bullgarovrasėsi", (976-1025). Pėrpjekja e
parė serioze e tij pėr tė goditur perandorinė e Samuelit pėrfundoi me disfatė mė
986 nė afėrsi tė Sofjes (Serdika). Pas kėsaj, perandor Bazili II kėrkoi tė gjejė
aleatė nė vetė trevat e pushtuara nga cari bullgar. Nė vitin 1001 shpėrtheu
kundėrofensiva e madhe bizantine e Bazilit II.
Nė vitin 1004 Shkupi u kthye nė duart e bizantinėve e pas njė viti, si rezultat
i njė marrėveshjeje tė fshehtė me proteuonin Gjon Krisili, edhe Durrėsi iu
dorėzua perandorit Bazili II. Qeveritari i vėnė aty nga Samueli, Torona, dhėndėr
i carit bullgar, u arratis nė oborrin bizantin. Me anė premtimesh e tė
marrėveshjeve paraprake, Bazili II arriti tė bėjė pėr vete edhe qeveritarė e
fisnikė tė tjerė lokalė nė Berat e nė Devoll. Pak nga pak rrethi u shtrėngua
rrotull Ohrit, kryeqendrės sė Samuelit. Nė qershor 1014, Bazili II i shkaktoi
njė disfatė tė rėndė ushtrisė bullgare nė ngushticat e malit Belashik, nė
rrjedhėn e sipėrme tė Strumės. Rreth 15 000 luftėtarė tė Samuelit u zunė robė.
Vetė Samueli i shpėtoi me vėshtirėsi kapjes dhe u strehua nė kėshtjellėn e
Pėrlepit. Bazili II urdhėroi tė verbohen robėrit bullgarė dhe t'i dėrgoheshin
carit tė tyre nė Pėrlep. Pamja makabėr e kėsaj ushtrie tė verbėr e tmerroi
Samuelin qė vdiq nė vend (6 tetor 1014).
Vdekja e Samuelit shoqėroi edhe shpėrbėrjen e perandorisė ballkanike tė tij.
Ivan Vladislavi (1015-1018) u pėrpoq tė vendoste pėrsėri hegjemoninė bullgare nė
provincat perėndimore tė Dioklesė, Durrėsit e tė Nikopojės. Por, nė shkurt tė
vitit 1018, gjatė njė sulmi mbi Durrės, cari i fundit i Perandorisė Bullgare
mbeti i vrarė. Pas kėsaj, Bazili hyri triumfues nė Ohėr, ndėrkohė qė ushtria e
tij i shuajti vatrat e fundit tė qėndresės bullgare nė lartėsitė e Tomorrit, nė
Vlorė e nė Thesali.
Pavarėsisht nga egėrsia me tė cilėn Bazili II asgjėsoi Perandorinė Bullgare ndaj
vendeve e popullsive, qė futi pėrsėri nėn sundimin bizantin, ai ndoqi njė
politikė tė matur. Kėshtu, ai la kėtu nė fuqi edhe paskėtaj sistemin e
detyrimeve nė natyrė, tė vendosur gjatė sundimit bullgar. Bujqit edhe paskėtaj i
detyroheshin shtetit njė mod grurė, njė mod miell dhe njė shtambė verė.
Patriarkati i Ohrit vėrtet u ul prej tij nė shkallėn e kryepeshkopatės, por edhe
kėshtu Bazili II i njohu kėsaj njė sėrė privilegjesh qė kisha e Ohrit i kishte
fituar nė kohėn e sundimit bullgar. Po kėshtu nuk u prek juridiksioni i
kryepeshkopatės sė Ohrit, e cila me gjithė protestat e kryepeshkopatave fqinje,
veēanėrisht asaj tė Durrėsit, vazhdoi tė ketė nė varėsi mjaft peshkopata qė
s'kishin qenė sufragane tė sajat dhe qė ishin bėrė tė tilla nėn sundimin
bullgar. Kėto tė fundit perandori Bazili II i pajisi me toka e bujq me anė
diplomash tė veēanta. Me toka, privilegje, tituj dhe me ofiqe Bazili II pajisi
edhe ata krerė shqiptarė, qė gjatė luftėrave me Samuelin kishin qėndruar nė krah
tė tij. Njėrit prej tyre, patricit David Arianiti, qė llogaritej ndėr komandatėt
mė tė shquar tė tij nė betejat me bullgarėt, perandori i besoi postin e
rėndėsishėm e delikat tė strategut tė Temės sė porsakrijuar tė Shkupit. Kjo Temė
sė bashku me Temėn tjetėr tė Paradunavit (Bullgari) kishin pėr detyrė tė
kontrollonin territoret e mbretėrisė sė dikurshme bullgare dhe tė shtypnin qė nė
embrion ēdo pėrpjekje tė re pėr shkėputje nga Bizanti.
Nė krye tė Temės sė Durrėsit, pikėmbėshtetja kryesore e bizantinėve nė bregdetin
Adriatik, u vu njė dukė, njėlloj si nė Temėn e Selanikut, gjė qė nėnvizonte
rėndėsinė e veēantė tė saj. Po kėshtu u veprua mė vonė edhe me Temėn e Shkupit.
Kriza e regjimit tė temave dhe revoltat e dukėve bizantinė
tė Durrėsit nė gjysmėn e dytė tė shek. XI
Kryengritja e madhe panballkanike e viteve 1040-1041, si dhe ajo e vitit 1073,
qė patėn jehonė tė thellė edhe nė trevat shqiptare, paralajmėruan njė periudhė
tė tėrė trazirash e revoltash, qė tronditėn nga themelet Perandorinė Bizantine.
Krahas lėvizjeve masive fshatare, periudhėn 1040-1081 e karakterizojnė edhe njė
varg rebelimesh ushtarake tė nxitura dhe tė drejtuara nga komandantėt
(strategėt) e temave tė veēanta. Shqipėria e posaēėrisht Tema e Durrėsit u bė nė
ato vite njė nga pikat mė tė nxehta tė Perandorisė Bizantine.
Revoltat ushtarake tė gjysmės sė dytė tė shek. XI, mes tė cilave edhe revoltat e
strategėve (dukėve) tė Durrėsit, qe njė pasqyrim i drejtpėrdrejtė i ndryshimeve
tė brendshme qė po pėsonte nė atė kohė Perandoria Bizantine dhe qė lidhen
kryesisht me zhvillimin e marrėdhėnieve feudale. Pas vdekjes sė Perandorit
Bazili II dhe fundit tė dinastisė maqedone me Konstandinin IX Monomahos
(1042-1055), mori fund edhe epoka e karakterizuar nga prona e vogėl e lirė e
bujkut-ushtar (stratiotit). Deri nė atė kohė, e mbrojtur me fanatizėm prej
perandorėve bizantinė, qė hartuan pėr kėtė qėllim edhe njė legjislacion tė
posaēėm, prona e vogėl u la paskėtaj nė mėshirėn e pronarėve tė mėdhenj, qė nė
kurriz tė saj filluan tė zgjerojnė zotėrimet e tyre. Njė proces i tillė i
gllabėrimit tė pronės sė vogėl tė lirė dhe i ekspansionit tė pronės sė madhe
feudale, kėrcėnonte me rrėnim klasėn e madhe tė ushtarėve-bujq, tė cilėt pėr mė
se njė shekull kishin qenė shtylla kurrizore e shtetit bizantin, pėrsa kohė
bujqit shqiptarė qenė furnizuesit kryesorė tė financave dhe tė ushtrisė
bizantine. Por bashkė me rėnien e klasės sė bujqve-ushtarė binte roli edhe i
kastės sė krerėve ushtarakė, strategėve, ndėrkohė qė rritej pesha e pronarėve tė
mėdhenj tė tokave dhe e aristokracisė burokratike tė kryeqytetit bizantin,
Konstandinopojės.
Kėto zhvillime tė reja nė gjirin e perandorisė Bizantine prekėn nga afėr
Shqipėrinė, qė ishte vendi klasik i fshatarėsisė sė lirė dhe i stratiotėve.
Ndaj, disa nga kryengritjet ushtarake mė tė fuqishme tė shek. XI patėn si teatėr
kryesor pikėrisht trojet shqiptare.
Nė vitin 1043 ngriti krye kundėr pushtetit qendror Georg Maniaku, komandat
bizantin i shquar nga luftimet kundėr arabėve dhe normanėve nė Sicili dhe
Italinė e Jugut. Rritja e autoritetit tė Maniakut nuk shihej me sy tė mirė nga
strategu i ri bizantin i Italisė, Mihal Dokianos, dhe nga vetė perandor
Konstantini IX, i cili e shkarkoi atė nga detyra. I mbėshtetur nga repartet e
tij besnike, midis tė cilave shquheshin kontingjentet e ardhura nga Arbri,
Maniaku dha sinjalin e kryengritjes nė Sicili, ku trupat e tij e shpallėn
perandor. Nė krye tė tyre ai zbarkoi nė Durrės dhe i pėrkrahur nga vendasit, qė
iu bashkėngjitėn ushtrisė sė tij bizantino-shqiptare, iu drejtua Selanikut nėpėr
Rrugėn Mbretėrore (Egnacia). Ushtria e kryengritėsve pėrparoi nė Maqedoni pa
hasur pengesa, derisa nė vendin e quajtur Ostrov u ndesh me ushtrinė
perandorake. Vrasja aksidentale e Georg Maniakut, nė kohėn kur fitorja pėr
kryengritėsit ishte e sigurt, solli shuarjen e lėvizjes.
Megjithatė, ecuria e kryengritjes sė Georg Maniakut tregoi qartė se Shqipėria, e
veēanėrisht Tema e Durrėsit nė vendin e Arbrit (Arbanon) ishin kthyer tashmė nė
njė terren pjellor pėr ngjarje tė tilla. Historiani bizantin i shek. XI, Mihal
Ataliati, shprehet se nė atė kohė shqiptarėt, dikur aleatė tė Perandorisė
Bizantine (symmachioi), u bėnė "papritur" kundėrshtarė tė saj (polemioi). Njė
zhvillim i tillė nė marrėdhėniet e shqiptarėve me Bizantin, posaēėrisht i atyre
tė trevės sė Arbrit, nuk vonoi tė pasqyrohej edhe nė vetė marrėdhėniet e Temės
sė Durrėsit me pushtetin qendror. Me pakėnaqėsitė e popullsisė shqiptare
bashkoheshin shpeshherė edhe vetė dukėt e Temės sė Durrėsit. Kėta po
shqetėsoheshin gjithnjė e mė shumė nga rrudhja e vazhdueshme e kompetencave sa
nė fushėn ushtarake aq edhe nė atė civile. Nė fakt, pas vdekjes sė Bazilit II,
ushtria bizantine filloi tė mbėshtetej gjithnjė e mė shumė nė angazhimin e
trupave mercenare tė dėrguara nga qendra, gjė qė e dobėsonte rolin e ushtrisė sė
Temės tė rekrutuar tek elementi vendas dhe tė drejtuar nga strategu i Temės. Nga
ana tjetėr, edhe kompetencat e strategut tė Temės nė lėmin e pushtetit civil u
rrudhėn nė favor tė nėpunėsve, siē ishte gjykatėsi i Temės (krites apo pretor),
qė varej drejtpėrsėdrejti nga qendra dhe qė tani trajtonte ēėshtjet e
administratės civile. Tronditjet e mėdha shoqėrore tė atij shekulli, si dhe
vėshtirėsitė e jashtme nė lindje tė Perandorisė Bizantine nė marrėdhėniet me
Perėndimin dhe me turqit selxhukė, kontribuan pėr tė krijuar terrenin e
pėrshtatshėm pėr kryengritjet e mėdha tė strategėve ushtarakė tė Durrėsit tė
gjysmės sė dytė tė shek. XI. Tema e Durrėsit u bė nė atė kohė njėra nga vatrat
kryesore tė kryengritjeve ndaj pushtetit qendror bizantin. I pari ndėr strategėt
e Durrėsit, qė ngriti krye kundėr Konstandinopojės, ishte proedri Niqifor
Brieni. Ky kishte qenė mė pėrpara strateg i Temės sė Shkupit, ku kishte shtypur
kryengritjen e vitit 1073. I transferuar nė Temėn e Durrėsit nga mesi i viteve
70, Brieni ishte dalluar nė mbrojtjen e kufijve veriorė nė luftė me sllavėt
kroatė si dhe me diokleasit. Njėherėsh ai u ballafaqua edhe me sulmet pirateske
tė anijeve tė normanėve tė Italisė, tė cilėt tashmė synonin tė shtriheshin drejt
Lindjes, nė territoret e Perandorisė Bizantine.
Nė tetor tė vitit 1077, strategu Niqifor Brieni dha sinjalin e kryengritjes
kundėr perandorit Mihal VII Dukas. Kronistėt bizantinė tė kohės pohojnė njėzėri
se me kryengritėsin Niqifor u bashkua popullsia vendase e Temės sė Durrėsit si
dhe mjaft fisnikė vendas, nė mes tė tė cilėve Bazil Kurtiqi nga Arbri. Niqifori
e deklaroi tė rrėzuar perandorin Mihal dhe, pasi e shpalli veten perandor, iu
drejtua Konstandinopojės me njė ushtri qė rrugės vinte e zmadhohej me vullnetarė
tė rinj. Nė Adrianopojė Brienin e prisnin kryengritės tė tjerė tė organizuar nga
i vėllai, Johani. Por nė tė dalė tė qytetit forcat kryengritėse u ndeshėn me
ushtrinė perandorake, tė cilėn tashmė e komandonte Aleks Komneni, njė ndėr
gjeneralėt bizantinė mė tė shquar tė tė gjitha kohėrave. Ushtria kryengritėse u
thye dhe mbeturinat e saj u shpėrndanė.
Ndėrkohė qė Brieni me kryengritėsit e tij ishin nisur nė drejtim tė
Konstandinopojės, nė Durrės kishte hyrė Niqifor Baziliaku, i emėruar dukė i
Durrėsit pas rebelimit tė tė parit. Por edhe duka i ri i Durrėsit nuk vonoi dhe,
vetėm pak muaj pas Brienit, u vetėshpall perandor dhe ngriti krye kundėr
qendrės.
I mbėshtetur nga paria dhe kleri vendas, ku u shqua peshkopi i Devollit,
Teodori, ai grumbulloi forca tė shumta shqiptaro-bizantine, ku nuk mungonin edhe
mercenarė nga perėndimi. Nė krye tė tyre ai u nis nga Durrėsi, kaloi Ohrin dhe
iu drejtua qytetit tė dytė tė Perandorisė, Selanikut. Fillimisht perandori
Niqifor III Botoniati u pėrpoq ta bindte kryengritėsin tė hiqte dorė nga
marshimi mbi kryeqytet, duke i premtuar falje e tituj tė rinj finikėrie.
Baziliaku e refuzoi ofertėn dhe kėshtu u arrit nė njė betejė tė pėrgjakshme me
forcat qeveritare, tė cilat i komandonte pėrsėri Aleks Komneni. Kryengritėsit u
shpartalluan dhe vetė Baziliaku u ēua nė pranga nė Konstandinopojė.
Kryengritjet e mėdha antibizantine tė shek. XI
Bazili II ishte perandori i fundit i dinastisė maqedone qė mundi tė ruajė
ekuilibrin e brendshėm shoqėror e politik midis interesave tė shtetit, atyre tė
aristokracisė feudale dhe tė fshatarėsisė sė lirė, si dhe tė stratiotėve qė
pėrbėnin shtyllėn kurrizore tė shtetit bizantin. Me vdekjen e tij (1018) ky
ekuilibėr u prish: aristokracia feudale, civile apo ushtarake filloi t'i rrisė
nė mėnyrė tė pakontrolluar pronat e veta duke gllabėruar pronėn e vogėl.
Pronarėt e vegjėl e humbėn pak nga pak statusin e mėparshėm tė lirisė dhe u
kthyen nė fshatarė tė varur. Pėr njė kohė tė gjatė shteti bizantin, e nė radhė
tė parė perandorėt e dinastisė maqedone (shek. IX-XI) ishin pėrpjekur t'i vinin
fre procesit tė krijimit tė pronės sė madhe dhe tė zhdukjes sė pronės sė vogėl
tė fshatarit. Fshatari i lirė si dhe stratioti, qė merrte nga shteti njė parcelė
toke kundrejt pėrmbushjes sė detyrimit fiskal e atij ushtarak, kishin
pėrfaqėsuar pėr shumė kohė burimin kryesor tė tė ardhurave tė arkės perandorake
dhe njėherėsh elementin bazė tė ushtrisė bizantine. Por nė kushtet e reja qė u
krijuan pas vdekjes sė Bazilit II, pronarėt e vegjėl u gjendėn pėrballė njė
sulmi tė dyfishtė: tė aristokracisė feudale tė tokės, nga njėra anė, dhe tė
shtetit bizantin qė rėndoi nė mėnyrė galopante barrėn e taksave nė dėm tė tyre.
Pėr rrjedhojė u krijua njė gjendje shpėrthyese, e cila jo rastėsisht arriti
kulmet e saj nė territoret ballkanike tė goditura rėndė nga luftėrat e fundit
bullgaro-bizantine. Nė vitin 1040 shpėrtheu kėtu njė kryengritje e fuqishme
kundėr pushtetit qendror e udhėhequr nga Pjetėr Deljani, njė bujar bullgar qė e
mbante veten pėr nip tė car Samuelit dhe qė e shpalli sakaq veten car.
Kryengritja prej Beogradit u pėrhap me shpejtėsi drejt Nishit e Shkupit.
Strategu bizantin i Durrėsit, Bazil Sinadeni, mblodhi ushtarakė tė temės sė tij
dhe shpejtoi t'u zėrė rrugėn kryengritėsve tė Pjetėr Deljanit "pėrpara se e
keqja tė pėrhapej", siē shprehet kronisti Johan Skilice qė pėrshkruan kėtė
ngjarje. Por revolta preku edhe vetė radhėt e ushtrisė sė Temės sė Durrėsit dhe
njė ushtarak me emrin Tihomir ngriti flamurin e kryengritjes nė zonėn e Dibrės,
ku ishin dislokuar forcat e strategut tė Durrėsit. Kėtu kryengritėsit i arriti
Pjetėr Deljani me tė vetėt. Forcat e kryengritėsve u bashkuan nėn drejtimin e
Pjetėr Deljanit, qė ndėrkohė kishte hequr qafe Tihomirin. Paskėtaj forcat
kryengritėse iu drejtuan Durrėsit, tė cilin e morėn, dhe mė tej morėn Selanikun.
Flakėt e kryengritjes pėrfshinė sakaq edhe temėn e Nikopojės, popullsia e sė
cilės ishte tejet e pakėnaqur nga arbitrariteti i nėpunėsve perandorakė.
Bizantinėt mundėn tė mbanin kėtu vetėm kėshtjellėn e Naupaktit mbi Gjirin e
Korintit.
Megjithatė, si rezultat i kontradiktave qė vazhduan tė ekzistojnė nė gjirin e
drejtuesve tė kryengritjes edhe pas vrasjes sė Tihomirit, lėvizja u shua mė
shpejt nga ēka pritej po tė kihen parasysh pėrmasat e saj. Kėtu luajti rolin e
vet edhe njė djalė i carit bullgar Ivan Vladisllav, Alusiani, qė u arratis nga
Konstandinopoja ku mbahej rob dhe u bashkua me kryengritėsit. Pasi eliminoi
Pjetėr Dejlanin, Alusiani u vu nė krye tė kryengritėsve. Por pas njė beteje tė
pasuksesshme me trupat perandorake, Alusiani iu dorėzua perandorit bizantin duke
shpejtuar kėshtu edhe fundin e kryengritjes. Megjithatė kryengritja e madhe e
vitit 1040-1041 ishte sinjali i parė i fuqishėm i tensioneve shoqėrore qė do tė
mbėrthenin Perandorinė Bizantine. Nė tė njėjtėn kohė, ajo qe njė tregues i
hendekut tė madh qė ishte krijuar ndėrkohė midis pushtetit qendror bizantin dhe
provincave perėndimore tė tij, ku bėnin pjesė edhe trevat shqiptare.
Rreth 30 vjet pas kryengritjes sė Pjetėr Dejlanit, njė tjetėr lėvizje shpėrtheu
nė Kosovė, nga ku u hap me shpejtėsi nė viset fqinje. Kryengritėsit kėrkuan t'i
printe princi i Dioklesė, Mihali, i cili dėrgoi pėr kėtė qėllim tė birin,
Konstandin Bodinin. Nė Prizren kryengritėsit e shpallėn Bodinin mbret tė tyre.
Me Bodinin u bashkua edhe paria e Shkupit me kreun e saj, Gjergj Vojtehu, i cili
erdhi vetė nė Prizren. Nė Prizren kryengritėsit thyen keqas edhe forcat e dukės
bizantin tė Shkupit, qė u dėrguan kundėr tyre. Pas kėsaj kryengritėsit morėn
Nishin, Ohrin, Devollin dhe vetėm nė Kostur forcat e riorganizuara bizantine
mundėn tė thyenin grupin kryesor tė kryengritėsve. Pjesa tjetėr e kryengritėsve,
me "mbretin" Bodin, ishte pėrqendruar nė Nish. Nė pėrpjekje pėr tė sulmuar e pėr
tė pushtuar Shkupin, forcat e Bodinit u thyen keq nga ushtria bizantine e
dėrguar me ngut nga perandori bizantin "pėr tė shuar flakėn, pėrpara se ajo tė
merrte dhenė", siē ėshtė shprehur njė kronist bizantin, dėshmitar i ngjarjes.
Gjatė betejės Bodini u zu rob dhe u dėrgua nė Konstandinopojė ku u mbyll nė
manastirin e Serxhit e tė Bakut derisa i ati i tij, Mihali i Dioklesė, organizoi
arratisjen e kthimin e tij nė atdhe.
Marrėdhėniet e Perandorisė Bizantine me Bodinin e Dioklesė vazhduan edhe mė tej
tė tensionuara. Pas betejės sė vitit 1082 nė rrethinat e Durrėsit, kur Bodini
nuk u erdhi nė ndihmė ushtrive bizantine tė angazhuara nė njė betejė vendimtare
me normanėt e Robert Guiskardit, princi i Dioklesė i shfaqi hapur ambicjet pėr
ta shtrirė sundimin e vet sa nė viset e Dalmacisė, nė veri, aq edhe nė
territoret e Temės sė Durrėsit, nė jug. Madje, sipas Kronikės sė Priftit tė
Dioklesė, pėr njė periudhė tė shkurtėr Bodini mundi tė pushtojė dhe tė mbajė
temėn nė fjalė, sė bashku me kryeqendrėn e saj, Durrėsin (tulit atque obtinuit
totam terram Duracinorum et ipsam civitatem Durachium). Perandori bizantin,
Aleksi I Komneni, dėrgoi atėherė si strateg tė Durrėsit njė kunatin e tij, Johan
Duka, i cili rifitoi kontrollin mbi Temėn e Durrėsit dhe e mbajti Bodinin larg
territoreve tė saj.