K R E U   III

LĖVIZJA KOMBĖTARE SHQIPTARE NĖ VITET 30-70
TĖ SHEK. XIX


1. FILLIMET E LĖVIZJES KOMBĖTARE
 

Gjendja nė Shqipėri pas reformave tė para centralizuese osmane
Zhvillimi i lėvizjes kombėtare nė vitet 30-40 tė shek. XIX pėrkon me periudhėn e reformave tė para centralizuese, qė filluan tė ndėrmerreshin nė Perandorinė Osmane nė vitet 30. Me kėto reforma, nė mėnyrė tė veēantė me likuidimin e sistemit tė timareve, dhe me njohjen ligjėrisht tė pronės private mbi tokėn (mė 1834), si edhe me masat pėr riorganizimin e sitemit administrativ, ushtarak dhe tė taksave, Porta e Lartė synonte ta fuste vendin nė rrugėn e evropianizimit, tė forconte pushtetin qendror, tė rimėkėmbte fuqinė e Perandorisė, e cila ishte dobėsuar sė tepėrmi nga prapambetja ekonomiko-shoqėrore, nga sistemi shtetėror anakronik, thellėsisht shtypės e parazitar, dhe nga kryengritjet e vazhdueshme tė popujve tė shtypur.
Reformat filluan tė zbatoheshin nė Shqipėri qysh nė vitet 30. Ato i dhanė njė goditje tė rėndė nė radhė tė parė shtresės sė vjetėr feudale-ushtarake, e cila, si kudo edhe nė Shqipėri, kishte filluar tė shthurej dhe ishte dobėsuar shumė nga ekspeditat osmane tė viteve 1822-1831. Njė pjesė e krerėve feudalė qė ishin aktivizuar nė kryengritjet u asgjėsua, tė tjerė u internuan dhe ata qė mundėn tė shpėtonin mėrguan jashtė vendit, ndėrsa pronat e tyre u shpallėn ēifligje shtetėrore. Reforma agrare u dha mundėsi tė ngriheshin e tė forcoheshin ēifligarėve tė rinj, pronarė privatė tė tokave, tė lidhur me Portėn e me politikėn e saj centralizuese.
Dobėsimi i klasės feudale shqiptare i dha mundėsi borgjezisė, tė pėrfaqėsuar nga tregtarėt dhe pronarėt e punishteve zejtare e tė manifakturave tė merrte pjesė mė me gjallėri nė jetėn ekonomike e politike tė vendit.
Reformat e para centralizuese u quajtėn tė pamjaftueshme, prandaj Mustafa Reshit pasha, pasi mori edhe pėlqimin e sulltanit tė ri, Abdyl Mexhitit, qė sapo kishte hipur nė fron, pėrgatiti projektin e reformave, tė njohura me emrin Tanzimat. Ato u shpallėn nga Mustafa Reshit pasha me dekretin perandorak (Hati Humajun) tė 3 nėntorit 1839, qė mban emrin “dekreti i Gjylhanesė”. Me kėtė akt shpalleshin kėto reforma: garantohej paprekshmėria e jetės, e nderit dhe e pasurisė pėr tė gjithė shtetasit osmanė, pa dallim feje; hiqej konfiskimi i pasurisė pėr ata qė paditeshin nė gjykatė dhe fėmijėt e tyre nuk privoheshin nga e drejta e trashėgimisė sė pasurisė; vendosej ndarja dhe mbledhja e rregullt e taksave dhe hiqej sistemi i sipėrmarrjes sė tyre (iltizami); futej shėrbimi i rregullt ushtarak dhe shkurtohej afati i tij; shėrbimi i regullt (nizami) do tė zgjaste 4-5 vjet, ndėrsa ai rezervist (redifi) 7 vjet.
Po tė vlerėsohet nė pėrgjithėsi, Tanzimati ishte njė orvatje qė ndėrmorėn qarqet qeveritare osmane pėr ta shpėtuar Perandorinė e tyre nga humnera ku po rrukullisej dhe pėr ta rimėkėmbur atė mbi baza tė reja, sipas shembullit tė shteteve evropiane. Prandaj Tanzimati ėshtė vlerėsuar nga bashkėkohėsit dhe nga studiues tė sotėm si njė pėrēapje qė Perandoria Osmane po bėnte pėr t’u shkėputur nga e kaluara e saj mesjetare-feudale dhe pėr tė hyrė nė rrugėn e shndėrrimit nė njė shtet modern.
Por gjithė kėto masa ishin gjysmake dhe nuk mund tė ndodhte ndryshe nė kushtet kur Perandoria Osmane nuk ndėrmori reforma rrėnjėsore pėr tė ndryshuar sistemin e saj ekonomik tė prapambetur gjysmėfeudal dhe regjimin politik mesjetar absolutist. Nė tė vėrtetė reformat u katandisėn nė disa arnime borgjeze, qė nuk mund ta ndryshonin gjendjen nė Perandori. Megjithatė, nėse edhe kėto masa gjysmake ishin tė dobishme pėr Perandorinė Osmane, sepse mund tė ndikonin nė forcimin e sistemit tė saj tė centralizuar, nė aftėsinė pėr tė pėrballuar lėvizjet ēlirimtare dhe ndėrhyrjet e Fuqive tė Mėdha, ato nuk qenė tė mira pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, tė cilėt nuk e gjykuan Tanzimatin me syrin e klikės sunduese sulltaniste, por me logjikėn e popullit tė shtypur, jo nga pozitat e Portės sė Lartė, por nga interesat e kombit tė shtypur e tė robėruar dhe tė aspiratės sė tij pėr ta ndryshuar kėtė gjendje. Shqiptarėt e vlerėsuan Tanzimatin, jo nė prizmin e fuqizimit tė Perandorisė, por nė kėndvėshtrimin e vetėqeverisjes sė Shqipėrisė, jo sipas zhurmės sė deklaratave tė bujshme, por nga rezultatet e tij praktike dhe nga rrjedhojat qė pati pėr popullin shqiptar.
Nė tė vėrtetė Tanzimati nuk u dha shqiptarėve asnjė tė drejtė kombėtare, nuk i njohu as si komb mė vete, nuk dha asnjė mundėsi pėr vetėqeverisje, madje ua mohoi pėrsėri tė drejtėn mė elementare njerėzore pėr tė shkruar dhe pėr tė mėsuar nė shkolla gjuhėn amtare. Ai i detyroi shqiptarėt t’i nėnshtroheshin administratės sė huaj burokratike, shėrbimit tė rėndė e tė detyrueshėm ushtarak, rriti mė shumė peshėn e taksave, qė edhe deri atėherė ishte e rėnduar dhe pėrgjithėsisht ēoi nė keqėsimin e gjendjes sė tyre ekonomike e politike, nė forcimin e zgjedhės nacionale turke mbi ta. Ato reforma, nė dukje me karakter evropian, qė u shpallėn edhe nėn trysninė e Fuqive tė Mėdha (si barazia e gjithė shtetasve, gjithnjė si osmanllinj), nuk u vunė asnjėherė nė jetė dhe nuk mund tė realizoheshin pa ndryshime rrėnjėsore nė sistemin ekonomik e politik tė Perandorisė Osmane, tė cilat sulltanėt osmanė nuk ishin nė gjendje t’i bėnin.
Me zbatimin e reformės nė fushėn administrative, pushteti civil u nda nga ai ushtarak dhe qeverisja e vendit, qė deri atėherė bėhej nga feudalėt vendas, kaloi nė duart e njė aparati burokratik tė centralizuar. Porta e Lartė nuk kishte mė besim te funksionarėt shqiptarė. Pėrvoja e viteve tė kaluara kishte treguar se ata ishin tė prirur drejt qeverisjes sė krahinave nė mėnyrė autonome e drejt shkėputjes sė plotė nga vartėsia e Perandorisė Osmane. Prandaj ajo filloi zėvendėsimin e tyre shkallė-shkallė me nėpunės tė huaj. Nė fillim u zėvendėsuan qeveritarėt e sanxhakėve shqiptarė, kadinjtė, myftinjtė, veēanėrisht nė ato krahina ku kishin shpėrthyer pėrsėri lėvizje kryengritėse, qė sapo ishin shtypur me armė. Kėshtu, nė mjaft sanxhakė e sidomos nė Shqipėrinė e Jugut pushteti kaloi nga duart e qeveritarėve shqiptarė nė ato tė funksionarėve turq.
Administrata e re pėrbėhej nga nėpunės tė huaj qė nuk e dinin gjuhėn e vendit dhe nuk i njihnin zakonet e traditat e popullit shqiptar. Meqenėse do tė qėndronin nė kėto poste njė periudhė tė caktuar dhe meqė njė pjesė e nėpunėsve ose nuk paguheshin rregullisht ose duhej tė siguronin rrogėn nga tė ardhurat lokale, ata pėrpiqeshin tė grabisnin me tė gjitha mėnyrat popullsinė me anė taksash e gjobash, pa u pėrmbajtur as nė pėrdorimin e forcės. Pėrveē kėsaj, praktikohej gjerėsisht ryshfeti, pa tė cilin nuk mund tė kryhej asnjė punė. Ai u jepej si nėpunėsve tė thjeshtė, ashtu edhe funksionarėve tė organeve mė tė larta tė Perandorisė Osmane. Edhe sistemi i mbledhjes sė taksave me anė tė iltizamit (sipėrmarrjes), megjithėse u krijua njė aparat i veēantė nėpunėsish tė financave, nė praktikė nuk u hoq, por mbeti nė fuqi pėr njė kohė tė gjatė, sepse u leverdiste funksionarėve tė lartė tė shtetit, qė pėrfitonin e pasuroheshin me kėto lloj spekulimesh.
Ndėrsa nė njė varg qendrash administrative u grumbulluan me shumicė nėpunėsit e huaj turq, disa zona, si Tiranėn, Matin, Lezhėn, Ulqinin, etj., Porta e Lartė i la, nė vitet 40, ende nė duart e oxhakėve tė vendit, tė cilėt i paguanin arkės shtetėrore nė Stamboll njė shumė tė pėrgjithshme vjetore, tė nxjerrė nga detyrimet nė krahinat qė administronin.
Krahas reformės administrative, Porta e Lartė mori masa pėr tė vėnė nė jetė reformėn ushtarake, e cila parashikonte ēarmatimin e popullsisė dhe krijimin e njė ushtrie tė rregullt. Nė kuadrin e krijimit tė kėsaj ushtrie, Veziri i Madh, Mehmed Reshid pasha, qė ishte ngarkuar me zbatimin e reformave nė Shqipėri, filloi tė rekrutonte ushtarė tė rregullt (nizamė) nga mosha 15 deri nė moshėn 30-vjeēare. Tė rekrutuarit bėnin jetė kazerme dhe stėrviteshin sipas rregullave tė ushtrive evropiane. Ata e kryenin shėrbimin ushtarak larg vendit tė vet nė kushte shumė tė vėshtira. Vetėm njė pjesė e tyre mund tė kthehej e gjallė dhe pa u gjymtuar nga shėrbimi i gjatė ushtarak nė dhe tė huaj. Mė tė shumtė ishin ata qė vdisnin nga abuzimet e intendentėve, nga mungesa e ushqimit dhe e veshmbathjes dhe nga epidemitė, sesa ata qė vriteshin nė luftė.
Shėrbimi rezervist (redif) bėhej zakonisht nė vendlindjen e rezervistėve. Kjo u jepte atyre mundėsi qė nė njė kohė tė caktuar, krahas shėrbimit ushtarak, tė merreshin edhe me bujqėsi e me blegtori.
Reforma ushtarake u shoqėrua edhe me tatime e taksa tė reja “tė jashtėzakonshme”, qė shėrbenin pėr ushqimin dhe pėr veshjen e ushtarėve nizamė. Por edhe kjo reformė nuk u zbatua kudo dhe menjėherė. Ushtria e rregullt u vendos nė qytete, ku mbaheshin garnizone ushtarake. Nė Manastir dhe nė Janinė u grumbulluan forca tė mėdha, me anė tė tė cilave Porta ushtronte njė trysni tė vazhdueshme mbi trevat shqiptare.
Ndėrsa nga njėra anė Stambolli organizonte ushtrinė e rregullt, nga ana tjetėr vazhdonte tė pėrdorte repartet e parregullta, tė rekrutuara nga krerė feudalė e bajraktarė midis malėsorėve pėr t’i dėrguar nė frontet e luftės me shtete tė tjera ose pėr tė shtypur kryengritjet brenda e jashtė Shqipėrisė. Nė kėto raste Porta e Lartė synonte jo vetėm tė pėrfitonte nga ndihma e tyre ushtarake, por edhe t’i largonte nga Shqipėria ku zienin kryengritjet e t’i neutralizonte kėto forca tė rrezikshme pėr tė.
Me reformat e periudhės sė Tanzimatit Porta e Lartė u kishte njohur kombėsive tė Perandorisė Osmane tė drejtėn tė merrnin arsim nė gjuhėn amtare nė shkollat publike. Por ajo vijonte tė barazonte kombėsinė me fenė. Kėshtu, myslimanėt e Perandorisė, midis tė cilėve edhe shqiptarėt, ajo vazhdoi edhe pas kėsaj t’i quante “turq”, ndėrsa ortodoksėt, qofshin kėta shqiptarė, bullgarė, serbė a vllehė, i quante “grekė” ose “rumė” dhe i kishte lėnė nėn administrimin fetar e kulturor tė Patrikanės greke tė Stambollit. Si kombėsi mė vete quheshin edhe katolikėt ose “latinėt” e Perandorisė.
Shqiptarėve tė ndarė nė myslimanė, ortodoksė e katolikė, duke mos bėrė pjesė nė njė bashkėsi tė vetme fetare dhe duke mos u njohur kėshtu si njė kombėsi mė vete, nuk u jepej mundėsia tė lėvronin lirisht gjuhėn e tyre amtare. Ata detyroheshin tė kishin arsimin sipas fesė sė tyre turqisht, greqisht ose italisht. Nė pėrputhje me kėtė politikė, pas shpalljes sė dekreteve tė Tanzimatit nė Shqipėri u rrit numri i shkollave nė gjuhė tė huaj. Shkolla shtetėrore fillore dhe qytetėse (ruzhdie) nė gjuhėn turke u hapėn nė krahina tė ndryshme tė vendit; nė Shqipėrinė e Jugut u rrit edhe numri i shkollave laike nė gjuhėn greke pėr popullsinė ortodokse, tė cilat ishin nėn mbikqyrjen e peshkopėve grekė, ndėrsa nė veri, ndonėse mė pak, u rrit numri i shkollave katolike qė drejtoheshin nga kleri ose nga disa mėsues privatė nė Shkodėr. Megjithėse pėrhapnin njohuri tė dobishme dhe ndihmonin nė arsimimin e njė pjese tė fėmijėve, kėto shkolla, pėrveē atyre qė drejtoheshin nga mėsues privatė, pėrshkoheshin nga njė frymė fanatizmi dhe intolerance fetare, nuk shėrbenin pėr afirmimin kombėtar tė shqiptarėve tė feve tė ndryshme, por nxisnin dasinė fetare dhe u shėrbenin politikės sė shteteve qė i mbanin ato dhe synimeve tė tyre pėr asimilimin e shqiptarėve.
Reformat, formalisht, parashikonin barazinė e shtetasve pavarėsisht nga feja e tyre. Por nė tė vėrtetė paria sunduese feudale osmane vijoi ta ruante pozitėn e saj tė privilegjuar kundrejt popullsisė sė krishterė. Pabarazia juridike e popullsisė sė krishterė shprehej, pėrveē tė tjerave, nė pagimin e njė takse tė veēantė pėr gjithė meshkujt e krishterė mbi 12 vjeē (xhizje).
Vetė sulltani e rrethi i tij familjar, si edhe pėrfaqėsuesit e tjerė tė klasės feudale osmane, nxirrnin pėrfitime duke shkelur parimet e shpallura nga reformat dhe duke ruajtur praktikėn e vjetėr tė abuzimeve, siē ishte veēanėrisht shitja e posteve qeveritare. Sulltani e familja e tij ruajtėn nė Shqipėri pėr njė kohė tė gjatė njė varg privilegjesh feudale. Kėshtu, njė pjesė e mirė e tė ardhurave tė sanxhakut tė Ohrit, ku pėrfshiheshin krahina tė tėra shqiptare, vijuan t’i shkonin si tė ardhura private sulltanes-nėnė, kurse sulltanit i shkonin tė ardhurat nga qiraja e Bezistenit? nė pazarin e Shkodrės dhe nga shitja e sė drejtės sė peshkimit po nė kėtė qytet. Madje, gabelėt (arixhinjtė) e Myzeqesė edhe pas shpalljes sė reformave vazhduan tė quheshin tė gjithė skllevėr tė sulltanit dhe shėrbimet e tyre u shiteshin pėr vit (nga ana e tij) tė interesuarve kundrejt njė shume tė caktuar.

Fillimet e ideologjisė e tė kulturės kombėtare
Reformat shtuan pakėnaqėsinė e shtresave mė tė ndryshme tė popullsisė ndaj sundimtarėve osmanė dhe acaruan mė tej kontradiktat kombėtare dhe ekonomiko-shoqėrore me ta.
Kėtė gjendje shpirtėrore tė popullsisė dhe aspiratat e saj i shprehėn nė dokumente tė rėndėsishme e nė vepra shkencore e artistike ideologėt dhe shkrimtarėt e parė tė Rilindjes, si Naum Veqilharxhi (1797-1854), Jeronim de Rada (1814-1903) etj. Kjo veprimtari synonte, me anėn e pėrhapjes sė ideve e tė kulturės kombėtare, tė forconte ndėrgjegjen kombėtare tė popullit shqiptar dhe bashkimin e tij mbi ndarjet fetare e krahinore nė luftė pėr lirinė, pėr tėrėsinė territoriale dhe pėr zhvillimin demokratik tė shoqėrisė shqiptare.
Prapambetja e pėrgjithshme e Shqipėrisė dhe shtypja ekonomike e politike osmane bėnė qė ideologjia e kultura kombėtare tė zhvilloheshin me vėshtirėsi e nė pėrmasa tė kufizuara brenda vendit. Ato gjetėn kushte mė tė pėrshtatshme zhvillimi jashtė atdheut, nė kryeqytetin e Perandorisė, nė Stamboll, nė Itali, nė shtetet ballkanike etj. Nė kėto vende kishin filluar tė pėrhapeshin idetė e Revolucionit francez (1789-1794), i cili, si njė revolucion i fuqishėm demokratik, i kishte dhėnė njė goditje tė rėndė regjimit feudal absolutist e ideologjisė sė tij nė Evropė dhe kishte shpallur e kishte pėrhapur idetė e mėdha tė lirisė e tė kombėsisė. Kėto ide kishin gjetur mishėrimin e tyre edhe nė revolucionet ēlirimtare nė Serbi, nė Greqi e nė Rumani. Idetė e reja kishin ndikuar mbi intelektualė dhe tregtarė shqiptarė qė u njohėn me to nė qytete tė ndryshme tė Evropės dhe filluan luftėn kundėr ideologjisė mesjetare-klerikale tė Perandorisė teokratike tė sulltanėve-kalifė e tė Patrikanės ortodokse tė Stambollit, si dhe kundėr zgjedhės kombėtare tė sundimtarėve osmanė.
Idetė kombėtare u bėnė jehonė kryengritjeve popullore kundėr Tanzimatit, por nuk arritėn ende nė kėtė periudhė tė formuloheshin nė mėnyrė tė plotė nė njė program tėrėsor politik tė lėvizjes kombėtare. Ato u shprehėn jo aq nė traktate politike, nė memorandume ose nėpėrmjet shtypit, sesa nė vepra letrare e nė studime pėr popullin shqiptar, pėr historinė, gjuhėn e kulturėn e tij. Me shkrimet e tyre rilindėsit e parė luftuan pėr tė shtuar dashurinė pėr vendin, pėr tė ngritur mė tej ndėrgjegjen kombėtare tė popullit, duke lartėsuar traditat e mėdha patriotike tė sė kaluarės e sidomos tė epokės sė Skėnderbeut dhe kulturėn e pasur popullore; ata i kushtuan njė kujdes tė veēantė gjuhės amtare e shkollės shqipe si mjete jo vetėm pėr tė nxjerrė vendin nga errėsira mesjetare, por edhe pėr tė afirmuar individualitetin e vetėqenien kombėtare tė shqiptarėve.
Naum Veqilharxhi formuloi idetė e para pėr rrugėt e ēlirimit tė kombit shqiptar. Si iluminist e atdhetar i shquar punoi pėr tė pėrhapur diturinė e shkollėn kombėtare nė Shqipėri, tė cilat i quante mjete tė rėndėsishme pėr emancipimin dhe bashkimin kombėtar tė shqiptarėve. Jeronim de Rada, nga arbėreshėt e Italisė, e ripunoi “Milosaon” i ndikuar drejtpėrdrejt nga lėvizjet kryengritėse tė viteve 30. Ai dalloi tek ato etapėn e re qė shėnuan pėr lėvizjen ēlirimtare tė popullit shqiptar dhe nxori prej tyre pėrfundimin se tanimė “erdhi dita e Arbrit”, qė tingėllonte si njė thirrje pėr t’i nxitur shqiptarėt tė vijonin luftėn kundėr sundimtarėve tė huaj.
Kthesa qė shėnuan kryengritjet e viteve 30-40 nė lėvizjen ēlirimtare shqiptare gjeti pasqyrim edhe nė krijimtarinė e shkrimtarit arbėresh Vinēenc Dorsa, i cili shkruante, mė 1847, se Shqipėria kishte hyrė tanimė nė epokėn e Rilindjes dhe se ajo besonte qė do tė ēlirohej sė shpejti.
Duke e kuptuar rolin e madh tė pėrdorimit tė gjuhės amtare pėr zhvillimin e vendit, rilindėsit i dhanė rėndėsi mėsimit e shkrimit tė saj dhe pėrhapjes sė arsimit shqip me njė alfabet tė pėrbashkėt. Duke u nisur nga mendimi shkencor se gjuha ėshtė e para ndėr shenjat themelore dalluese tė kombit, me njėsimin e alfabetit ata synonin njėsimin e gjuhės, qė do tė ēonte nė forcimin e njėsisė kombėtare. Prandaj rilindėsit e parė, si dhe tė tjerėt qė i pasuan, ishin ideologė tė ēlirimit kombėtar e mėsues dhe hartuan vepra shkencore e letrare si edhe tekste shkollore.

Tiparet e reja tė lėvizjeve ēlirimtare kundėrosmane
Me zbatimin e Tanzimatit u vendos mbi popullin shqiptar shtypja e drejtpėrdrejtė dhe e egėr e sundimtarėve osmanė. Administrata burokratike e pėrbėrė nga nėpunės me kombėsi tė huaj, grabitqarė e tė pangopur, detyrimet e rėnda fiskale, shėrbimi i rregullt dhe i zgjatur ushtarak, gjyqet e korruptuara etj., e rėndonin zgjedhėn kombėtare dhe e shtonin shtypjen ekonomike e politike mbi pjesėn mė tė madhe tė popullsisė.
Fshatarėsia dhe vegjėlia e qyteteve duhej tė pėrballonin detyrime e taksa tė rėnda qė vendoste administrata e re, abuzimet e nėpunėsve osmanė, si dhe mashtrimet e spekulimet e sipėrmarrėsve tė tė ardhurave shtetėrore, nė njė kohė kur ekonominė e popullsisė myslimane e dėmtonte edhe shėrbimi shumėvjeēar ushtarak, qė i rrėmbente krahėt mė tė aftė pėr punė.
Me administratėn e re u ndesh edhe fshatarėsia e disa zonave malore, qė gėzonte tė drejta vetėqeverisjeje tė fituara me luftė. Mosnjohja e kėtyre tė drejtave dhe orvatjet pėr tė zbatuar sistemin tatimor e rekrutimin e detyruar ushtarak u sillnin kėtyre krahinave njė shtypje e shfrytėzim ekonomik qė nuk e kishin njohur mė parė.
Nga reforma prekeshin edhe shtresa tė tjera tė popullsisė: spahinjtė e dikurshėm dhe krerėt e esnafėve, tė cilėt kishin humbur tė drejtat e privilegjet qė u siguronte sistemi i mėparshėm feudal-ushtarak; njė pjesė e bajraktarėve, e kapedanėve dhe e bylykbashėve, tė cilėt nuk e gėzonin mė tė drejtėn e rekrutimit tė ushtarėve me rrogė qė u sillte fitime; ēifligarėt e goditur nga Porta si dhe ata qė ishin lidhur me tregun kėrkonin zhvillimin e tij dhe ishin tė pakėnaqur nga pengesat burokratike tė administratės sė re; pjesa mė e madhe e borgjezisė, qė u zhgėnjye shumė shpejt nga reformat tė cilat, jo vetėm nuk vendosėn rregullin e qetėsinė e dėshiruar dhe nuk zhdukėn pengesat e brendshme pėr zhvillimin e lirė tė tregtisė e tė industrisė sė tregut kombėtar, por edhe e bėnė atė objekt tė abuzimeve grabitqare tė administratės sė re.
Si pasojė, pakėnaqėsia ndaj reformave pėrfshiu shtresat mė tė ndryshme shoqėrore, pjesėn mė tė madhe tė popullsisė. Kjo pakėnaqėsi erdhi duke u rritur shkallė-shkallė me orvatjet qė bėri Porta e Lartė pėr tė zbatuar reformat nė Shqipėri dhe u shndėrrua nė kryengritje tė armatosura qė vijuan njėra pas tjetrės pėr disa dhjetėra vjet. Nė kėto kryengritje morėn pjesė pothuajse tė gjitha forcat e grupet shoqėrore tė popullsisė. Lufta mori karakter ballor, qė dėshmonte pėr ndryshime nė pėrmasat e nė organizimin e saj. U krijua kėshtu njė front i gjerė kundėrosman, i cili pėrbėnte tiparin kryesor tė kthesės qė ishte bėrė nė luftėn ēlirimtare tė popullit shqiptar.
Pas goditjeve ekonomike e politike qė krerėt feudalė shqiptarė pėsuan nė vitet 1822-1831, ata nuk qenė mė nė gjendje as tė organizonin dhe as tė udhėhiqnin kryengritjet kundėr sundimit osman. Nė udhėheqje tė lėvizjes kryengritėse, gjatė viteve 30-40, krahas krerėve ēifligarė dolėn pėrfaqėsues tė borgjezisė qytetare e tė fshatarėsisė. Ky ishte njė tipar tjetėr i ri qė dėshmonte pėr ndryshimet cilėsore tė ndodhura nė zhvillimin e luftės sė armatosur.
Ndryshime thelbėsore ndodhėn edhe nė pėrmbajtjen e nė karakterin e kėrkesave tė kryengritjeve tė fillimeve tė Rilindjes Kombėtare, tė viteve 30-40 tė shek. XIX. Lufta pėr tė pėrjashtuar nga zbatimi i politikės sė centralizmit burokratik viset shqiptare shprehte nė fakt kėrkesėn pėr njohjen e kombėsisė shqiptare si kombėsi mė vete, pėr trajtimin e veēantė tė Shqipėrisė nė kuadrin e Perandorisė dhe pėr administrimin e saj nga njerėzit e vendit, qė nėnkuptonte synimin pėr vetėqeverisje nė shkallė kombėtare e jo mė lokale-krahinore. Kurse nė rastet, qoftė edhe tė veēanta, siē ishte ai i Kryengritjes sė Dervish Carės tė viteve 1843-1844 e ndonjė tjetėr, kur kryengritėsit i referoheshin shembullit tė organizimit tė shteteve fqinje, shpreheshin haptazi pretendimet pėr autonominė e vendit tė tyre.
Forcat e shtresat e ndryshme shoqėrore u jepnin kėtyre kėrkesave pėrmbajtje tė ndryshme. Nė lėvizje u aktivizuan edhe ato shtresa, tė cilat kishin humbur privilegjet e pozitat qė gėzonin nė sistemin feudal-ushtarak e qė synonin t’i rifitonin ato. Lėvizja e tyre kishte karakter tė kufizuar e konservator, sepse synonte ta kthente vendin prapa, nė tė kaluarėn. Por pjesa mė e madhe e popullsisė qė mori pjesė nė kryengritjet pėrbėhej nga masat qytetare e fshatare, tė cilat nė administrimin e vendit nga shqiptarėt shihnin ēlirimin e tyre nga zgjedha e rėndė kombėtare e administratės sė huaj burokratike osmane dhe nga shtypja e egėr e saj.
Kėto kėrkesa nuk arritėn, nė ato vite, tė formuloheshin nė mėnyrė tė pėrcaktuar, nė formėn e njė programi tė vetėm dhe tė paraqiteshin nė emėr tė tė gjithė popullit shqiptar, sepse mungonte njė udhėheqje e formuar politikisht dhe njė organizatė a njė qendėr e vetme drejtuese, qė tė bashkėrendonte lėvizjet e veēanta, t’i shkrinte ato nė njė lėvizje tė pėrgjithshme e t’i jepte asaj njė program tė pėrbashkėt kombėtar. Megjithatė, siē ėshtė pranuar me tė drejtė nga historiografia e sotme shqiptare, kėrkesa mė e shpeshtė e kėtyre kryengritjeve pėr njė status tė veēantė tė trojeve shqiptare, duke i dalluar e duke i veēuar nga territoret e tjera tė Perandorisė Osmane, pėrmbante nė “embrion”, nė formulimin e saj fillestar, kėrkesėn e administrimit autonom tė Shqipėrisė, tė autonomisė territoriale-administrative tė saj, duke ua lėnė atė nė dorė “krerėve” tė vendit.
Kryengritjet kundėr shtypjes kombėtare patėn nė fillim karakter lokal, por, meqenėse shpėrthyen pothuajse nė tė njėjtėn kohė e pėr tė njėjtat shkaqe, drejtoheshin kundėr njė armiku tė pėrbashkėt dhe kishin kėrkesa tė njėllojta. Ato u shndėrruan dora-dorės nė kryengritje tė gjera tė fuqishme duke pėrfshirė krahina tė tėra tė vendit. Pėr herė tė parė u bėnė pėrpjekje pėr kapėrcimin e kornizave lokale dhe pėr organizimin e njė kryengritjeje tė pėrgjithshme (mė 1834), qė shprehte prirjen e popullit shqiptar drejt bashkimit. Gatishmėria e bashkėpunimi ndėrmjet vatrave tė veēanta tė kryengritjeve dhe solidariteti ndėrmjet popullsisė sė trevave tė ndryshme, tregonin se procesi i bashkimit tė popullit shqiptar kishte hedhur rrėnjė tė qėndrueshme.
Ndryshime u vunė re edhe nė aspektin organizativ tė kėsaj lufte. Dolėn nė skenė forma organizative demokratike dhe mė tė kohės. Me zgjerimin e luftės, pėr tė pėrballuar forcat e mėdha armike dhe pėr tė bashkėrenduar veprimet luftarake u organizuan kuvende, besėlidhje, pleqėsi dhe kėshilla tė kryengritėsve, disa nga tė cilat, ndonėse kishin qenė edhe mė parė, morėn pėrmbajtje tė re. Krahas pėrfaqėsuesve tė parisė ēifligare, nė to merrnin pjesė tani edhe pėrfaqėsues tė shtresave mė tė gjera tė popullsisė, tė vegjėlisė qytetare e fshatare, tė pronarėve tė vegjėl tė tokave, kryepleq e nėpunės tė vegjėl, shumica e tė cilėve ishin pak tė njohur. Pėrveē kėsaj, besėlidhjet e kapėrcyen karakterin e ngushtė lokal dhe nė disa raste morėn karakter ndėrkrahinor, siē ishin Besėlidhja e nėntė krahinave tė Shqipėrisė sė Jugut e viteve 1833-1834, Kėshilli i Pėrkohshėm nė Shkodėr (1833-1835), Kuvendi i Madh Ndėrkrahinor i Mesaplikut (1847), i cili, duke krijuar Lidhjen Kombėtare Shqiptare dhe organin e saj Komitetin Kombėtar, mund tė shihet si njė organizėm qė synonte tė merrte karakterin e njė forumi me pėrmasa kombėtare.
Njė rol gjithnjė e mė tė dukshėm filluan tė luanin nė kėto kryengritje qytetet e sidomos ato kryesore, si Shkodra, Berati, Prizreni, Gjakova, Shkupi e Elbasani, tė cilat u bėnė qendra tė rėndėsishme tė kėtyre lėvizjeve. Kjo dėshmonte pėr peshėn gjithnjė e mė tė madhe qė filluan tė kishin qytetet nė jetėn ekonomike e politike tė vendit.
Tė zhvilluara nė kohėn, kur te shqiptarėt ishte formuar tanimė njė vetėdije politike e kombėtare, kryengritjet e viteve 30 e 40 nuk mund tė mos merrnin tipare tė reja, nacionalēlirimtare. Dėshmi e kėsaj vetėdijeje tė shqiptarėve ishte edhe pėrkrahja qė ata u dhanė revolucioneve nacionale nė Principatat Rumune dhe nė Greqi, nė vitet 20, nė tė cilat dhanė njė kontribut tė ēmuar. Mjaft e gjerė ishte pjesėmarrja e shqiptarėve tė kolonisė sė Rumanisė dhe jo vetėm e atyre, por edhe e tė tjerėve tė ardhur nga Shqipėria, e veēanėrisht nga trevat e saj jugore, nė kryengritjen qė shpėrtheu nė Principatat Rumune nė vitin 1821. Disa prej tyre kishin marrė pjesė edhe nė Revolucionin serb tė vitit 1815. Ėshtė njė fakt i njohur, tanimė, se Naum Veqilharxhi, njė nga personalitetet mė tė shquara tė Rilindjes Shqiptare, mori pjesė nė kryengritjen e vitit 1821 nė Vllahi dhe nė Moldavi qysh nė fillim tė saj, ndihmoi nė organizimin e revoltės dhe ishte i pranishėm, si komandant ushtarak, gjatė disa veprimeve luftarake qė u zhvilluan kundėr forcave osmane. Rol tė veēantė, si organizator dhe komandant ushtarak, nė kryengritjen e vitit 1821 nė Principatat Rumune luajti iluministi tjetėr i njohur shqiptar, Konstandin Duka.
Shqiptarėt pėrbėnin njė forcė tė rėndėsishme luftarake nė trupat e eteristėve*, tė komanduar nga princi grek Aleksandėr Ipsilanti, si edhe nė ato tė rumunit Tudor Vladimiresku qė luftuan trimėrisht nė radhėt e kryengritėsve tė drejtuar nga komandantėt shqiptarė, Haxhi Prodani e kapiten Mihallaqi. Tė shumtė ishin shqiptarėt qė u vranė nė betejat qė u zhvilluan gjatė kėsaj kryengritjeje e sidomos nė atė tė Skulenit, pas sė cilės trupat e tyre u hodhėn nė lumin Pruth. Edhe masakra qė ushtria osmane ndėrmori nė Bukuresht ndaj forcave kryengritėse, nė gusht tė vitit 1821, ishte drejtuar kundėr shqiptarėve qė morėn pjesė nė revoltėn kundėrosmane.
Shqiptarėt u bashkuan me kryengritjen e Principatave Rumune jo si mercenarė, por si luftėtarė qė ishin tė ndėrgjegjshėm se, duke kontribuar nė ēlirimin e popullit rumun nga sundimtarėt osmanė, tė cilėt mbanin tė robėruar gjithė popujt e Ballkanit, do tė jepnin ndihmesėn e tyre edhe nė ēėshtjen e ēlirimit kombėtar tė popullit shqiptar. Pikėrisht pse vepruan si njė forcė e ndėrgjegjshme politikisht nė aktet e kryengritjes sė Principatave Rumune, shqiptarėt pėrmenden krahas grupeve tė tjera etnike qė morėn pjesė nė lėvizje. Edhe frymėzuesit e lėvizjes, eteristėt, nė thirrjen qė u drejtuan shqiptarėve, grekėve, vllahomoldavėve, bullgarėve, serbėve, maqedonėve etj. qysh nė fillim tė kryengritjes u kujtonin atyre se kjo luftė bėhej pėr ēlirimin e gjithė popujve tė Ballkanit dhe njėherazi tė atdheut tė tyre, se ėshtė atdheu i tyre i robėruar ai qė u bėn thirrje tė ngrihen kundėr sundimtarėve tė huaj osmanė.
Shqiptarėt ishin, gjithashtu, njė forcė aktive me rol tė veēantė si nė pėrgatitjen e kryengritjes greke tė vitit 1821, ashtu edhe nė zhvillimin e revolucionit nė pėrgjithėsi. Nėse Ali pashė Tepelena me veprimet e tij ushtarake kundėr ushtrive osmane u dha dorė eteristėve tė shpėrthenin kryengritjen nė mars tė vitit 1821, shqiptarėt (arvanitėt), krahas grekėve, ishin nismėtarė tė kėsaj kryengritjeje. Qysh nė mars tė vitit 1821 u bashkuan me Revolucionin grek fshatra tė tėra shqiptare (arvanite) tė Atikės. Kryengritėsit shqiptarė, tė udhėhequr nga fshatari i thjeshtė Melet Vasili nga Atika (i quajtur Haxhimeleti), marshuan nė fundin e marsit drejt Athinės, e detyruan garnizonin osman tė mbyllet nė Akropol dhe ēliruan Athinėn. Pėrgjithėsisht gjatė fazės sė parė tė Revolucionit grek arvanitėt, dhe jo vetėm ata, por edhe shqiptarėt e trevave tė Shqipėrisė, duke pėrfshirė edhe ata myslimanė, u bėnė figura qendrore e ngjarjeve dhe e veprimeve luftarake tė kryengritėsve. Kryengritėsit e Peloponezit, grekė e shqiptarė (arvanitė), tė komanduar nga Kolokotroni, arritėn tė merrnin qytetin e Tripolicės, pėr ēlirimin e tė cilit patėn luftuar pesė muaj me radhė, vetėm pasi shqiptarėt myslimanė hynė nė marrėveshje me ta dhe dezertuan nė masė nga ushtria osmane. Pati edhe mjaft shqiptarė myslimanė, ndėrmjet tė cilėve njihen Mustafa Gega, Bajram Lapi, Avdi Gega etj., tė cilėt jo vetėm dezertuan nga ushtria osmane, por morėn pjesė nė veprimet luftarake tė Revolucionit grek. Ėshtė i njohur gjithashtu kontributi i luftėtarėve suliotė, tė udhėhequr nga Marko Boēari, tė cilėt gjatė periudhės sė parė tė Revolucionit grek mbajtėn barrėn kryesore tė luftės nė Greqinė kontinentale. Edhe sundimtari i pashallėkut tė Shkodrės, Mustafa pashė Bushatlliu, duke kundėrshtuar urdhrin e sulltanit, braktisi, nė vitin 1823, luftimet nė Misolongjin e rrethuar, nuk pranoi tė marshonte drejt Athinės pėr tė shtypur kryengritjen dhe u kthye me ushtrinė e tij nė Shkodėr. Shpėrthimi i rrethimit tė Misolongjit nga grekėt mė 1823 u arrit, krahas tė tjerave, edhe nga ndihmesa e shqiptarėve qė dezertuan nė masė nga ushtria osmane. Kėto dezertime tė shqiptarėve myslimanė nga ushtria do tė pėrsėriteshin edhe nė rrethimin e dytė tė Misolongjit, nė vitin 1825.
Po kėshtu, pjesa mė e madhe e feudalėve shqiptarė tė Toskėrisė nuk pranoi tė bashkėpunonte me Portėn e Lartė nė shtypjen e kryengritjes greke. Ata i kumtuan tė dėrguarve tė Stambollit se do tė hynin nė ushtrinė osmane vetėm nė qoftė se do tė rrezikoheshin territoret e Shqipėrisė Jugore. Pėr shkak tė kėtij qėndrimi tė shqiptarėve dėshtoi fushata ushtarake osmane kundėr Revolucionit grek nė shkurt-qershor tė vitit 1821. Dėshtuan gjithashtu pėrpjekjet qė Hurshid Pasha bėri nė vitin 1822, pas vrasjes sė Ali pashė Tepelenės, pėr tė mobilizuar shqiptarėt nė ushtrinė osmane dhe pėr t’i hedhur ata kundėr Revolucionit grek. Dezertimi i ushtarėve shqiptarė vazhdoi edhe gjatė fushatės sė Ibrahim Pashės sė Egjiptit kundėr Revolucionit grek nė vitin 1827. Megjithatė, qysh nė periudhėn e Revolucionit grek, shqiptarėt u ndeshėn me qėndrimet shoviniste tė udhėheqėsve grekė ndaj tyre dhe territoreve tė Shqipėrisė. Ndėrsa popullsia myslimane shqiptare iu nėnshtrua atėherė masakrave nga forcat ushtarake tė Revolucionit grek.
Pjesėmarrja e shqiptarėve nė revolucionet nė Principatat Rumune e nė Greqi dhe kontributi qė dhanė ato nė luftėn pėr ēlirimin e popujve rumun e grekė ishin dėshmi jo vetėm e ndjenjave miqėsore ndaj popujve fqinjė, por edhe dėshmi e aspiratave tė tyre liridashėse. Kėto aspirata dėshmojnė njėherazi se shqiptarėt, si popull, po hynin nė epokėn e re tė Rilindjes me njė vetėdije tė pėrcaktuar politike, me ideale kombėtare e ēlirimtare, tė cilat nuk mund tė mos shfaqeshin edhe nė kėrkesat, nė synimet, nė shkallėn e organizimit dhe pėrgjithėsisht nė karakterin e kryengritjeve tė viteve 30-40 tė shek. XIX.

2. KRYENGRITJET KUNDĖROSMANE NĖ VITET 30-40

Kryengritjet e vitit 1833
Reformat centralizuese tė qeverisė osmane, qė filluan tė zbatoheshin nė Shqipėri me dėrgimin e nėpunėsve civilė dhe ushtarakė turq, hasėn nė qėndresėn e popullsisė shqiptare qė nisi me moszbatimin e urdhrave pėr t’u shndėrruar mė pas nė kryengritje tė armatosur.
Pas dy kryengritjeve lokale, qė shpėrthyen nė fillim tė vitit 1833 nė Kolonjė e nė Dibėr dhe qė u shtypėn nga qeveria turke, kryengritja mori njė shtrirje tė gjerė tė panjohur nė periudhat e mėparshme nė zonėn Berat-Vlorė-Delvinė-Ēamėri.
Qeverisja arbitrare e Emin Pashės, i biri i Mehmet Reshit pashės, e mbėshtetur nė njė terror, si dhe orvatjet pėr zbatimin e reformės ushtarake ishin shkaqet e drejtpėrdrejta qė e kthyen pakėnaqėsinė e popullsisė nė njė kryengritje qė u shtri nė krejt Shqipėrinė e Jugut. Nė fillim tė korrikut 1833 ngritėn krye banorėt e Tepelenės, tė cilėt shtinė nė dorė qytetin. Kryengritja, qė udhėhiqej nga Balil Nesho, u shtri nė krahinat e Gjirokastrės e tė Delvinės. Pėr shtypjen e saj Stambolli dėrgoi forca tė shumta osmane, tė komanduara nga Emin Pasha. Shumica e kryengritėsve u vendos nė Qafėn e Peshkėpisė, ndėrsa pjesa tjetėr, e organizuar nė ēeta tė vogla, u vendos gjatė rrugės pėr nė Peshkėpi. Goditjet qė kėto ēeta u dhanė forcave osmane dhe dezertimi i shumė ushtarėve shqiptarė, tė rekrutuar me forcė, e vėshtirėsuan gjendjen e qeveritarit osman. Por kėtij i erdhi nė ndihmė peshkopi ortodoks i Drinopojės (i Gjirokastrės), i cili, duke njohur mirė pozicionet e kryengritėsve, i kaloi forcat osmane nėpėr njė grykė tjetėr. Tė papėrgatitur pėr sulmin e befasishėm, kryengritėsit luftuan me trimėri dhe, pasi lanė shumė tė vrarė, u tėrhoqėn nė fshatin Luzat, ku i shkaktuan Emin Pashės njė shpartallim tė plotė.
Tė nxitur nga kjo fitore, u hodhėn nė kryengritje edhe banorėt e qyteteve tė Beratit e tė Vlorės. Duke nisur si njė kryengritje fshatare, ajo brenda njė kohe tė shkurtėr u kthye nė njė lėvizje tė tė gjithė popullsisė, gjeti mbėshtetje tė fortė nė banorėt e Beratit, tė cilėt rrethuan kėshtjellėn. Kryengritja pėrfshiu gjithashtu krahinat e Tomoricės, tė Skraparit e tė Kurveleshit. Njė pjesė e kryengritėsve shkuan nė ndihmė tė forcave qė kishin rrethuar kėshtjellėn e Beratit, kurse pjesa tjetėr zuri grykat e rrugėt nga pritej tė vinte ushtria osmane. Rrezja e kryengritjes u pėrhap nė krahinat e Delvinės e tė Ēamėrisė. Jehona e saj u ndje edhe nė Shqipėrinė e Mesme. Me kėrkesėn e banorėve tė Elbasanit njė pjesė e kryengritėsve u hodh nga Berati nė atė krahinė pėr t’i ndihmuar ata nė luftėn kundėr administratės osmane.
Nė kėto rrethana Porta e Lartė, me shpresė se kryengritėsit do tė shpėrndaheshin, e largoi Emin Pashėn nga Shqipėria e Jugut. Por nė mesin e shtatorit tė 1833-it, nėn goditjet e fuqishme tė kryengritėsve, ra kėshtjella e Beratit. Nė qytetin e ēliruar tė Beratit, kuvendi i pėrfaqėsuesve tė tė gjitha krahinave kryengritėse miratoi dy kėrkesa themelore: t’u ngarkohej shqiptarėve drejtimi i krahinave kryengritėse dhe tė uleshin detyrimet ndaj shtetit, duke zbritur nė atė masė qė paguhej nė kohėn kur pashallėku i Beratit qeverisej nga feudali shqiptar, Ahmet Kurt pasha.
Shtrirja e gjerė e kryengritjes, qė fillonte nga Skrapari e Kurveleshi, nė Myzeqe e nė Vlorė e deri nė Ēamėri, e detyruan Portėn e Lartė tė hiqte dorė pėrkohėsisht nga rekrutimi i ushtarėve nizamė, tė shpallte amnistinė dhe tė lejonte vendosjen e disa shqiptarėve si qeveritarė nė kazatė e Beratit, tė Vlorės, tė Tepelenės, tė Gjirokastrės e tė Pėrmetit dhe emėrimin e tė tjerėve si komandantė nė garnizonet e kėshtjellave tė Beratit, tė Gjirokastrės etj. Kjo ishte njė fitore e rėndėsishme e kryengritjes, por jo e plotė. Tė paformuara politikisht dhe me njė udhėheqje pa pėrvojė, forcat kryengritėse u shpėrndanė, duke besuar se do tė plotėsoheshin tė gjitha kėrkesat e tyre.
Po nė vitin 1833 lėvizja kryengritėse pėrfshiu edhe Shqipėrinė e Veriut. Vatra kryesore e saj u bė Shkodra, qyteti mė i zhvilluar i vendit. Zbatimi i reformės ushtarake, abuzimet dhe grabitjet e administratės sė re shkaktuan pakėnaqėsi te popullsia qytetare. Por shtresat e pasura tė krishtera tė qytetit, sipas porosisė sė dhėnė nga emisarėt austriakė, qė u kėrkonin tė mos bashkoheshin me popullsinė myslimane, nuk u pėrfshinė nė lėvizje. Mė 10 prill tė vitit 1833 u dha kushtrimi pėr mbylljen e dyqaneve nė tregun e Shkodrės. Rreth 4 000 veta tė armatosur nga popullsia e qytetit dhe nga malėsorėt pėrreth zunė sheshin e qytetit. Nė emėr tė kryengritėsve njė delegacion i dėrguar nga ata kėrkoi qė veziri Ali Namik pasha tė hiqte dorė nga zbatimi i reformave, nga dhuna e grabitjet dhe tė vendoseshin rregullat qė kishin qenė nė fuqi nė kohėn e qeverisjes sė vendit nga Mustafa pashė Bushatlliu. Por thelbin e kėtyre kėrkesave e pėrbėnte synimi pėr njė qeverisje autonome tė krahinės sė Shkodrės. Duke parė fuqinė e revoltės dhe pėr tė fituar kohė, qeveritari, Ali Namik pasha, premtoi se do tė merrte parasysh kėrkesat e tė revoltuarve. Ndėrkohė ai mori masa pėr shtypjen e saj. Mė 7 gusht tė vitit 1833 ai dėrgoi njė repart ushtarėsh nė tregun e qytetit pėr ta shtėnė nė dorė. Ky veprim ēoi nė pėrleshje tė ashpra midis forcave osmane dhe njėsive kryengritėse. Pabesia e qeveritarit e shtyti edhe popullsinė katolike tė bashkohej me myslimanėt. Pas kėsaj lėvizja mori formėn e njė kryengritjeje. Mė 8 gusht u organizua njė kuvend, ku morėn pjesė pėrfaqėsues tė lagjeve tė qytetit. Kuvendi zgjodhi njė Kėshill tė Pėrkohshėm, qė riorganizoi forcat vullnetare dhe caktoi njė delegacion qė do tė shkonte nė Stamboll pėr t’u ankuar nė emėr tė popullsisė sė Shkodrės kundėr qeveritarit tė sanxhakut. Kryengritja udhėhiqej nga njė Kėshill pėrfaqėsues. Kjo ishte njė formė e re organizimi qė ndeshej pėr herė tė parė nė lėvizjen shqiptare. Kėshilli pėrbėhej nga pėrfaqėsues tė parisė, tė krerėve qė ishin pasardhės tė Bushatllinjve dhe tė borgjezisė zejtare-tregtare tė qytetit.
Ndėrsa pritej pėrgjigjja nga Stambolli, Ali Namik pasha, duke thirrur nė ndihmė edhe trupat qė kishte mbledhur i biri nė Ohėr e nė Elbasan, u orvat tė shtypte me forcėn e armėve kryengritjen qytetare. Mirėpo kėto orvatje dėshtuan para qėndresės sė forcave kryengritėse. Forcat osmane u thyen dhe u tėrhoqėn me disfatė para se tė mbėrrinin nė Shkodėr.
Kryengritja nuk gjeti ndonjė mbėshtetje te Fuqitė e Mėdha. Edhe qeveria austriake, ndonėse kishte marrė pėrsipėr mbrojtjen e katolikėve, urdhėroi emisarin e saj nė Shkodėr qė tė mos pranonte asnjė kėrkesė tė kryengritėsve. Vonesa e pėrgjigjes sė Portės sė Lartė u tregoi qartė kryengritėsve se kėrkesat e tyre mund tė pėrmbusheshin vetėm me luftė e nė bashkėpunim me krahinat e tjera tė vendit. Pėrveē lidhjeve qė ishin vendosur me malėsorėt e me krahinat pėrreth qytetit tė Shkodrės, u bėnė pėrēapje pėr tė hyrė nė bashkėpunim me viset e tjera shqiptare, nė Shqipėrinė e Mesme e tė Jugut. Njė delegacion u dėrgua nė Elbasan, ku banorėt e qytetit, tė ndihmuar edhe nga vullnetarėt e ardhur nga Berati, mbanin tė bllokuar qeveritarin e huaj.
E ndodhur para njė lėvizjeje kryengritėse, qė kishte pėrfshirė tokat shqiptare nga Shkodra deri nė Ēamėri dhe qė krijonte pėrshtypjen e njė kryengritjeje tė pėrgjithshme, Porta e Lartė u detyrua tė pushonte nga detyra Ali Namik pashėn, tė pezullonte pėrkohėsisht zbatimin e reformave dhe tė premtonte se do tė paguante dėmet qė u ishin shkaktuar shqiptarėve gjatė luftimeve. Mė 2 dhjetor 1833 Ali Namik pasha, pas tre muajsh rrethimi, u detyrua ta lėrė Shkodrėn. Nė vendin e tij u dėrgua Hafėz Pasha. Ndėrkaq, pasi zgjidhi konfliktin me Mehmet Aliun e Egjiptit, Porta e Lartė rifilloi orvatjet pėr tė zbatuar me forcė reformat. Kjo u bė shkak pėr rigjallėrimin e lėvizjes kryengritėse. I shoqėruar nga tetė regjimente tė rregullta, Hafėz Pasha filloi tė shkarkonte elementėt kundėrshtarė dhe t’i zėvendėsonte me nėpunės tė huaj, rriti taksat doganore pėr mallrat e importuara nga 2% nė 5% dhe u orvat tė zbatonte reformėn ushtarake. Ndėrkohė, edhe qeveritari i Shqipėrisė sė Jugut, Mehmet Hamdi pasha, kishte marrė urdhėr tė zbatonte reformėn ushtarake nė kėto treva.

Pėrpjekjet pėr organizimin e njė kryengritjeje tė pėrgjithshme (1834-1835)
Kryengritjet nė jug e nė veri, me gjithė shtrirjen e gjerė, nuk arritėn tė vendosnin lidhje midis tyre dhe tė siguronin qeverisjen e tokave shqiptare nga nėpunėsit vendas. Ndėrkohė Porta e Lartė, pasi zgjidhi konfliktin me Egjiptin, u orvat pėrsėri tė zbatonte me forcė reformat. Kjo i dha shkak rifillimit tė lėvizjes kryengritėse nė Shqipėri.
Pėrvoja luftarake e vitit 1833 u tregoi udhėheqėsve tė kryengritjeve tė veēanta nė Toskėri dhe nė Gegėri se rezultatet do tė arriheshin nė rast se do tė organizohej njė kryengritje e pėrgjithshme me njė udhėheqje tė vetme. Gjatė verės sė vitit 1834 u shkėmbyen mendime ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė krahinave tė ndryshme tė vendit, pas tė cilave u vendos tė organizohej njė kryengritje e tillė e pėrgjithshme dhe u hartua pėr kėtė njė plan i pėrgjithshėm operativ. Sipas kėtij plani do tė sulmohej nė fillim kėshtjella e Beratit dhe, me tė rėnė ajo nė duart e kryengritėsve, gjysma e tyre, sė bashku me forcat kryengritėse tė Kavajės, tė Tiranės e tė Mirditės dhe me popullsinė e Shkodrės, do tė sulmonin trupat e qeveritarit tė Shkodrės, kurse gjysma tjetėr, sė bashku me kryengritėsit e sanxhakut tė Delvinės, do tė sulmonin forcat e Mahmut Pashės, qė kishte zėvendėsuar Emin Pashėn nė Janinė. Ky ishte plani i parė operativ pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme dhe pėrbėnte njė hap tė rėndėsishėm nė luftėn ēlirimtare. Me kėtė plan krerėt e Shqipėrisė bashkoheshin nė njė lidhje ushtarake mbarėshqiptare dhe merrnin nė duart e tyre nismėn pėr tė vepruar bashkėrisht.
Kryengritjen, ashtu siē ishte parashikuar, e filloi nė vjeshtėn e vitit 1834 popullsia e qytetit tė Beratit, e cila rrėmbeu armėt pėr tė mbrojtur disa ushtarė qė kishin ardhur me leje nga Stambolli e nuk dėshironin tė ktheheshin nė shėrbimin ushtarak. Kryengritėsit mbyllėn qeveritarėt nė kėshtjellė dhe ftuan udhėheqėsin e njohur tė kryengritjeve tė mėparshme, Tafil Buzin, pėr tė drejtuar veprimet ushtarake. Ai sapo kishte dėshtuar pėrpara Tepelenės, sė bashku me Shahin bej Delvinėn, kur zbarkoi kėtu nga Kreta pėr tė organizuar njė kryengritje dhe kishte pranuar amnistinė. Megjithatė, ai erdhi nga fshati i vet nė Berat. Brenda njė kohe tė shkurtėr rreth tij u grumbulluan 10 000 vullnetarė. Kryengritėsit shtinė nė dorė magazinat shtetėrore tė drithit, tė cilin ia shpėrndanė popullsisė.
Kryengritja u pėrhap shumė shpejt nė krahinat e Vlorės, tė Tepelenės, tė Skraparit, tė Tomoricės, tė Mallakastrės, tė Pėrmetit e tė Beratit, nė atė rreze si njė vit mė parė. Kjo dėshmonte pėr lidhje tė forta ndihme e bashkėpunimi ndėrmjet kėtyre krahinave dhe pėr njė ngritje tė ndėrgjegjes politike. Pėrfaqėsuesit e shtatė krahinave u mblodhėn nė njė kuvend nė Berat, ku vendosėn tė formonin njė Besėlidhje politike. Atė e drejtonte njė pleqėsi, e cila si njė organ drejtues kolegjial bėri njė ndarje pune ndėrmjet anėtarėve tė saj. Kryetar u zgjodh Abaz bej Lushnja nga familja e Ngurzajve. Tafil Buzi u ngarkua me drejtimin e veprimeve luftarake dhe pėr lidhjet me botėn e jashtme, veēanėrisht me Mehmet Aliun e Egjiptit. Ky i fundit interesohej gjallėrisht pėr kryengritjet nė Shqipėri, sepse i shihte si njė faktor tė rėndėsishėm pėr dobėsimin e fuqisė sė Perandorisė Osmane, me tė cilėn prej kohėsh ishte nė konflikt. Besėlidhja nuk kishte vetėm karakter ushtarak e ndėrkrahinor, por ishte edhe njė organ qeverisės, i dalė nga lufta pėr tė zėvendėsuar administratėn osmane. Udhėheqja e Besėlidhjes pėrbėhej nga krerė feudalė, pėrfaqėsues tė zejtarėve e tė tregtarėve, tė klerit e tė fshatarėsisė.
Nė emėr tė kryengritėsve, Pleqėsia i paraqiti qeveritarit osman, Hamdi Pashės, kėrkesat pėr tė pėrjashtuar krahinat kryengritėse nga zbatimi i reformave centralizuese dhe pėr t’u njohur atyre njė qeverisje autonome nga vetė shqiptarėt. Kėrkesat e Pleqėsisė nuk u morėn parasysh nga Porta e Lartė. Kjo i dha hov mė tė madh kryengritjes. Me nismėn e Tafil Buzit, nė Besėlidhje hynė edhe krahina e Sulovės dhe e Vėrēės. Nga mesi i dhjetorit, pas 2 muaj lufte, kėshtjella e Beratit iu dorėzua kryengritėsve. Aty u vendos njė garnizon i ri i pėrbėrė nga 100 ushtarė. Ata pėrfaqėsonin nė mėnyrė tė barabartė tė nėntė krahinat e Besėlidhjes. Komandantėt e forcave ushtarake tė qytetit u zėvendėsuan me kryengritės tė dalluar pėr trimėri. U bė hapi i parė pėr sigurimin e vetėqeverisjes. Por plani i pėrgjithshėm operativ i kryengritjes sė pėrgjithshme nuk u zbatua mė tej. Porta e Lartė kishte marrė ndėrkohė njė varg masash pėr ta penguar realizimin e tij. Ajo u kishte premtuar krerėve dhe udhėheqėsve tė esnafėve se do tė plotėsonte kėrkesat e tyre. Nga ana tjetėr, Hafėz Pasha kishte pėrforcuar garnizonet e Durrėsit e tė Kavajės me njė sasi tė madhe topash e municionesh. Ai thirri nė Shkodėr mjaft pashallarė e bejlerė qė kishin marrė pjesė nė hartimin e planit operativ tė kryengritjes dhe u premtoi se do tė hiqte dorė nga zbatimi i reformave centralizuese. Kėto masa shkaktuan lėkundje e pėrēarje nė udhėheqjen e kryengritjes.
Nė kėto kushte, forcat kryengritėse, pasi morėn kėshtjellėn e Beratit, nuk u nisėn kundėr qeveritarit tė Shkodrės, ndėrsa popullsia e kėtij qyteti nuk u ngrit kundėr sundimtarit osman. Nė ditėt e para tė janarit 1835 Pleqėsia e Beratit, duke u besuar premtimeve tė Hamdi Pashės, qė miratoi ndryshimet e bėra nė administratėn lokale, nėnshkroi me tė njė marrėveshje pėr shpėrndarjen e forcave kryengritėse. Kjo shėnoi njė fitore tė Besėlidhjes sė nėntė krahinave kryengritėse tė Shqipėrisė sė Jugut pasi u ndėrprenė pėrsėri reformat centralizuese.
Nė shkurt 1835 Hamdi Pasha, qė tani ishte ngritur nė postin e valiut tė Rumelisė, ftoi mjaft krerė shqiptarė nė Manastir, disa prej tė cilėve i nisi nė Stamboll, kurse tė tjerėt i shpėrbleu. Vetėm Tafil Buzi nuk u paraqit dhe, kur qeveritari osman filloi tė shkelte marrėveshjen, nisi pėrsėri kryengritjen. Rreth 6 000-8 000 kryengritės nėn drejtimin e tij vunė nėn kontroll zonėn Vlorė-Berat. Kėtė herė kryengritja nuk pati shtrirjen e mėparshme. Pasi dėshtoi nė Berat e nė Elbasan, ai iu drejtua Janinės nė krye tė disa qindra kryengritėsve. Nė afėrsi tė saj Tafil Buzi shpėrndau njė shpallje, me tė cilėn u bėnte thirrje shqiptarėve tė ngjeshnin armėt pėr ēlirimin e atdheut tė tyre. Kėrkesat kryesore ishin dy: dėbimi i nėpunėsve dhe i ushtarėve turq nga territoret shqiptare dhe zbritja e taksave nė masėn e kohėrave tė mėparshme. Shpallja e Tafil Buzit ishte njė nga proklamatat e para ku bėhej thirrje pėr ēlirimin e atdheut. Kėtu pėr herė tė parė flitej nė emėr tė tė gjithė vendit dhe jo vetėm tė krahinave kryengritėse. Nė emėr tė kryengritėsve ai i dėrgoi njė mesazh Mehmet Aliut tė Egjiptit, me tė cilin kėrkonte pėrkrahjen e tij.
Jehona qė gjeti shpallja brenda nė vend dhe kėrkesa e ndihmės sė Mehmet Aliut, e shqetėsuan qeverinė osmane. Me masa diplomatike ajo e detyroi Mehmet Aliun tė mos i pėrgjigjej ftesės pėr ndihmė, ndėrsa, nga ana tjetėr, dėrgoi kundėr kryengritėsve forca tė shumta ushtarake. Pas njė qėndrese tė ashpėr e tė gjatė kryengritėsit nuk ishin nė gjendje t’i bėnin ballė armikut. Mė 2 maj 1835 Tafil Buzi u detyrua tė pranonte amnistinė qė i propozoi valiu i Rumelisė dhe tė hiqte dorė nga lufta.
Po nė maj 1835 shpėrtheu njė kryengritje e re nė krahinėn e Myzeqesė. Qindra fshatarė, nėn drejtimin e Alush bej Frakullės, vunė dorė mbi ēifligjet shtetėrore dhe i shpallėn pronė tė tyre. Kryengritja u pėrhap nga Myzeqeja nė krahinat e Vlorės, tė Mallakastrės e tė Tepelenės. Numri i kryengritėsve arriti nė 7 000 veta. Me kryepleqtė e krahinave kryengritėse u organizua njė kuvend nė fshatin Portėzė tė Fierit, ku u formua njė Besėlidhje e re. Ajo do tė kishte njė ushtri tė pėrhershme me rrogė pėr mbrojtjen e krahinave tė ēliruara. Shpenzimet pėr mbajtjen e saj do tė pėrballoheshin prej tė ardhurave tė ēifligjeve shtetėrore. Krahinat e besėlidhura do tė drejtoheshin prej kryepleqve vendas dhe vetėm kėta do tė kishin tė bėnin, nė emėr tė Besėlidhjes, me pushtetin qendor pėr tė dorėzuar detyrimet ndaj shtetit. Me kėto vendime tė kuvendit synohej tė realizohej njė autonomi ndėrkrahinore.
Mirėpo, kryengritja e Myzeqesė nuk pati sukses pėr shkak tė dėmeve qė i solli veprimtaria pėrēarėse e qeveritarėve osmanė e sidomos tė paqėndrueshmėrisė sė agallarėve e tė bejlerėve vendas, tė cilėt, kur Porta e Lartė u premtoi se nuk do t’i prekte interesat e tyre, lidhėn me tė njė marrėveshje bindjeje dhe nėnshtrimi.
Rėnia e pėrkohshme e lėvizjes kryengritėse nė Shqipėrinė e Jugut dhe trysnia qė ushtroi Stambolli, e shtynė qeveritarin e Shkodrės, Hafėz Pasha tė rifillonte zbatimin e reformave centralizuese dhe tė shkelte premtimet e dhėna. Ai hoqi nga aparati administrativ e ushtarak vendasit e padėshiruar, ngriti taksat doganore nga 2-5 pėr qind, vendosi taksa tė reja “tė jashtėzakonshme” dhe u orvat tė zbatonte reformėn ushtarake. Pėr tė zbutur kėto masa qeveria osmane i dėrgoi nė ndihmė njė ushtri prej 10 000 vetash. Popullsia e Shkodrės nuk iu bind urdhrave tė tij dhe kundėrshtoi tė gjitha orvatjet pėr tė zbatuar reformat. Kėshtu filloi njė kryengritje e re shumė mė e madhe se simotrat e saj me qendėr nė Shkodėr. Mė 18 maj 1835 qeveritari osman zuri tregun, kurse regjimentet e ushtrisė sė rregullt morėn kodrat rreth qytetit. Po atė ditė ai urdhėroi tė arrestohej Hamza Kazazi, ish-komandant i rojės sė qytetit, i hequr nga detyra prej Hafėz Pashės. Krisma e pushkės sė Hamza Kazazit ngriti nė kėmbė gjithė qytetin. Luftimet zgjatėn atė ditė gjashtė orė dhe pėrfunduan me tėrheqjen e forcave qeveritare, qė lanė shumė tė vrarė e tė plagosur.
Qėndresėn e qytetit e udhėhiqte Kėshilli i Ri i Pėrkohshėm, ku bėnin pjesė pėrfaqėsues tė borgjezisė tregtare (Haxhi Abdurrahmani e Kasem Hoxha), tė mjeshtėrve zejtarė (Hamza Kazazi e Dasho Shkreli), tė ēifligarėve (Hysen bej Bushati, Ali bej Bajrami dhe Jusuf Beu) dhe njė pėrfaqėsues i klerit tė ulėt islam (Haxhi Idrizi). Hamza Kazazi u ngarkua me drejtimin e veprimeve ushtarake. Kėshilli i Pėrkohshėm njihet nė literaturė edhe si qeveri provizore. Si nė asnjė kryengritje tjetėr, kėtė herė u hartua njė strategji e taktikė e qartė. Forcat kryengritėse u organizuan nė bazė lagjesh dhe gjithmonė ishin nė pozita sulmi. Me qytetarėt shkodranė u bashkuan vullnetarė nga Postriba, Gjakova, Peja, nga Malėsia e Mbishkodrės, Ulqini, Podgorica, nga krahinat e Mirditės, tė Matit e tė Dibrės. Qindra kryengritės nga Dibra e Mati iu pėrgjigjėn planit operativ tė kryengritjes sė pėrgjithshme dhe zbritėn nė drejtim tė Elbasanit. Kėshtu, kryengritja pėrfshiu gati gjithė Shqipėrinė e Veriut. Gjenerali francez Kybjer, komandant i forcave tė Mesdheut, e quante kryengritjen njė revolucion, duke i dhėnė kuptimin e njė lėvizjeje me njė shtrirje tė gjerė dhe me synimin pėr tė flakur zgjedhėn osmane.
Nė pamundėsi pėr ta shtypur me forca ushtarake, Hafėz Pasha kėrkoi tė dinte kėrkesat e kryengritėsve, tė cilat ia paraqiti njė delegacion i dėrguar prej tyre. Kryengritėsit kėrkuan largimin e Hafėz Pashės nga Shkodra, dorėzimin e kėshtjellės njė shqiptari dhe anulimin e taksave tė vendosura gjatė reformave centralizuese. Njė nga emisarėt francezė nė Prevezė shkruante nė ato ditė se kryengritėsit pretendonin njė pavarėsi tė plotė ose tė formonin njė shtet tė ngjashėm me Serbinė.
Hafėz Pasha nuk mund tė pranonte kėrkesa tė tilla, prandaj kėrkoi ndihmėn e Portės sė Lartė. Kryengritėsit thyen forcat osmane nė pėrleshjet qė u bėnė mė 23-24 maj, mė 2 qershor, mė 9 qershor, mė 24 qershor dhe mė 6 korrik 1835. Mė 14 korrik kryengritėsit thyen nė Lezhė forcat e valiut tė Rumelisė, me tė cilin qenė bashkuar edhe disa pashallarė shqiptarė. Pas kėsaj fitoreje kryengritja u shtri nė tė gjithė Shqipėrinė e Veriut. Porta e Lartė u detyrua tė dėrgojė njė ushtri tė rregullt prej 30 000 vetash, njė nga mė tė mėdhatė e asaj kohe, qė u vu nėn komandėn e sekretarit tė sulltanit, Vasaf Efendiut.
Nė pritje tė kėtyre forcave, valiu i Rumelisė hyri nė bisedime me kryengritėsit pėr tė mėnjanuar ndeshjet e armatosura. Ai u dorėzoi atyre njė dokument (ferman) tė rremė, me tė cilin sulltani gjoja pranonte kėrkesat e tyre.
Por lufta e gjatė kishte dėmtuar shumė zejtarėt e tregtarėt shkodranė, qė qenė gati tė largoheshin prej saj. Pjesa mė e vendosur e udhėheqjes sė kryengritėsve, si Haxhi Idris Boksi, Dasho Shkreli etj., e kuptuan kurthin dhe e vijuan luftėn. Por nė ndeshjen me ushtrinė osmane mė 1 shtator 1835, nė afėrsi tė Lezhės, kryengritėsit u thyen dhe u detyruan tė tėrhiqen drejt Shkodrės. Nga kjo gjendje e vėshtirė ata nuk mundėn t’i nxirrnin as kryengritėsit dibranė e matjanė qė godisnin nga prapa krahėve ushtrinė osmane, as thirrja e Tafil Buzit drejtuar popullit shqiptar pėr tė mos furnizuar me ushqime ushtrinė osmane. Mė 18 shtator 1835 ushtria osmane, qė ishte nisur nga Lezha e Ulqini, hyri nė qytetin e Shkodrės. Pjesa mė e vendosur e kryengritėsve u largua drejt zonave malore.
Pėr tė mos e acaruar mė tej gjendjen, Porta e Lartė bėri disa lėshime, e largoi Hafėz Pashėn nga Shkodra dhe e zėvendėsoi shėrbimin e rregullt ushtarak me njė taksė nė tė holla, ndėrsa sanxhaku i Shkodrės u pėrjashtua nga zbatimi i reformave centralizuese deri nė vitet 50. Por kėto ishin vetėm disa fitore tė pjesshme tė kryengritėsve, tė cilėt synonin vendosjen e njė qeverisjeje autonome tė vendit.
Edhe pse kryengritjet e viteve 1834-1835 pėrfshinė njė pjesė tė mirė tė trevave shqiptare, ato nuk arritėn tė shndėrroheshin nė njė kryengritje tė pėrgjithshme, me njė udhėheqje tė vetme dhe me veprime tė bashkėrenduara. Arsyet duhen kėrkuar jo vetėm nė epėrsinė ushtarake osmane, por edhe nė papjekurinė politike tė kryengritėsve dhe sidomos nė lėkundjet e mjaft prej krerėve feudalė e tė bajraktarėve, qė braktisnin luftėn sa herė qė Porta bėnte disa lėshime ose premtonte tė kėnaqte interesat e tyre partikulariste.

Kryengritjet shqiptare tė viteve 1836-1839
Edhe pse kryengritjet e viteve 1834-1835 u shtypėn, gjendja nė Shqipėri nuk u qetėsua. Porta e Lartė ishte e vendosur tė zbatonte reformat dhe priste rastin e volitshėm pėr tė shkelur premtimet qė u kishte bėrė shqiptarėve. Por edhe shtresat e gjera tė popullsisė shqiptare ishin tė vendosura tė mos i pranonin ato dhe barrėn e rėndė qė sillte zbatimi i kėtyre reformave. Ndėrkaq, pėrballė qėndresės sė pėrgjithshne tė shqiptarėve, Porta e Lartė u detyrua tė ndėrrojė taktikė, hoqi dorė nga zbatimi i menjėhershėm i reformave nė tė gjitha tokat shqiptare, duke i vėnė nė jetė pjesė-pjesė. Nė tė njėjtėn kohė, para zbatimit tė tyre, bėri pėr vete mjaft krerė feudalė tė lėkundur. Nė kėto rrethana kryengritjet, edhe pse vazhduan pareshtur, nuk arritėn tė merrnin njė shtrirje tė gjerė, nė rrafsh kombėtar, por mbetėn tė kufizuara nė caqet lokale ose krahinore, qė i dha mundėsi Stambollit t’i shtypte mė lehtė.
Nė verėn e vitit 1836 shpėrtheu kryengritja nė krahinėn e Vlorės, e udhėhequr pėrsėri nga Tafil Buzi, por ajo nuk zgjati shumė. Pas njė viti rifilloi nė pėrmasa mė tė gjera nė Myzeqe.
Qėndresa e armatosur u shtri edhe nė trevat veriore tė vendit, nė Rrafshin e Dukagjinit, nė Kosovė dhe nė krahinėn e Dibrės. Nė vjeshtėn e vitit 1836 popullsia shqiptare e krahinave tė Bihorit e tė Tėrgovishtės nuk pranoi tė regjistroheshin ushtarėt rezervistė. Nė fillim tė vitit 1837 u ngrit popullsia e Matit, dėboi qeveritarin e huaj dhe e detyroi valiun e Rumelisė tė risjellė atje Haxhi pashė Matin, tė shkarkuar pas kryengritjes sė Shkodrės.
Nė qershor tė vitit 1837 kryengritja e drejtuar nga Alush bej Frakulla pėrfshiu krahinėn e Myzeqesė. Nė ditėt e para tė qershorit 1837 kryengritėsit u ndeshėn me forcat osmane pėrpara qytetit tė Beratit dhe i thyen ato. Kundėr tyre u hodh Emin Pasha, me njė ushtri prej 5 000 vetash, qė mbėrriti nė fillim nė Berat pėr tė kaluar mė pas nė Myzeqe. Nė njė pėrleshje tė pabarabartė nė fshatin Frakull kryengritėsit u mundėn. Alush Frakulla me 150 veta u kapėn dhe u dėnuan me punė tė detyruar. Megjithėse kryengritja u shtyp, Emin Pasha nuk guxoi tė zbatonte reformėn ushtarake.
Po nė verėn e vitit 1837 lėvizja kryengritėse u shtri nė krahinat e Gjakovės, tė Pejės, tė Plavės e tė Gucisė, ku shpėrtheu qėndresa e armatosur kundėr rekrutimit tė ushtarėve nizamė e kundėr taksave qė shoqėronin reformat. Kryengritėsit gjakovarė shpartalluan forcat qeveritare, shtinė nė dorė qytetin e Gjakovės dhe shpallėn vetėqeverisjen e krahinave tė tyre. Kjo ishte njė fitore e rėndėsishme e kryengritėsve, por nė njė zonė relativisht tė kufizuar. Kjo u dha mundėsi forcave osmane, tė pėrkrahuara edhe nga krerė vendas, ta shtypnin lėvizjen brenda njė kohe tė shkurtėr.
Mė ndryshe u zhvilluan ngjarjet nė krahinėn e Dibrės e nė atė tė Prizrenit. Nė vjeshtėn e vitit 1837 rreth 8 000 kryengritės nga Dibra e Sipėrme dhe e Poshtme iu kundėrvunė pėrpjekjeve tė Portės sė Lartė pėr kufizimin e vetėqeverisjes lokale tė kėsaj krahine. Kryengritėsit rrethuan qytetin e Dibrės sė Madhe dhe mblodhėn nė katundin Krifcė Kuvendin e tyre, i cili kėrkoi nga tė dėrguarit e valiut tė Rumelisė zėvendėsimin e njė nėpunėsi tė huaj, tė caktuar prej tij me njė shqiptar si edhe garancinė pėr tė mos dėnuar asnjė kryengritės. Vendosmėria e kryengritėsve e detyroi Portėn e Lartė tė pranonte kėrkesat e tyre. Kėshtu nė krahinėn e Dibrave u ruajt tradita e qeverisjes prej nėpunėsve vendas.
Nė ditėt e para tė muajit gusht tė vitit 1839 kryengritja pėrfshiu qytetin e Beratit, qė varej atėherė nga sanxhaku i Vlorės. Qindra qytetarė sulmuan selinė e qeveritarit tė Beratit, i cili mundi tė shpėtojė duke u mbyllur nė kala. Kryengritja u shtri nė tėrė krahinat e sanxhakut tė Vlorės. Nė Kuvendin qė u mbajt nė qytetin e Beratit pėrfaqėsuesit e kryengritėsve i paraqitėn sulltanit tė ri, Abdyl Mexhitit, nė emėr tė tė gjithė Shqipėrisė sė Jugut, kėrkesėn pėr vendosjen e njė administrate civile e ushtarake shqiptare nė tė gjitha hallkat shtetėrore. Si qeveritar i pėrgjithshėm i saj u propozua Ismail Pasha, nipi i Ali pashė Tepelenės dhe djali i Veli Beut. Kryengritėsit mendonin se emri i mirė i kėsaj shtėpie do tė ndikonte nė bashkimin e shqiptarėve dhe tė tokave tė tyre. Nė shtator 1839 kryengritėsit shtinė nė dorė kėshtjellėn. Nė kėto rrethana Porta e Lartė u detyrua tė pezullojė pėrkohėsisht reformat centralizuese.
Nė mesin e shtatorit tė vitit 1839 lėvizja kryengritėse u shtri nė Prizren, banorėt e tė cilit rrėmbyen armėt dhe e detyruan qeveritarin osman, Ismet Pashėn, tė largohej nga qyteti. Njė delegacion i kryengritėsve i kėrkoi Portės sė Lartė qė tė hiqte taksat e reja, t’u jepej fund grabitjeve, t’i njihej sanxhakut tė Prizrenit njė qeverisje autonome, duke e shkėputur njėkohėsisht nga varėsia e drejtpėrdrejtė ushtarake nga qeveritari (myshiri-mareshali) i Rumelisė. Ky u orvat tė pėrdorte mirditasit dhe kapedanin e tyre pėr tė shtypur kryengritjen. Por mirditorėt, tek tė cilėt ishte forcuar tanimė vetėdija politike, nuk pranuan tė luftonin kundėr vėllezėrve tė tyre. Porta e Lartė u detyrua qė edhe nė kėtė sanxhak tė ndėrpriste zbatimin e reformave centralizuese.
Si rrjedhojė e kryengritjeve shqiptare tė viteve 30 reformat centralizuese nuk u ēuan deri nė fund, mbetėn nė gjysmėn e rrugės. Porta nuk arriti tė zėvendėsonte, nė gjithė administratėn lokale, nėpunėsit vendas me turq. Krahina e Shkodrės u pėrjashtua nga reformat dhe mbeti kėshtu deri nė mesin e atij shekulli. Reformėn ushtarake Stambolli u orvat ta vinte nė jetė nė Shqipėri nėpėrmjet ekspeditave tė njėpasnjėshme ushtarake, qė mobilizonin me forcė ushtarėt nizamė e rezervistė, ndėrsa reforma gjyqėsore nuk arriti tė zbatohej.

Kryengritja e Dervish Carės (1843-1844).
Qėndresa kundėrosmane nė Shqipėrinė e Veriut

Nė vitet 1843-1844 Kosova dhe trevat lindore shqiptare u bėnė vatėr e njėrės prej kryengritjeve mė tė fuqishme kundėrosmane tė gjysmės sė parė tė shek. XIX, e cila, sipas emrit tė udhėheqėsit tė saj, ėshtė quajtur Kryengritja e Dervish Carės.
Nė Shqipėrinė e Veriut reformat e Tanzimatit u shpallėn zyrtarisht nė vitin 1843. Shpallja e tyre shkaktoi njė valė tė re kryengritjesh qė morėn shtrirje tė gjerė ndėrkrahinore. Qendra kryesore tė tyre mbetėn qytetet. Zėvendėsimi i funksionarėve shqiptarė me nėpunės tė huaj dhe urdhri pėr rekrutimin e ushtarėve nizamė ishin dy shkaqet e drejtpėrdrejta tė shpėrthimit tė kryengritjeve nė kėtė zonė. Nė verėn e vitit 1843 ngritėn krye banorėt e Prizrenit, qė dėbuan nėpunėsit e rinj turq. Kėtė ngjarje e ndoqėn kryengritjet nė Prishtinė e nė Gjakovė. Ushtria osmane e pėrforcuar kundėrveproi menjėherė dhe nuk e pati tė vėshtirė t’i shtypte kėto lėvizje lokale. Veprimet e ushtrisė u shoqėruan me terror e grabitje.
Kryengritja e Dervish Carės filloi nė Shkup mė 21 korrik dhe u zgjerua mė shumė nė gusht tė vitit 1843, kur, me ardhjen e forcave osmane nėn drejtimin e Hajredin Pashės, u shtuan pėrpjekjet pėr rekrutimin e ushtarėve tė rinj. Kryengritėsit hynė nė konflikt tė armatosur me ushtrinė osmane. Nė nėntor kryengritėsit ēliruan Gostivarin, ndėrsa nė fillim tė janarit 1844, pas luftimeve tė ashpra, ēliruan Tetovėn. Kėtu, si nė Gostivar, u vendos pushteti i kryengritėsve dhe shtabi i saj, me Dervish Carėn nė krye. Kryengritja, pėrveē Dervish Carės, udhėhiqej edhe nga komandantė tė tillė, si Emin Xhambazi, Sulejman Toli (Tėrnova), Selman Rogoēica, Emin Bojana, Ymer Presheva, Baba Feka, Sejdi Mexha, Bajram Vaksinca etj.
Nė shkurt 10 000 kryengritės tė armatosur hynė nė Shkup, e ēliruan atė, formuan kėtu njė Kėshill tė kryengritjes dhe pėrqendruan pushtetin nė duart e veta.
Agjitatorė nė vise tė ndryshme tė Kosovės, si nė Vranjė e Leskovc, i bėnin thirrje popullsisė tė hidhej nė luftė kundėr pushtetit osman. Tė tjerė ishin dėrguar nė krahinat fqinje pėr tė siguruar mbėshtetjen e popullsisė sė tyre. Udhėheqėsit e kryengritjes u bėnė thirrje qė tė ngriheshin kundėr sundimtarėve osmanė edhe banorėve tė krahinave tė tjera tė Shqipėrisė, duke theksuar me kėtė rast se ata duhej tė bashkoheshin me kosovarėt, sepse ishin vėllezėrit e tyre.
Nė fillim tė shkurtit u ēlirua Kumanova, ku me kryengritėsit u bashkua edhe popullsia maqedone. Pas Kumanovės u ēliruan Presheva, Bujanovci, Vranja, Gryka e Kaēanikut, Leskovci e viset e tjera veriore tė Kosovės. Nė muajt e parė tė vitit 1844 kryengritja u pėrhap nė Pejė, nė Gjakovė, nė Prizren e deri nė Shkodėr, ndėrsa nė pranverėn e vitit 1844 kryengritja kishte pėrfshirė tė gjitha trevat shqiptare, nga Manastiri e Ohri nė jug deri nė skajet veriore e verilindore tė Kosovės, nė tė cilat shqiptarėt vendosėn pushtetin e tyre. Garnizonet ushtarake turke u detyruan tė mbylleshin nė kėshtjellat e qyteteve.
Shtrirja e kryengritjes dhe fitoret e saj nė Kosovė e nė Fushėn e Pollogut ngjallėn shpresa edhe nė popullsinė e krahinave tė tjera tė vendit. Qeveria osmane i trėmbej pėrhapjes sė saj tė mėtejshme dhe shndėrrimit nė njė kryengritje tė pėrgjithshme shqiptare. Prandaj autoritetet osmane hynė nė bisedime me udhėheqėsit e kryengritjes. Gjatė bisedimeve kryengritėsit i kėrkuan Stambollit tė anulonte ligjin pėr shėrbimin e detyrueshėm ushtarak, tė zėvendėsonte funksionarėt osmanė tė pushtetit lokal, qė nuk dinin gjuhėn shqipe, me nėpunės shqiptarė dhe tė njihte autonominė e Shqipėrisė, nė suazat e Perandorisė Osmane, ashtu siē ishte njohur autonomia e Serbisė mė 1830.
Kėto kėrkesa nuk u pranuan nga Stambolli, prandaj bisedimet dėshtuan. Ndėrkaq, Porta e Lartė, krahas pėrgatitjeve ushtarake pėr shtypjen e kryengritjes, shpalli edhe njė amnisti pėr ata qė do tė dorėzonin armėt dhe premtoi se nuk do tė pėrdorej forca pėr rekrutimin e ushtarėve tė rregullt. Me kėto masa ajo synonte tė ngjallte lėkundje nė radhėt e kryengritėsve.
Porta e Lartė, nga njėra anė, premtoi se do tė hiqte dorė nga nizamėt e tatimet e reja, ndėrsa, nga ana tjetėr, filloi tė sjellė forca tė shumta qė i pėrqendroi nė Manastir. Pėr tė shmangur kthimin e saj nė njė kryengritje tė pėrgjithshme, me pėrmasa mbarėshqiptare, Porta e Lartė pėrqendroi nė Manastir 32 000 ushtarė, tė komanduar nga Omer Pasha, qė mė 18 maj kaluan nė mėsymje kundėr kryengritėsve dhe i detyruan ata tė tėrhiqeshin drejt Shkupit, Tetovės, Kumanovės e Karadakut (Malit tė Zi) tė Shkupit. Luftime tė ashpra u zhvilluan nė Grykėn e Katllanovės nga 13-17 maj 1844. Pėrleshja mė e pėrgjakshme ishte ajo qė u bė mė 18 maj nė afėrsi tė Banjės sė Katllanovės, nė tė cilėn u vendos fati i kryengritjes nė Fushėn e Shkupit. Pas njė qėndrese tė fuqishme kryengritėsit, tė ndodhur pėrballė njė ushtrie qė kishte epėrsi teknike, qė pėrdori gjerėsisht artilerinė, u detyruan tė tėrhiqeshin. Pas luftimesh tė ashpra qė vijuan edhe pas kėsaj beteje, mė 21 maj ushtria osmane, qė kishte epėrsi mbi kryengritėsit, arriti tė merrte Shkupin, ku bėri arrestime tė shumta tė pjesėmarrėsve tė kryengritjes, njė pjesė e tė cilėve u dėrgua pėr t’u gjykuar nė Stamboll.
Nė maj-qershor ushtritė osmane tė Omer Pashės, pas luftimesh tė rrepta me kryengritėsit, pushtuan Tetovėn, Gostivarin, Kumanovėn, Preshevėn, Bujanovcin dhe Vranjėn, ndėrsa nė mesin e korrikut morėn tė gjitha qendrat nga Kaēaniku deri nė Prishtinė. Prej andej u hodhėn pėr tė shtypur qėndresėn e kryengritėsve nė Prizren, nė Pejė, nė Gjakovė e nė Shkodėr, ku bėnė arrestime tė shumta. Kryengritėsit kudo u bėnė ushtrive osmane njė qėndresė tė ashpėr, e cila qe mė e fuqishme nė Kėrēovė, nė Tetovė e nė Gostivar. Me rivendosjen e pushtetit osman nė kėto qytete u arrestuan shumė udhėheqės tė kryengritjes. Pas shtypjes sė kryengritjes, nė korrik 1844, Shqipėria, sipas dėshmive tė bashkėkohėsve, trajtohej mė shumė si vend i pushtuar sesa si provincė e Perandorisė Osmane.
Pas pėrfundimit tė kryengritjes nė Kosovė e nė Pollog, ushtria osmane, nė vjeshtėn e vitit 1844, u pėrqendrua nė sanxhakun e Dibrės, popullsia e tė cilit ishte hedhur nė kryengritje kundėr zbatimit tė reformės ushtarake dhe anulimit tė vetėqeverisjes lokale tė krahinės. Por forcat e komanduara nga Rexhep pashė Tetova u thyen nga kryengritėsit nė fushėn e Mavrovės. Pas kėtyre ngjarjeve Stambolli hodhi nė kėtė krahinė ushtri tė shumta, tė komanduara nga Hajredin Pasha.
Pėrfaqėsuesit e kryengritėsve thirrėn nė nėntor 1844 kuvendin e tyre nė Fushėn e Gjoricės, qė u drejtua nga Sheh Mustafa Zerqani. Nė kuvend u vendos tė mbroheshin tė drejtat e autonomisė lokale, qė popullsia gėzonte prej kohėsh. Kuvendi i bėri thirrje pėr t’u bashkuar me kryengritėsit dibranė edhe popullsisė sė krahinave tė Kosovės, tė Mirditės, tė Elbasanit e tė Gjakovės, ku Porta po mblidhte forca pėr t’i hedhur kundėr tyre. Gjatė muajit nėntor 1844 kryengritėsit dibranė e matjanė, tė komanduar nga Cen Leka, u zunė rrugėn ushtrive osmane tė komanduara nga Hajredin Pasha. Por pėrballė forcave numerikisht tė shumta turke dhe tė pajisura me artileri kryengritėsit u tėrhoqėn nė luginėn e lumit Drin. Ndėrkohė, Hajredin Pasha, pėr t’i pėrēarė shqiptarėt, shpalli se tė gjithė ata qė do tė dorėzonin armėt, do tė liheshin tė lirė dhe se nuk do tė rekrutonte nizamė. Ky premtim zuri vend te njė pjesė e krerėve, por shumica e tyre e vazhdoi qėndresėn. Luftime tė ashpra, qė zgjatėn 5 ditė tė tėra, u zhvilluan nė nėntor nė fshatin Gjoricė, ku krahas burrave luftuan edhe gratė e fėmijėt. Ato pėrfunduan me humbje tė mėdha pėr tė dyja palėt e sidomos pėr ushtrinė osmane. Megjithatė, falė epėrsisė numerike e teknike, ushtria osmane, pas luftimesh tė pėrgjakshme, i detyroi kryengritėsit tė tėrhiqeshin nga pozitat e tyre. Pėr t’u hakmarrė forcat osmane dogjėn fshatra tė tėra, tė braktisura nga fshatarėsia, e cila largohej pėr t’i shpėtuar terrorit tė egėr tė ekspeditės osmane.
Ndonėse kryengritja e sanxhakut tė Dibrės u shtyp, Porta e Lartė u detyrua ta pėrjashtojė kėtė krahinė nga reforma ushtarake deri nė vitet 50 tė shek. XIX, po ashtu si trevėn e Shkodrės.
Lufta e vendosur e dibranėve pati jehonė nė viset e tjera shqiptare. Nė mesin e majit tė vitit 1845 rreth 2 000 malėsorė tė krahinės sė Gjakovės u ngritėn kundėr qeveritarit tė saj dhe e detyruan atė tė largohej nga qyteti pėr nė Prizren. Kryengritja u pėrhap nė viset malore tė Rekės, tė Bytyēit, tė Gashit, tė Tropojės dhe tė Krasniqit, qė u ngritėn nėn udhėheqjen e Binak Alisė dhe tė Sokol Aramit. Rreth 8 000 kryengritės sulmuan nė maj tė atij viti qytetin e Gjakovės dhe e ēliruan atė. Por valiu i Rumelisė hodhi kundėr tyre ushtri tė shumta dhe mjaft mercenarė, tė rekrutuar nga viset malore tė Shqipėrisė sė Veriut. Pas luftimesh tė pėrgjakshme, qė vazhduan mbi njė muaj, kryengritja u shtyp. Mehmet Reshit pasha urdhėroi arrestimin e atyre qė kishin marrė pjesė nė kryengritje. Nė tė njėjtėn kohė sulltani, pėr tė qetėsuar gjendjen, fali rreth 2 000 shqiptarė, tė burgosur nė Stamboll pas shtypjes sė kryengritjeve tė viteve tė fundit.
Megjithėse ushtria osmane i shtypi kryengritjet shqiptare tė kėtyre viteve, Porta e Lartė, edhe pse e shpalli Tanzimatin, u detyrua ta ndėrpriste edhe pėr disa vjet zbatimin e sistemit tė ri nė Shqipėrinė Veriore.

Kryengritja e vitit 1847 nė Shqipėrinė e Jugut
Nė Shqipėrinė e Jugut Porta e Lartė e shpalli me bujė Tanzimatin (dekretin e Gjylhanesė) mė 1845, nė njė ceremoni tė organizuar nė Janinė. Por kishte vite qė vendi po i ndiente pasojat shkatėrrimtare tė ekspeditave ushtarake dhe tė arbitraritetit tė nėpunėsve grabitqarė osmanė. Nė sanxhakun e Beratit, tė formuar rishtazi, qė pėrfshinte edhe krahinat e Vlorės, tė Mallakastrės, tė Skraparit e tė Pėrmetit, u ngarkua me detyrėn e mytesarifit Hysen pashė Vrioni, ēifligari mė i madh i atyre trevave. Forca tė rėndėsishme ushtarake, njė pjesė e tė cilave udhėhiqeshin nga Hysen pashė Vrioni, filluan tė pėrshkonin vendin duke ēarmatosur popullsinė dhe duke nxjerrė me forcė taksa e nizamė. Njė dėshmitar i kohės, Demir agė Vlonjati, tregon se, sapo afroheshin ekspeditat turke, tė gjithė njerėzit iknin nga shtėpitė “sikur tė kishte rėnė murtaja”. Zbatimi me dhunė e me vrazhdėsi i reformave, ndonėse nė krye u bė vetėm nė disa krahina, e kishte shtuar sė tepėrmi urrejtjen e masave popullore ndaj sundimtarėve osmanė dhe kishte pėrgatitur truallin pėr njė kryengritje tė re.
Duke e ndier kėtė rrezik, qeveritarėt osmanė i ftuan krerėt e Toskėrisė nė Manastir pėr t’i bindur qė tė hiqnin dorė nga qėndresa e tė pranonin Tanzimatin. Tė njėjtėn gjė bėnė nė Janinė me rreth 800 agallarė e koxhabashė tė fshatrave, si edhe me pėrfaqėsues tė parisė sė qyteteve e tė institucioneve fetare. Ata zyrtarisht u dhanė autoriteteve osmane pėrgjigje pozitive, por nė tė vėrtetė, siē doli mė vonė, shumica kishte vendosur ta kundėrshtonte me tė gjitha mjetet sistemin e ri.
Pėr organizimin mė tė mirė tė qėndresės, krerėt e Shqipėrisė sė Jugut mblodhėn kuvendin e tyre nė Mesaplik tė Vlorės, nė qershor 1847, nė tė cilin morėn pjesė pėrfaqėsues nga mjaft krahina tė Shqipėrisė, kryesisht tė asaj tė Jugut. Shumicėn dėrrmuese nė kuvend e pėrbėnin pėrfaqėsuesit e fshatarėsisė. Kuvendi u shpreh kundėr Tanzimatit dhe vendosi tė mos jepeshin ushtarė, tė mos paguheshin taksa tė reja dhe tė mos pranohej administrata e re osmane. Ai mori edhe vendime tė tjera me rėndėsi tė madhe politike. Kuvendi e shpalli popullin shqiptar, myslimanė e tė krishterė, njė dhe tė pandarė, bėri thirrje qė tė gjithė, pa pėrjashtim, tė hidheshin nė luftė kundėr sundimtarėve osmanė dhe kėrkoi qė t’u sigurohej jeta, nderi e pasuria tė gjithė shqiptarėve pavarėsisht nga feja. Kuvendi porositi qė forcat e armatosura shqiptare, tė cilat do tė mblidheshin nė krahina tė ndryshme, tė mos i shkaktonin as dėmin mė tė vogėl popullsisė dhe ushqimi i luftėtarėve tė sigurohej nga taksat e vjetra qė jepte vendi. Mbi kėto baza u formua besėlidhja e pėrfaqėsuesve tė Shqipėrisė sė Jugut ose, siē u quajt, “Lidhja Kombėtare Shqiptare”. Lidhja formoi njė komitet pėr drejtimin e veprimtarisė politike e ushtarake, nė krye tė tė cilit u zgjodh Zenel agė Gjoleka nga Kurveleshi, i dėgjuar pėr trimėrinė dhe pėr pėrvojėn luftarake qė kishte fituar nė kryengritjet e viteve 30.
Kur nė fillim tė korrikut xhelepēinjtė erdhėn nė Kurvelesh pėr tė mbledhur taksat e bagėtive, ata u pritėn me armė nga popullsia. Zenel Gjoleka me 500 luftėtarė u drejtuan kundėr Delvinės, qendėr e administratės osmane, tė cilėn e ēliruan. Kryengritja pėrfshiu gjithė Labėrinė dhe brenda pak kohėsh u pėrhap edhe nė trevėn e Ēamėrisė, tė Pėrmetit dhe sidomos tė Mallakastrės, ku fshatarėt kryengritės zgjodhėn si udhėheqės Rrapo Hekalin. Nė tė njėjtėn kohė shpėrthyen kryengritje nė trevat veriore, nė rrethet e Elbasanit, tė Tiranės, tė Matit, tė Dibrės, tė Plavės e tė Gucisė.
Ēifligarėt vrionas mobilizuan tė gjitha forcat e tyre dhe, tė pėrkrahur nga reparte ushtarake turke, sulmuan Mallakastrėn. Njė betejė e ashpėr qė zgjati tri ditė u zhvillua nė fshatin Greshicė. Kryengritėsit, tė cilėve u erdhėn nė ndihmė fshatarė nga Myzeqeja dhe nga krahina e Vlorės, i shpartalluan forcat armike dhe kapėn tė gjallė Isuf bej Vrionin me tė vėllanė, qė kryesonin ekspeditėn; tė dy i ekzekutuan nė Qafėn e Sinjės.
Pas kėsaj fitoreje kryengritėsit, rreth 1 000 veta, me Rrapo Hekalin nė krye, iu drejtuan Beratit dhe e rrethuan. Pas disa ditė luftimesh qyteti ra nė duart e tyre. Kryengritėsit u pėrpoqėn tė merrnin kėshtjellėn ku ishin strehuar qeveritarėt turq e vendas, si edhe forcat turke, por u detyruan tė tėrhiqeshin nga zjarri i fortė i artilerisė. Pėr tė mbajtur kalanė tė rrethuar, nė Berat u grumbulluan forca tė reja tė ardhura nga krahinat pėrreth, deri nga Dangėllia e Pėrmeti. Ndėrkohė, forcat e shtuara tė kryengritėsve, tė udhėhequra nga Zenel Gjoleka, po arrinin suksese tė reja. Pasi shpartalluan njė ushtri turke qė vinte nga Janina, ata sulmuan Gjirokastrėn dhe e rrethuan garnizonin nė kala.
E shqetėsuar nga kėto humbje dhe nga pėrhapja e gjerė e kryengritjes, qeveria e Stambollit, e cila nė fillim mendonte t’i bėnte ballė kryengritjes me forcat qė kishte nė vend, mobilizoi trupa tė reja, tė cilat u pėrqendruan sidomos nė Manastir e nė Janinė pėr tė asgjėsuar vatrat mė tė rrezikshme tė kryengritjes nė jug. Qeveria turke zuri edhe brigjet detare, pėr tė ndaluar ndihmėn qė mund t’u vinte kryengritėsve nga Muhamet Aliu i Egjiptit. Pėr t’i ardhur nė ndihmė garnizonit tė rrethuar nė Gjirokastėr, u dėrgua nga Thesalia njė ushtri prej 3 000 vetash nėn komandėn e njė feudali shqiptar, Shahin bej Kosturit. Por, qė nė pėrpjekjet e para me kryengritėsit nė jug tė Gjirokastrės, forcat turke u thyen nga forcat shqiptare tė udhėhequra nga Zenel Gjoleka.
Fitoret e kryengritėsve bėnė bujė nė Shqipėri dhe jashtė saj. Jehona e tyre u ndie edhe nė Kosovė, ku filluan tė dukeshin shenjat e njė lėvizjeje tė re. Nėpunėsit turq braktisnin nė panik postet sapo dėgjonin pėr afrimin e kryengritėsve. Udhėtari anglez E. Spenser, qė udhėtonte nė kėtė kohė nėpėr Shqipėri, shkruante: “Heroi i ditės kudo ėshtė Gjoleka”.
Pėr tė siguruar suksesin e plotė tė kryengritjes, Komiteti i Lidhjes u pėrpoq tė gjente edhe njė aleat tė jashtėm. Pėr kėtė qėllim ai iu drejtua Greqisė, marrėdhėniet e sė cilės me Stambollin nė kėtė kohė ishin acaruar. Qeveria greke tregoi interesim tė veēantė pėr kryengritjen shqiptare, jo vetėm sepse pėrpiqej t’i shkaktonte vėshtirėsi Turqisė duke nxitur shqiptarėt, duke u premtuar edhe ndihma materiale e financiare, tė vijonin luftėn, por edhe sepse synonte qė ta vinte kryengritjen shqiptare nė shėrbim tė saj pėr tė realizuar lakmitė territoriale ndaj Shqipėrisė sė Jugut, qė ishin shpallur zyrtarisht qysh mė 1844 me tė ashtuquajturėn Megali Idea (Idea e Madhe). Kėto qėllime ishin shkaku qė bisedimet ndėrmjet Zenel Gjolekės dhe kryeministrit grek J. Koletis nuk patėn sukses.
Bisedimet shqiptaro-greke dhe rreziku qė mund t’i vinte nga njė aleancė e mundshme ushtarake ndėrmjet kryengritėsve e Greqisė e shtynė Portėn e Lartė tė vepronte mė me vendosmėri pėr ta nėnshtruar sa mė parė Toskėrinė. Sulltani i shpalli “fermanllinj” Zenel Gjolekėn e pasuesit e tij. Njė ushtri prej 15 mijė vetash u nis nga Manastiri nė drejtim tė Beratit.
Zenel Gjoleka e Tahir Ēapari, nė krye tė 1 500 kryengritėsve, mė 28 gusht 1847 i dolėn pėrpara ushtrisė osmane prej 5 000 vetash, qė ishte nisur nga Janina. Pas pėrleshjes qė zhvilluan me tė nė fshatin Dholan, nė verilindje tė Janinės, i shkaktuan asaj disfatė. Me kėtė fitore para kryengritėsve u hap rruga pėr nė Janinė, tė cilėn mund ta merrnin edhe pėr shkak se garnizoni i qytetit pėrbėhej nė shumicė nga ushtarė shqiptarė. Por marshimi i mėtejshėm i kryengritėsve drejt Janinės u ndal pėr shkak tė lajmit se forcat e tjera ushtarake osmane po pėrparonin nga Manastiri drejt Beratit e Mallakastrės. Zenel Gjoleka u hodh nė Labėri, ku ishin drejtuar forcat e shumta osmane.
Kryengritėsit e udhėhequr nga Rrapo Hekali goditėn forcat ushtarake tė komandantit tė Rumelisė gjatė rrugės drejt Beratit, nė afėrsi tė kėtij qyteti. Sapo ushtria turke iu afrua qytetit, garnizoni i rrethuar doli nga kalaja dhe sulmoi kryengritėsit nė qytet. Duke u ndodhur midis dy zjarresh dhe pėrballė fuqive shumė mė tė mėdha, kryengritėsit u tėrhoqėn nga qyteti nė rrethet e tij dhe vijuan luftėn tė ndarė nė ēeta mė tė vogla e me sulme tė befasishme.
Nga Berati ushtria osmane u hodh nė Vlorė pėr t’u bashkuar me pjesėn tjetėr qė kishte ardhur nga deti dhe pėr tė ndarė forcat kryengritėse tė Rrapo Hekalit nga ato tė Zenel Gjolekės. Prej andej ushtria u drejtua pėr nė Labėri, ku nuk hyri dot nėpėrmjet Grykės sė Kuēit, sepse aty ishin pėrqendruar kryengritėsit e Zenel Gjolekės, por nga ana e Mesaplikut. Ushtria osmane dogji fshatrat Bolenė, Kuē, Kallarat etj.
Reparte tė tjera ushtarake osmane zbarkuan nė Himarė pėr t’u rėnė kryengritėsve prapa krahėve. Nė kushte tė tilla edhe Zenel Gjoleka i ndau kryengritėsit nė ēeta mė tė vogla. Njėra prej tyre u ndesh me forcat osmane nė fshatin Palavli, nė fushė tė Delvinės. Ndonėse luftuan me trimėri, kryengritėsit u thyen pėrballė ushtrive tė shumta armike.
Me shtypjen e kryengritjes nė Shqipėrinė e Jugut, trupat osmane pėrdorėn gjerėsisht terrorin mbi popullsinė, duke e vijuar ekspeditėn ndėshkuese edhe gjatė dimrit 1847-1848. Ato mundėn tė shtinin nė dorė udhėheqėsit kryesorė tė kryengritjes, si Rrapo Hekalin me tė vėllanė Hamitin, Tahir Ēaparin dhe mbi 1 000 luftėtarė tė tjerė, tė cilėt i burgosėn dhe i internuan. Rrapo dhe Hamit Hekali vdiqėn nė burg, ndėrsa Zenel Gjoleka me njė grup besnikėsh u tėrhoqėn nė Greqi, ku gjetėn strehim. Ushtria turke arriti tė shuante njėrėn pas tjetrės vatrat e qėndresės edhe nė trevat e tjera. Qeveria osmane ndėrmori atėherė zbatimin e sistemit tė ri tanzimatist nė Shqipėrinė e Jugut.
Kryengritja e 1847-ės shėnon njė shkallė mė tė lartė tė lėvizjeve ēlirimtare kundėr Tanzimatit si pėr nga pėrmbajtja, ashtu edhe pėr nga shtrirja e organizimi i saj. Ajo dallohet nė radhė tė parė pėr rolin aktiv tė masave fshatare nė drejtimin e saj. Kjo kryengritje luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr bashkimin e shqiptarėve si njė tėrėsi etnike me interesa tė pėrbashkėta, pavarėsisht nga feja e krahina, ashtu siē ishte vendosur nė kuvendin e Mesaplikut. Ideja e bashkimit u shpreh edhe nė kėngėt popullore qė iu kushtuan kryengritjes. Nė njė nga kėto kėngė poeti popullor i drejtohet Zenel Gjolekės me fjalėt “sos lėfton pėr vete, / por pėr gjithė vilajete” dhe vė nė dukje se udhėheqėsi trim nuk lufton “as pėr mua, as pėr ti, / po pėr gjithė Shqipėri”. Duke folur pėr kėtė kryengritje, Sami Frashėri vinte nė dukje qė ajo kėrkoi bashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare nė njė Shqipėri autonome.
Nė folklor gjejmė mjaft tė dhėna edhe pėr karakterin shoqėror tė kėsaj kryengritjeje tė drejtuar, ashtu si edhe tė tjerat, kundėr grabitjes nga shteti osman dhe nga feudalėt e mėdhenj vendas. “Nizam e xhelepe s’ka / ėshtė vendi fukara”, thuhet nė njė kėngė. Dhe nė njė memorandum, tė hartuar nga krerėt e lėvizjes mė 15 gusht 1847, kryengritėsit vinin nė dukje se nuk kishte kush tė pėrkujdesej pėr “fakir fukaranė”.
 

3. IDEOLOGĖT E PARĖ TĖ LĖVIZJES KOMBĖTARE

Krahas dukurive tė reja politike e shoqėrore tė kryengritjeve kundėrosmane tė viteve 30-40, ku spikatėn kėrkesat pėr trajtimin e veēantė tė Shqipėrisė dhe pėr administrimin e saj nga njerėzit e vendit, lindi dhe u zhvillua nė Shqipėri edhe ideologjia kombėtare. Shprehėsit e parė mė tė shquar tė ideve tė reja u bėnė Naum Veqilharxhi dhe Jeronim de Rada.

Naum Veqilharxhi dhe veprimtaria e tij nė vitet 40
Naum Veqilharxhi (1797-1854) lindi nė Vithkuq (rrethi i Korēės), qė ishte njė qytezė me zeje e tregti tė zhvilluar dhe me njė popullsi arsimdashėse. Qė nė moshė tė re, para vitit 1806, ai shkoi nė Vllahi, ku kishte njė koloni tė rėndėsishme shqiptarėsh. Mė 1821 Naumi, bashkė me shqiptarė tė tjerė, mori pjesė nė kryengritjen e madhe popullore qė shpėrtheu nė Vllahi kundėr sundimit osman nėn udhėheqjen e Tudor Vladimireskut.
Lufta qė zhvilloi kundėr sundimit osman nė dhe tė huaj ia shtoi dashurinė pėr vendlindjen. Duke punuar si avokat nė Brailė tė Rumanisė, ai u njoh me idetė pėrparimtare dhe u formua si iluminist. Kėtu ai iu kushtua me mish e me shpirt ēėshtjes sė ēlirimit kombėtar tė atdheut tė vet, Shqipėrisė.
Naumi, i cili edhe nė dokumentet vetjake nė mėrgim e cilėsonte veten me kombėsi shqiptare, kishte besim tė patundur te populli shqiptar, nė aftėsitė e tij pėr t’u ndriēuar e pėr t’u ēliruar dhe nė tė ardhmen e tij mė tė mirė. Ky besim buronte jo vetėm nga patriotizmi i flaktė dhe nga pėrvoja e njohuritė filozofike e historike qė kishte fituar, por edhe nga realiteti i Shqipėrisė, ku kryengritjet ēlirimtare kundėr sundimit osman pasonin njėra-tjetrėn nga jugu nė veri.
Si iluminist Naumi arriti nė pėrfundimin se popullit shqiptar, tė zhytur nė padije, i duhej patjetėr arsimimi nė gjuhėn amtare si mjet pėr ngritjen e ndėrgjegjes dhe pėrparimin shpirtėror e material tė tij, se pa zhvillim kulturor nuk mund tė kishte ēlirim politik tė popullit. “Ka ardhur koha, - shkruante ai mė 1846, - qė t’i flakim tė gjitha paragjykimet e vjetruara, ka ardhur koha qė tė mendohemi mė me pjekuri dhe mė me guxim tė kėmbejmė udhė, duke marrė kėtej e tutje si shembull kombet e pėrparuara mbi tokė... Dhe duke synuar kėtu, le tė ecim pa u lėkundur, me guxim, me durim dhe me kėmbėngulje”.
Nevoja pėr masa tė frytshme e konkrete nė fushėn e arsimit nė gjuhėn shqipe ishte bėrė veēanėrisht e theksuar nė vitet 40, me shtimin e numrit tė shkollave tė huaja qė filluan tė hapeshin nė Shqipėri.
Naum Veqilharxhi u bė shprehės i atyre rretheve atdhetare shqiptare, brenda e jashtė vendit, tė cilat e kuptuan rrezikun e madh qė paraqisnin shkollat e huaja pėr bashkimin e popullit shqiptar dhe pėr ēlirimin e tij kombėtar dhe qė e ndien nevojėn e ngutshme pėr tė pėrhapur arsimin nė gjuhėn amtare. Prandaj ai kėrkonte njė shkollė tė re, shqipe nga gjuha, racionaliste nga pėrmbajtja dhe masive nga shtrirja. Nė kushtet e Shqipėrisė sė prapambetur rruga drejt kėtij arsimi do tė fillonte nga abetarja dhe pėr ta hartuar atė duhej pėrgatitur alfabeti shqip. Alfabetet latine, greke ose arabe, qė ishin pėrdorur deri atėherė pėr shkrimin e shqipes, pa ndonjė pėrshtatje tė veēantė, jo vetėm nuk jepnin plotėsisht tė gjithė tingujt e saj, por kishin marrė edhe ngjyrė fetare e ishin bėrė pėrēuese ndikimesh politike tė huaja. Naum Veqilharxhi mendonte se shqiptarėt si komb i veēantė, me gjuhė tė veēantė, duhej tė kishin edhe alfabetin e tyre.
Me alfabetin e ri qė sajoi qysh nė vitet 20, duke huajtur edhe elemente nga alfabetet e tjera, ai kishte hartuar disa tekste; por kėto, siē duket, pėr vėshtirėsi teknike e mungesė mjetesh mbetėn pėr dy dhjetėvjeēarė tė pabotuara. Mė 1844 Naum Veqilharxhi botoi nė Rumani “Evetarin” e tij, njė abetare e vogėl e poligrafuar, e cila ėshtė abetarja e parė e gjuhės shqipe. Abetarja u shpėrnda nė krahinat jugore tė Shqipėrisė, nė Korēė, nė Pėrmet, nė Berat, nė Gjirokastėr etj. Megjithėse alfabeti ishte i vėshtirė pėr t’u pėrvetėsuar, abetarja ngjalli entuziazmin e bashkatdhetarėve. Nė njė letėr, qė i drejtohej autorit nga Korēa mė 22 prill 1845, e njoftonin se abetaret i kishin marrė “... me gėzim tė madh dhe me kėnaqėsi”. Letra i bėnte tė ditur se paria e Korēės kishte vendosur tė fillonte njė fushatė pėr tė ndihmuar Naum Veqilharxhin tė blinte njė shtypshkronjė dhe tė hapte shkolla shqipe. “Mjaft pėr kaq kohė nėn zgjedhėn e paditurisė, - shkruanin patriotėt korēarė. - Tė shpresojmė se brenda njė kohe tė shkurtėr arsimi do tė shtrihet nė mbarė atdheun tonė dhe nė mbarė kombin tonė... Na dėrgoni sa mė shumė evetore, sepse bashkatdhetarėt po kėrkojnė pareshtur tė gjejnė akoma nga kjo abetare”. Kjo pritje e ngrohtė e kėto fjalė tregonin se nisma e Naum Veqilharxhit shprehte aspiratat e njė shtrese tė gjerė shoqėrore brenda vendit, qė ndiente nevojėn pėr t’u arsimuar nė gjuhėn amtare si kusht i rėndėsishėm pėr tė ēarė errėsirėn mesjetare dhe pėr t’i hapur atdheut rrugėn e pėrparimit.
Pėr t’iu pėrgjigjur kėrkesės sė patriotėve korēarė, mė 1845 Naum Veqilharxhi botoi njė abetare tė dytė me titull “Fare i ri evetar shqip”, shumė mė tė plotė se e para dhe me njė parathėnie tė gjerė. Nė kėtė abetare Naumi bėnte pėrpjekje serioze pėr ta vėnė mėsimin e shqipes mbi baza shkencore; ai e pasuroi gjuhėn shqipe me njė varg fjalėsh e termash tė kulturės e tė shkencės. Abetaret e Naum Veqilharxhit luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė Rilindjen Shqiptare, hodhėn hapat e parė tė arsimit nė gjuhėn shqipe.
Pas botimit tė abetares sė dytė Naum Veqilharxhi, me sa duket, u pėrpoq tė krijonte njė shoqėri kulturore shqiptare, e cila do tė merrej me botimin nė Rumani tė librave nė gjuhėn amtare dhe me dėrgimin e tyre nė Shqipėri.
Naum Veqilharxhi ishte njė mendimtar i shquar iluminist dhe hyri nė histori edhe si ideologu i parė i Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Idetė e tij ai i shprehu nė “Qarkoren”, hartuar nė gjuhėn greke, qė u drejtoi nga Rumania, rreth mesit tė viteve 40, bashkatdhetarėve ortodoksė nė Shqipėri, nė letrėn e gjatė polemizuese dėrguar nipit tė vet, qė i quante pėrpjekjet e tė ungjit pėr ēėshtjen shqiptare “himera” dhe nė parathėnien e abetares sė vitit 1845. Kėto janė dokumentet e para ideologjike e programatike tė njohura deri mė sot tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, tė hartuara nga njė pėrfaqėsues i intelektualėve atdhetarė shqiptarė.
Naum Veqilharxhi nisej nga koncepti dialektik se, si nė natyrė, ashtu edhe nė shoqėri vepron ligji i zhvillimit, se nė bazė tė kėtij ligji kalohet nga mė e ulėta nė mė tė lartėn, nga e vjetra nė tė renė. “Asnjė komb nuk ka rėnė nga qielli”, “...shoqėria, bashkėpunimi e ka bėrė njerinė”. Fjalėt e rėnda qė mund tė thuheshin pėr shqiptarėt, shkruante ai, “tregojnė njė gjendje qė shkėmbehet e nuk mbetet pėrjetė. Vetėm kafshėt e kanė tė pėrcaktuar fatin nga natyra. Njeriu zhvillohet nga tė voglat duke pėrparuar”.
Nė gjykimin e gjėrave Naum Veqilharxhi vinte arsyen, tė cilėn, nė kundėrshtim me dogmatizmin mesjetar, e quante njė mjet shumė tė rėndėsishėm qė e ndante njeriun nga bota e kafshėve dhe e bėnte zotin e tė fshehtave tė gjithėsisė.
Sipas kėtyre koncepteve filozofike Naumi trajtoi edhe ēėshtjen shqiptare, historinė e kombit tė vet dhe detyrat qė qėndronin pėrpara vendit. Kombi shqiptar, theksonte ai, ėshtė krijuar nė tė njėjtėn kohė me kombet e tjera, zė njė vend tė caktuar nė tokė, ka karakter tė veēantė, gjuhė e zakone tė veēanta, shekujt e tij mitologjikė, heroikė, politikė e fetarė dhe ruan nė gjirin e tij njė thesar tė madh kulturor. Tė ndihmoje kėtė komb tė fitonte ndėrgjegjen dhe tė zhvillohej Naum Veqilharxhi e quante “njė borxh ndaj vendlermit” (vendlindjes).
Shakun kryesor tė gjendjes sė mjeruar nė tė cilėn ndodhej populli shqiptar ai e shihte te “pushtimet e shpeshta”, te “pėrmbysjet e gjithanshme”, te “ndryshimet politike”, te “dogmat fetare”, te “padija” dhe sidomos te “lėnia pas dore e gjuhės sonė kombėtare dhe zėvendėsimi i saj me njė gjuhė tė huaj...”. Faktor vendimtar pėr nxjerrjen e vendit nga kjo gjendje, Naum Veqilharxhi, si iluminist, quante pėrhapjen e arsimit e tė kulturės nė gjuhėn amtare. “Ato kombe qė mbetėn nė padije, - shkruante ai, - u shėmbėllejnė thjesht skllevėrve...”, kėto kombe “...vetėm atėherė mund tė dalin nga gjendja e turpshme e mjerimit tė tyre kur do tė fillojnė tė lėvrojnė gjuhėn e tyre kombėtare...”.
Me kėtė bindje dhe i ndėrgjegjshėm pėr rrezikun qė i vinte atdheut nga arsimi nė gjuhė tė huaj, Naum Veqilharxhi i ftonte bashkatdhetarėt e tij tė pėrhapnin arsimin dhe kulturėn nė gjuhėn amtare. Ai u jepte zemėr bashkatdhetarėve dhe i kėshillonte tė mos dėshpėroheshin nga gjendja e vajtueshme nė tė cilėn ndodhej vendi i tyre. “Le tė hedhim farėn e mirė, - shkruante ai, - dhe me siguri vetė natyra e shenjtė e ngjarjeve do tė ndihmojė pėr gjallėrimin, mbirjen dhe rritjen e saj, pemėt e bukura dhe shumė tė ėmbla tė sė cilės do t’i korrė padyshim brezi i ardhmė...”.
Naum Veqilharxhi kėrkonte qė shkolla shqipe tė ishte jo vetėm pėr tė pasurit, por edhe pėr tė varfrit dhe interesi i atdheut tė vihej mbi interesin vetjak. Por ai nuk e prekte, veēse nė mėnyrė tė papėrcaktuar, ēėshtjen e qėndrimit ndaj qeverisė osmane. Megjithėse kryengritjet ēlirimtare nė Shqipėri kishin paraqitur kėrkesėn e vetėqeverisjes sė vendit, Naumi, me sa duket, mendonte qė mė parė duheshin shfrytėzuar kushtet e krijuara formalisht nga dekreti i Tanzimatit pėr tė zhvilluar njė veprimtari energjike nė fushėn e arsimit e tė kulturės nė gjuhėn amtare, derisa tė rritej ndėrgjegjja kombėtare e tė arrihej bashkimi i popullit nė atė shkallė qė tė lejonte shtrimin e ēėshtjes sė marrėdhėnieve politike me Turqinė.

Lėvizja e arbėreshėve tė Italisė nė pėrkrahje tė ēėshtjes kombėtare nė vitet 30-40
Nė kohėn kur Naum Veqilharxhi zhvillonte veprimtarinė e vet nė Rumani dhe krijonte lidhje me disa qendra tė Shqipėrisė sė Jugut, nė kolonitė arbėreshe tė Kalabrisė dhe tė Sicilisė nė Itali filluan tė dukeshin shenjat e para tė njė lėvizjeje nė pėrkrahje tė ēėshtjes kombėtare shqiptare. Ngjarjet qė po zhvilloheshin nė kėtė kohė nė Shqipėri, kryengritjet e njėpasnjėshme, pėrpjekjet e atdhetarėve shqiptarė pėr arsimin dhe kulturėn kombėtare tėrhoqėn vėmendjen e njė vargu intelektualėsh tė dalė nga gjiri i kolonive arbėreshe. Arbėreshėt nuk e kishin harruar vendin e tė parėve dhe i ruanin tė gjalla, veēanėrisht nė folklorin e tyre tė pasur, traditat e mėdha tė luftės pėr liri, si dhe gjuhėn e doket qė kishin marrė nga mėmėdheu.
Tė nxitur nga dashuria pėr atdheun e tė parėve dhe nėn ndikimin e interesit qė shfaqte nė gjysmėn e parė tė shek. XIX shkenca gjuhėsore evropiane pėr gjuhėn shqipe, intelektualėt arbėreshė filluan tė merreshin me studimin e historisė, tė folklorit dhe tė gjuhės sė kėtyre kolonive, si dhe nė pėrgjithėsi me historinė e mėmėdheut tė tyre tė dikurshėm. Nė kohėn kur filluan tė bėheshin hapat e parė tė gjuhėsisė krahasuese dhe u zbuluan lidhjet gjenealogjike tė njė vargu gjuhėsh, studiuesi arbėresh Engjėll Mashi nė vitet e para tė shek. XIX dhe Josif Krispi e Gjon Skiroj nė vitet 30 hodhėn tezėn e prejardhjes sė popullit shqiptar nga pellazgėt e tė gjuhės sė tij nga pellazgjishtja, gjuhė qė mendohej se ishte folur nga banorėt mė tė lashtė tė Ballkanit e tė Mesdheut. Teza e prejardhjes pellazgjike, si shprehje e lashtėsisė sė popullit shqiptar, zuri vend e u pėrhap shumė nė qarqet shkencore dhe nė opinionin e gjerė.
Po nė kėtė kohė filloi veprimtarinė e tij Jeronim de Rada (1814-1903) nga fshati Makje i Kalabrisė, i cili u bė njė nga figurat mė tė shquara tė letėrsisė arbėreshe dhe tė lėvizjes patriotike shqiptare. Qysh nė veprėn e tij tė parė, poema “Kėngėt e Milosaos” (1836), shkruar nė dialektin arbėresh, De Rada i dha letėrsisė shqipe njė nga veprat e saj mė tė bukura. Duke trajtuar edhe mė tej tema historike, nga luftėrat shqiptaro-turke tė shek. XV, si p.sh., nė poemėn “Serafina Topia” (1843), poeti, i frymėzuar nga kryengritjet shqiptare, si dhe nga lėvizjet ēlirimtare qė zienin nė Itali, nė tė cilat mori pjesė vetė, vinte nė dukje traditat luftarake e liridashėse tė popullit shqiptar. Me kėto vepra ai u bėnte tė njohur bashkatdhetarėve dhe nėpėrmjet pėrkthimit italisht gjithė botės historinė e lavdishme tė popullit shqiptar. Me kėtė intelektualėt arbėreshė filluan tė sendėrtonin atė qė e quajtėn si detyrė tė madhe ndaj mėmėdheut tė tyre tė lashtė: “tė ringjallnin pėrpara opinionit publik ndjenjat e njė kombi tė lavdishėm, por tė panjohur”, siē shkruante mė 1847 nė parathėnien e veprės sė vet “Mbi shqiptarėt, kėrkime dhe mendime”, studiuesi arbėresh Vinēenc Dorsa. Ai ia kushtonte veprėn e vet “kombit tė tij tė pėrndarė e tė pėrēarė, por njė”. Me kėtė Vinēenc Dorsa donte tė theksonte se kolonitė arbėreshe e ndienin veten si “pjesė tė pandara tė njė tė tėre, tė kombit shqiptar”.
Me gjithė kushtet e vėshtira, ndėrmjet vatrave tė veēanta tė lėvizjes politike e kulturore shqiptare filluan tė krijoheshin qė herėt lidhjet e para. Nė vitin 1845 Naum Veqilharxhi dhe shqiptarėt e tjerė tė Bukureshtit e pėrgėzonin Jeronim de Radėn me njė letėr pėr punimin e tij “Mbi hyjnitė e pellazgėve”, tė botuar mė 1843 nė tė cilėn poeti pėrpiqej tė shpjegonte se njė varg emrash tė mitologjisė greke nė tė vėrtetė ishin shqip, sepse shpjegoheshin, sipas tij, me anė tė shqipes sė sotme dhe se pellazgėt i kishin dhėnė hua kulturės sė lashtė greke njė varg elementesh. Mendime tė ngjashme nė lidhje me prejardhjen pellazgjike tė gjuhės shqipe tė popullit shqiptar shfaqėn edhe njė varg albanologėsh tė huaj.
Kėto mendime tė De Radės dhe tė albanologėve nė lidhje me teorinė pellazgjike u pėrqafuan nga Naum Veqilharxhi dhe atdhetarė tė tjerė shqiptarė. Ato luajtėn njė rol pėr ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare tė shqiptarėve dhe u pėrdorėn pėr tė vėrtetuar autoktoninė e popullit shqiptar nė trojet e veta dhe pėr tė shtruar pėrpara opinionit ndėrkombėtar njohjen e tė drejtave tė shqiptarėve si komb mė vete.
Intelektualėt arbėreshė ndiqnin me vėmendje ngjarjet qė po zhvilloheshin nė vitet 30-40 tė shek. XIX nė Shqipėri. Veprat e tyre jo vetėm u bėnin jehonė kėtyre ngjarjeve, por edhe, duke evokuar tė kaluarėn, ngrinin probleme tė rėndėsishme, si ato tė luftės sė armatosur pėr liri, tė bashkimit tė popullit shqiptar etj. Duke vėnė nė dukje rėndėsinė e kryengritjeve qė po ndodhnin nė mėmėdheun e tyre tė lashtė dhe duke i interpretuar ato si shenja tė njė kthese Vinēenc Dorsa i pėrshėndeste “kėto kėrcėnime tė vazhdueshme, inkursione, rebelime, mosbindje ndaj ligjeve, bashkimin e shpejtė nėn flamurin e njė kryetari dhe tėrheqjen e vėmendjes qė i bėjnė Portės sė Lartė”. “Nė kėto fakte, unė lexoj, - vazhdonte ai, - pėrgatitjen e furtunės sė afėrme dhe agimin e ditės sė kthjellėt qė do tė vijė pas saj”. Dhe mė poshtė: “Shqipėria beson se kjo ditė (e rilindjes sė saj - shėn. i aut.) ėshtė e afėrme dhe besimi i vė asaj nė lėvizje shpirtin pėr ta arritur. Ajo nuk flet veēse pėr rilindje...”.

4. KUNDĖRSHTIMI I PLANEVE EKSPANSIONISTE TĖ SHTETEVE FQINJE. SHQIPĖRIA DHE KRIZA LINDORE E VITEVE 1853-1856

“Megali Idea” greke dhe “Naēertania” serbe
Kryengritjet pėr autonomi tė viteve 30-40, si pjesė pėrbėrėse dhe element aktiv i lėvizjes ēlirimtare nė Ballkan, e dobėsuan sundimin e Portės sė Lartė dhe krijuan kushte objektive pėr bashkėpunimin ushtarak tė popujve tė shtypur tė gadishullit dhe pėr shpejtimin e ēlirimit tė tyre nga zgjedha osmane. Por ky bashkėpunim u minua nga politika ekspansioniste e Greqisė dhe e Serbisė.
Nė vitet 40 shteti serb dhe ai grek nuk e kishin pėrfunduar ende bashkimin e tyre kombėtar. Njė pjesė e territoreve me popullsi serbe e greke ndodhej ende nėn sundimin osman. Pėr kėtė arsye, njė nga drejtimet e politikės sė kėtyre vendeve ishte ai i ēlirimit tė territoreve dhe i bashkimit tė tyre me shtetet kombėtare pėrkatėse. Por, krahas kėtij synimi tė drejtė, te qeveritė greke e serbe qė drejtonin kėto shtete ishin shfaqur prirje tė frymėzuara nga ide shoviniste, tė cilat u zhvilluan e u shndėrruan nė njė vijė themelore tė politikės sė tyre.
Nė fillim tė vitit 1844 kryeministri grek J. Koleti e formuloi dhe e shpalli zyrtarisht programin politik ekspansionist, i cili hyri nė histori me emrin “Megali Idea” (“Megali Idhea” - “Ideja e Madhe”). Sipas kėtij programi, Greqia si trashėgimtare e Bizantit duhej tė shndėrrohej nė njė shtet tė madh me kryeqytet Stambollin (Konstandinopojėn), ku do tė bėnin pjesė jo vetėm tokat greke, por edhe tė gjitha territoret me popullsi ortodokse jogreke tė Ballkanit, qė kishin qenė nėn Perandorinė Bizantine dhe vareshin fetarisht nga Patrikana e Stambollit. “Megali Idea” pėrfshinte nė kufijtė e Greqisė sė Madhe edhe tokat shqiptare. Me kėtė projekt, nė veri nė fillim pėrfshihej nė kufijtė e Greqisė gjithė Shqipėria, kurse pas viteve 60 caktohej si kufi verior herė lumi Drin, herė Shkumbini, ndėrsa shovinistėt mė tė moderuar grekė e ēonin atė deri te lumi Vjosė.
Pėr realizimin e kėsaj platforme qeveria greke parashikonte tė hidhte nė Shqipėrinė e Jugut ēeta tė armatosura, tė cilat do tė provokonin kryengritje dhe do tė pėrgatisnin truallin pėr aneksimin e kėtyre territoreve nga Greqia. Ajo u orvat tė shfrytėzonte pėr qėllimet e saj edhe kryengritjet shqiptare, sidomos ato tė Shqipėrisė sė Jugut, siē ishte ajo e vitit 1847, kur kryeministri grek J. Koletis hyri nė bisedime me Zenel Gjolekėn, tė cilat, pėr shkak tė synimeve ekspansioniste tė Athinės, dėshtuan.
“Megali Idea” greke gjeti njė mbėshtetje tė fuqishme te Patrikana ortodokse e Stambollit. Me formimin e shtetit grek, Patrikana e humbi dora-dorės karakterin ekumenik qė kishte mė parė dhe u kthye nė njė kishė greke, nė njė aleate e Greqisė. Kėshtu qė kisha ortodokse dhe shkollat nė gjuhėn greke u kthyen nė vatra pėr tė helenizuar besnikėt e nxėnėsit qė i frekuentonin ato.
Po atė vit, mė 1844, ministri i Serbisė I. Garashanin shpalli programin qė do tė vihej nė themel tė politikės serbe e qė ėshtė i njohur nė histori me emrin “Naēertanie” (“Projekt”). Edhe qarqet politike drejtuese tė Serbisė, ashtu si ato tė Greqisė, me pretekstin e ēlirimit tė tokave tė sllavėve tė jugut nga zgjedha osmane, synonin tė krijonin njė shtet tė madh, qė do tė pėrtėrinte perandorinė mesjetare tė Stefan Dushanit. Nė kufijtė e kėsaj perandorie tė re, sipas “Naēertanies”, do tė hynin edhe viset e Shqipėrisė sė Veriut sė bashku me Kosovėn, qė ministri serb e pagėzoi me emrin “Serbi e Vjetėr”.
Tė dyja programet kishin karakter shovinist dhe shprehnin aspiratat ekspansioniste tė borgjezisė greke e serbe. Ato nuk e njihnin ekzistencėn e kombit e tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhe si pasojė kundėrshtonin idenė e krijimit tė shtetit shqiptar. Sipas kėtyre programeve, tokat shqiptare ishin tė destinuara tė ndaheshin midis Greqisė dhe Serbisė.
Kėto synime tė shteteve fqinje, qė ishin shfaqur edhe mė parė, u shndėrruan prej viteve 40 tė shek. XIX nė njė politikė tė pėrhershme zyrtare, pasojat e sė cilės u ndien shumė shpejt nė Shqipėri.

Lufta kundėr “turkomanizmit” dhe “grekomanizmit”
Duke filluar prej viteve 50 Lėvizja Kombėtare Shqiptare bėri njė luftė gjithnjė e mė tė ashpėr kundėr ideologjisė sė panislamizmit, tė propaganduar nga Porta e Lartė, dhe tė panhelenizmit, tė pėrhapur nga qarqet shoviniste tė Athinės.
Qeveria e Stambollit ua mohonte kombėsinė shtetasve myslimanė joturq tė Perandorisė, tė cilėt i quante osmanllinj dhe ndiqte me kėmbėngulje parimin, sipas tė cilit Perandoria teokratike Osmane duhej tė mbėshtetej mbi gjithė shtetasit myslimanė pa dallim.
Me qėllim qė tė pėrforconin pozitat e tyre nė Shqipėri, tė rrezikuara nga kryengritjet e vazhdueshme shqiptare dhe nga lėvizja e pėrgjithshme kryengritėse e popujve tė tjerė ballkanas dhe pėr t’i lidhur sa mė ngushtė masat e prapambetura tė popullsisė myslimane shqiptare me fatet e Perandorisė, qeveritarėt e Stambollit filluan tė zhvillonin njė fushatė me parulla panislamike pėr tė nxitur fanatizmin e pėrēarjen fetare midis shqiptarėve. Ata dėrguan nė Shqipėri pėr kėtė qėllim edhe klerikė myslimanė nga Anadolli e nga vende tė tjera lindore. Kėtij qėllimi i shėrbenin edhe shkollat shtetėrore turke qė po ngriheshin nė vitet 50-60 nė Shqipėri, tė cilat, edhe pse quheshin formalisht shkolla laike, pjesėn mė tė madhe tė programit e kishin me lėndė fetare islamike.
Kundėrshtimi qė i bėnte Porta lėvizjes shqiptare gjente mbėshtetje te disa shtresa tė caktuara tė shoqėrisė shqiptare, te “turkomanėt”. Kėta pėrbėheshin, nė radhė tė parė, nga elementėt fanatikė tė klerit mysliman shqiptar, si dhe nga njė pjesė e feudalėve tė vendit, tė cilėt pozitėn e privilegjuar qė kishin si funksionarė fetarė ose shtetėrorė ia detyronin sulltanit dhe prandaj ishin tė interesuar tė mos prisheshin e as tė prekeshin lidhjet me tė. Ndėr turkomanėt bėnin pjesė edhe disa elementė tė borgjezisė sė pasur qytetare, tė cilėt, jo vetėm nėn ndikimin e parullave fetare islamike, por edhe si sipėrmarrės shtetėrorė e pjesėmarrės nė spekulime tė pėrbashkėta me funksionarėt e Perandorisė, kishin interes tė ruanin gjendjen ekzistuese, qė u siguronte atyre njė varg fitimesh. Qarqet e turkomanėve pėrpiqeshin tė shfrytėzonin pėr qėllimet e tyre prapambetjen arsimore e kulturore tė shtresave tė gjera tė popullsisė shqiptare, ndjenjat e tyre tė natyrshme fetare islame dhe sidomos ndikimin mbi to tė sulltanit si Kalif.
Kundėrshtim tė ashpėr gjeti Lėvizja Kombėtare Shqiptare, si edhe ajo e disa popujve tė tjerė ballkanas, edhe nga prirjet shoviniste tė disa qarqeve tė borgjezisė greke, qė propagandonin “panhelenizmin” si armė ideologjike pėr tė pėrgatitur realizimin e planit ekspansionist tė “Idesė sė Madhe”. Njė rol tė veēantė nė kėtė lėvizje luante edhe kleri i Patrikanės greke tė Stambollit. Ideologjia panheleniste u mbėshtet edhe nga disa shtresa tė caktuara tė shoqėrisė shqiptare, nga “grekomanėt”, siē u quajtėn pėrfaqėsuesit e kėtij orientimi, qė vinin nė radhė tė parė nga njė pjesė e tregtarėve ortodoksė tė Shqipėrisė sė Jugut, qė kishin lidhje me tregjet e Selanikut, tė Korfuzit etj.
Dobėsia e borgjezisė shqiptare si klasė e re dhe ndikimi i parullave fetare tė pėrhapura me anė tė kishės e tė shkollave greke u bėnė shkak qė “grekomanėt” tė shihnin te borgjezia greke, e cila kishte krijuar shtetin e vet kombėtar, tė vetmen mbėshtetje pėr t’u ēliruar nga zgjedha osmane.
Protagonistėt e “Idesė sė Madhe” nė Shqipėri u pėrpoqėn tė shfrytėzonin pėr qėllimet e tyre edhe dasitė fetare midis borgjezisė e fshatarėsisė sė krishtere shqiptare dhe bejlerėve ēifligarė tė vendit, qė nė shumicėn dėrrmuese ishin myslimanė, si edhe nevojėn e madhe pėr arsim qė kishte popullsia shqiptare, nevojė e cila, pėr mungesė shkollash nė gjuhėn shqipe, nuk kishte mundėsi tė plotėsohej atėherė veēse nė shkolla greqisht.
Duke luftuar kundėr kėtyre rrymave mendimtarėt rilindės pėrpunuan platformėn e vet, qė u bė baza e veprimit tė mėtejshėm politik-kulturor tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Tė nisur nga fakti se nė bazė kriteresh objektive populli shqiptar, me gjithė ndarjen fetare, pėrbėnte njė komb mė vete dhe si i tillė kishte njė rrugė tė veēantė tė formimit historik qė e shpinte nė mėvetėsinė e tij kulturore e politike, ideologėt e lėvizjes kombėtare e drejtuan propagandėn e tyre kundėr pėrpjekjeve tė “panislamistėve”dhe “panhelenistėve” pėr tė bėrė pėr vete politikisht, sipas parimit fetar, pjesė tė veēanta tė popullit shqiptar.
Njė luftė tė posaēme bėnė ata, ndėr tė tjera, kundėr tezave politike tė panhelenistėve, qė, duke i mbėshtetur synimet e tyre nė teorinė pellazgjike, propagandonin se shqiptarėt dhe grekėt kishin origjinė tė pėrbashkėt, ishin pasardhės tė pellazgėve nga gjuha e nga prejardhja dhe si rrjedhim ishin vėllezėr, e arrinin kėshtu nė pėrfundimin se shqiptarėt duhej tė shkriheshin jo vetėm nga pikėpamja kulturore, por edhe politikisht nė gjirin e “helenizmit”.
Megjithatė, vėshtirėsitė e krijuara nga njė propagandė e tillė armiqėsore ndaj kombit shqiptar, nuk i penguan Naum Veqilharxhin dhe aktivistėt e tjerė tė ēėshtjes kombėtare tė vijonin rrugėn e nisur. Naum Veqilharxhi iu drejtua pasanikėve shqiptarė nė Rumani, Vangjel Zhapės nga Labova e Lunxhėrisė (Gjirokastėr) dhe Apostol Arsaqit nga Hotova e Pėrmetit, tė njohur si dhurues shumash tė mėdha pėr qėllime mirėbėrėse nė Greqi, qė tė jepnin pėrkrahjen e tyre pėr tė shtypur libra shkollorė nė gjuhėn amtare, tė hartuar prej tij dhe pėr tė hapur shkolla shqipe. Por Vangjel Zhapa doli kundėr orientimit tė pavarur tė veprimtarisė arsimore shqiptare.
Kur po zhvillonte njė veprimtari tė dendur pėr ēėshtjen shqiptare, Naum Veqilharxhi vdiq (nė vitin 1854). Si fajtor pėr vdekjen e tij shqiptarėt akuzuan nė radhė tė parė Patrikanėn e Stambollit, e cila, pėr tė ruajtur “unitetin” e fesė sė krishterė qė gjoja ishte vėnė nė rrezik nga veprimtaria e Naum Veqilharxhit, kishte nxitur Portėn pėr tė marrė masa kundėr tij. Rrugėn e veprimtarit tė palodhur e vijuan shumė dishepuj, midis tė cilėve edhe Thimi Mitkoja nga Korēa.
Njė rrugė tė veēantė filluan tė ndiqnin nė kėto vite disa intelektualė ortodoksė nga Shqipėria e Jugut e nė radhė tė parė Anastas Byku nga Lekli i Tepelenės (veproi nė vitet 1859-1878). Duke u nisur nga bindja se pa pėrparim kulturor, pa lėvrimin e mėsimin e gjuhės amtare populli shqiptar nuk do tė kishte mundėsi tė zinte vendin qė i pėrkiste midis popujve tė tjerė, Anastas Byku botoi nė vitet 1861-1862 nė Lamia tė Greqisė gazetėn greqisht-shqip “Pellasgos”, kushtuar ēėshtjes shqiptare. Tė njėjtit qėllim i shėrbente edhe abetarja e vogėl me titull “Gramė pėr shqiptarėt” (1861), nė tė cilėn pėrdorej alfabeti greqisht pėr shkrimin e shqipes. Mė tej Anastas Byku punoi pėr ngritjen e njė rrjeti tė gjerė shkollash fillore e tė mesme nė gjuhėn shqipe, pėr tė cilat u pėrpoq tė fitonte pėrkrahjen financiare edhe tė Vangjel Zhapės. Por Anastas Byku, ndonėse ishte pėr ruajtjen e karakterit tė veēantė tė popullit shqiptar, u shpreh kundėr zhvillimit tė tij tė pavarur dhe pėr pėrfshirjen e tij nė gjirin e helenizmit. Rrugėn e Anastas Bykut e ndoqi nė fillim tė veprimtarisė sė vet edhe Jani Vretoja nga Postenani i Leskovikut (1822-1900), si dhe Eftim Brandi nga Korēa (veproi nė vitet 1860-1880).
Mendimi i Anastas Bykut, i cili e vinte lėvizjen shqiptare nė vartėsi tė synimeve tė qarqeve panheleniste, u kundėrshtua nga veprimtarėt e lėvizjes shqiptare, midis tyre nga Thimi Mitkoja. Lufta qė zhvillonte Lėvizja Kombėtare Shqiptare nė fronte tė ndryshme dėshmonte pėr rritjen e saj ideologjike. Mendimi i rilindėsve, i formuar qysh nė kėtė kohė, nė lidhje me rrugėn e veēantė historike tė popullit shqiptar, u bėnte jehonė kėrkesave tė kryengritjeve popullore kundėrosmane pėr autonominė e Shqipėrisė. Me forcimin e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare filluan tė diferencoheshin edhe radhėt e rretheve borgjeze “turkomane” e “grekomane”, njė pjesė e anėtarėve tė tė cilave u bashkua me tė.

Kriza Lindore e viteve 1853-1856 dhe Shqipėria
Kryengritjet kundėr Tanzimatit dhe sidomos kryengritja e madhe e vitit 1847 i kishin treguar Stambollit rrezikun qė i kanosej Perandorisė nga njė acarim i ri i gjendjes nė Shqipėri nė njė kohė kur kishte filluar tė rritej edhe lėvizja e pėrgjithshme pėr ēlirimin kombėtar tė popujve tė Ballkanit dhe ishin acaruar kontradiktat e Fuqive tė Mėdha lidhur me trashėgimin e “tė sėmurit tė Bosforit”, siē quhej tashmė Perandoria Osmane. Shqetėsimi i Portės ishte shtuar edhe nga interesimi qė kishin filluar tė tregonin pėr Shqipėrinė shtetet e reja ballkanike dhe nga orvatjet e tyre pėr t’i shfrytėzuar lėvizjet kundėrosmane tė shqiptarėve.
Nė kėto rrethana, kur mund tė shpėrthente njė konflikt ndėrkombėtar, Stambolli, duke dashur tė kishte nė krahun e vet forcėn ushtarake tė shqiptarėve, qė e ēmonte shumė, krahas zgjerimit tė propagandės panislamike mori edhe disa masa pėr tė ulur tensionin nė marrėdhėniet me shqiptarėt. Autoritetet osmane nė Shqipėri u urdhėruan tė mos pėrdornin pėrkohėsisht forcėn pėr tė zbatuar reformat. Sulltani fali njė varg krerėsh tė burgosur ose tė internuar tė kryengritjes, si dhe Zenel Gjolekėn. Mė 1849 kapedanit tė Mirditės Bibė Doda iu dha titulli pashė dhe iu njoh e drejta qė tė merrte pjesė nė luftė me njė repart tė vetin, tė pėrbėrė prej afėr 10 mijė luftėtarėsh. Si komandantė repartesh tė ērregullta u njohėn edhe feudalė tė tjerė, tė cilėve Porta u siguroi shpėrblime e grada.
Nga ana tjetėr, nė Shqipėri kishte filluar tė shtohej gjithnjė e mė shumė shqetėsimi i shkaktuar nga synimet ekspansioniste tė shteteve fqinje, i cili e kishte rritur gatishmėrinė e popullsisė pėr tė mbrojtur trojet e veta. Kėtė rrethanė u pėrpoq me tė gjitha mėnyrat ta shfrytėzonte qeveria osmane pėr tė nxitur urrejtjen e shqiptarėve kundėr vendeve fqinje dhe pėr tė siguruar njė bashkėpunim sa mė tė ngushtė me ta.
Njė rast i tillė u paraqit mė 1852, kur Turqia i shpalli luftė Malit tė Zi duke marrė shkas nga disa ndryshime nė formėn e shtetit qė kishte bėrė princi i ri Danilo. Thirrjes sė sulltanit pėr tė marrė pjesė nė luftė iu pėrgjigjėn njė varg krerėsh feudalė dhe bajraktarė shqiptarė, midis tyre edhe Bibė Doda, Zenel Gjoleka etj., tė cilėt shkuan me repartet e tyre nė ndihmė tė ushtrisė osmane. Por lufta nuk i solli ndonjė pėrfitim Stambollit. Ndonėse u sulmua edhe nga Shqipėria e nga Hercegovina, Mali i Zi, me ndėrhyrjen e Fuqive tė Mėdha, doli nga lufta i padėmtuar. Repartet shqiptare nga ana e tyre patėn humbje tė ndjeshme nė njerėz, midis tė tjerėve u vra edhe Zenel Gjoleka.
Pėrleshjet e pėrgjakshme nė kufirin turko-malazez vijuan edhe pas luftės. Ato nxiteshin nga krerėt e Malit tė Zi pėr tė pėrgatitur truallin pėr aneksimin e trojeve veriore tė Shqipėrisė. Por sulmet malazeze ndeshėn nė qėndresėn e vendosur tė popullsisė shqiptare tė kėtyre krahinave.
Nė mesin e shek. XIX u acarua edhe mė shumė rivaliteti ndėrmjet Fuqive tė Mėdha evropiane pėr ndikimin nė vendet e Lindjes sė Afėrme. Nė kėtė kohė Anglia e Franca e kishin dėbuar pothuajse krejtėsisht Rusinė e prapambetur nga tregjet e kėsaj zone. Por Rusia nuk kishte hequr dorė nga synimi pėr tė shtėnė nė dorė Ngushticat e Dardaneleve dhe vetė Stambollin, qė tė shtrinte kėshtu mė tej praninė e saj nė Lindjen e Afėrme e nė Ballkan. Ajo priste tė krijohej njė gjendje ndėrkombėtare e pėrshtatshme pėr ta shembur Perandorinė e sulltanėve dhe pėr tė arritur kėto qėllime. Nė projektet e saj pėr rregullimin e ardhshėm tė Turqisė Evropiane, Rusia parashikonte krijimin e forcimin e shteteve tė pavarura, sllave ose pėrgjithėsisht tė krishtere, tė cilat do tė ishin nėn ndikimin e Rusisė. Por nė kėto projekte nuk figuronte Shqipėria. Qeveria cariste nuk parashikonte krijimin e njė shteti shqiptar dhe prandaj qėllimisht i identifikonte shqiptarėt myslimanė me turqit, ndėrsa ata tė krishterė ortodoksė me grekėt.
Politika ruse e copėtimit tė Perandorisė Osmane ndeshi nė kundėrshtimin e vendosur tė fuqive perėndimore e nė radhė tė parė tė Anglisė e tė Francės. Kėto fuqi vijonin tė garantonin e tė pėrkrahnin status quo-nė dhe paprekshmėrinė e Turqisė, sepse po e kthenin atė nė njė gjysmėkoloni tė tyre dhe sepse me ruajtjen e Turqisė pengohej dalja e Rusisė nė Mesdhe. Kur nė korrik 1853 qeveria cariste i shpalli luftė Perandorisė Osmane (Lufta e Krimesė, 1853-1856), ajo u gjend shumė shpejt pėrpara njė konflikti tė madh, nė tė cilin Anglia e Franca dhe mė vonė edhe Mbretėria e Sardenjės morėn anėn e Turqisė. Pas njė vargu fitoresh fillestare tė Rusisė nė frontin e Danubit e nė det, operacionet e aleatėve tė Turqisė u pėrqendruan nė gadishullin e Krimesė dhe prandaj konflikti mori emrin Lufta e Krimesė.
Duke pasur ushtritė e saj nė brigjet e Danubit, Rusia u bėri thirrje popujve ortodoksė tė Ballkanit tė rrėmbenin armėt kundėr shtypėsit shekullor. Duke shpresuar se me fitoren e Rusisė ortodokse do tė pėrmirėsohej gjendja e tyre, kėsaj thirrjeje iu pėrgjigjėn vullnetarė nga vende tė ndryshme ballkanike, si edhe shqiptarė ortodoksė nga Shqipėria e Jugut.
Edhe Turqia nga ana e saj u pėrpoq tė mobilizonte forcat shqiptare me parullėn e mbrojtjes sė fesė islame, por nuk arriti ndonjė sukses tė madh. Ajo nuk mundi tė nxirrte nga Shqipėria veēse pak nizamė. Nuk dhanė fryte tė dukshme edhe pėrpjekjet e saj pėr tė dėrguar krerėt shqiptarė me forcat e tyre nė frontin rus. Shumica e tyre nuk pranoi tė shkonte nė njė front kaq tė largėt, siē ishte fronti i Danubit dhe preferoi t’i mbante forcat gati nė rastin e njė sulmi tė mundshėm nga Mali i Zi ose nga Greqia. Vetėm Bibė Doda me njė numėr mirditasish u nis pėr nė front, por pas disa kohėsh edhe ai u kthye nė vendin e vet pėr shkak tė mosmarrėveshjeve qė lindėn midis tij dhe komandantit turk, Omer Pashės.
Lufta e Krimesė nxiti Malin e Zi dhe Greqinė tė ndėrmerrnin veprime luftarake kundėr Perandorisė Osmane. Mali i Zi ndėrmori disa sulme nė Hercegovinė e nė tokat shqiptare dhe pėrgatiste njė goditje kundėr Tivarit. Por pėrballė qėndresės sė vendosur tė shqiptarėve dhe nėn presionin e fortė tė Austrisė e tė Francės, princi Danilo u detyrua tė hiqte dorė nga kjo ndėrmarrje.
Mė larg shkuan veprimet e Greqisė. Megjithėse Anglia e Franca nuk e lanė tė hynte nė luftė kundėr Portės, qeveria greke organizoi ēeta tė shumta tė komanduara nga oficerė tė ushtrisė, tė cilėt u futėn fshehurazi nė Thesali dhe nė krahinat e vilajetit tė Janinės pėr tė organizuar njė kryengritje kundėrosmane. Ata hynė edhe nė krahina tė Shqipėrisė, duke bėrė kėshtu njė hap tė parė drejt sendėrtimit me forcėn e armėve tė “Megali Idesė”. Pėr kėtė qėllim ajo u pėrpoq tė shfrytėzonte urrejtjen e shqiptarėve ortodoksė kundėr sundimtarėve osmanė dhe prandaj vuri nė krye tė lėvizjes figura tė shquara tė luftės pėr pavarėsi me prejardhje arbėreshe ose nga Suli, si Theodhor Griva e Nikollė Zerva, tė cilėt do t’i jepnin kryengritjes nė tokat shqiptare dukjen e njė aleance greko-shqiptare.
Mė 2 janar 1854, pasi shpallėn “lirinė dhe pavarėsinė” e gjithė provincave tė “Greqisė sė Vjetėr”, udhėheqėsit e kryengritjes, me parullėn “perandori greke ose vdekje”, i ftuan banorėt e kėtyre krahinave tė rrėmbenin armėt. Kryengritėsit arritėn nė fillim disa suksese nė ato krahina ku nuk kishte ushtri tė rregullt dhe ku vepronin disa feudalė shqiptarė me forcat e tyre lokale. Arta ra nė duart e kryengritėsve dhe njė ēetė e madhe andartėsh?, e komanduar nga gjenerali Griva, arriti deri nė Mecovė. Gjatė marshimit nė viset e brendshme tė vilajetit tė Janinės, andartėt grekė pėrdorėn edhe forcėn pėr t’i detyruar vendasit tė bashkoheshin me ta, ndėrsa nė Filat persekutuan nė prill tė vitit 1854 disa familje shqiptare, midis tė cilave edhe atė tė Xhafer pashė Demit.
Por synimet aneksioniste tė qeverisė greke bėnė qė shqiptarėt t’i shmangeshin bashkėpunimit me ta dhe kryengritja tė mos merrte karakter tė pėrgjithshėm. Pėr mė tepėr, krerėt shqiptarė tė Jugut, ndėr tė cilėt Ēelo Picari, Halit bej Frashėri, Ahmet Ēapari etj., duke njohur synimet pushtuese tė Athinės, mobilizuan forcat e tyre dhe i thyen andartėt grekė nė krahinėn e Artės dhe nė Thesali. Nga ana tjetėr, Anglia me Francėn, pas protestave tė Turqisė qė e akuzoi Athinėn pėr ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė Perandorisė Osmane, e detyruan qeverinė e Athinės tė hiqte dorė nga kėto veprime, qė ishin nė dobi tė Rusisė; si masė shtrėnguese kundėr saj, ato pushtuan me flotėn e tyre Pireun, limanin kryesor tė Greqisė.
Krizėn e shkaktuar nga lufta ruso-turke e shfrytėzoi edhe Vjena pėr t’i shkėputur Portės sė Lartė njė varg koncensionesh dhe pėr tė pėrforcuar pozitat nė Shqipėrinė e Veriut ku, nė bazė tė traktateve ndėrkombėtare, ajo kishte fituar tė drejtėn e mbrojtjes sė popullsisė katolike (i ashtuquaturi kultusprotektorat)??.
Me ndėrhyrjen e Austrisė u kthye pėrsėri nė Shkodėr urdhri i jezuitėve, i dėbuar prej andej 11 vjet mė parė. Me anė tė njė demonstrate detare pėrpara grykės sė Bunės mė 1853, Vjena e detyroi Portėn tė lejonte ngritjen e njė seminari tė jezuitėve. Disa vjet mė vonė u themelua nė Shkodėr nėn mbrojtjen e Austrisė edhe njė kuvend franēeskan. Nga ana tjetėr, kapitali tregtar austriak po bėhej veēanėrisht aktiv nė Shqipėri dhe nė trevat e tjera perėndimore tė Gadishullit Ballkanik. Kjo u pasqyrua edhe nė shtimin e numrit tė anijeve austriake qė vinin nė limanet shqiptare. Me forcimin e pozitave ekonomike e politike Austria fitoi nė Shqipėri dhe nė Ballkanin Perėndimor njė pozitė tė privilegjuar ndėr Fuqitė e Mėdha.
Edhe Franca u pėrpoq tė pėrforconte me kėtė rast pozitat nė Ballkan e tė vinte nėn ndikimin e saj princin Danilo tė Malit tė Zi dhe kapedanin e Mirditės Bibė Dodėn.
Lufta e Krimesė mori fund nė mars 1856 me nėnshkrimin nga ndėrluftuesit tė Traktatit tė Paqes nė Paris. Nė kėtė Traktat u pėrfshinė edhe parimet themelore tė Dekretit tė ri perandorak (Hat-i Humajun), qė sulltan Abdyl Mexhiti ishte detyruar tė shpallte mė 15 shkurt 1856 me shtytjen e drejtpėrdrejtė tė Anglisė e tė Francės dhe qė shėnonte fillimin e periudhės sė dytė tė Tanzimatit. Ky dekret ritheksonte, pėrveē tė tjerave, detyrimin e Portės sė Lartė pėr t’u njohur popullsive tė krishtere nėn sundimin e saj disa tė drejta administrative. Duke e pėrfshirė thelbin e Hat-i Humajunit nė Traktatin e Paqes tė Parisit (mars 1856), Anglia dhe Franca synonin t’i hiqnin Rusisė mundėsinė qė tė ndėrhynte nė favor tė kėtyre popullsive dhe tė vendosnin njė kontroll tė pėrbashkėt mbi Perandorinė Osmane.

Shqipėria gjatė krizės ballkanike tė viteve 60
Ēėshtja e ēlirimit dhe e bashkimit kombėtar tė popujve ballkanas nuk gjeti zgjidhje as me Hat-i Humajunin dhe as me Traktatin e Paqes tė Parisit tė vitit 1856. Pėrkundrazi, me kėtė Traktat, Anglia, Franca dhe Austro-Hungaria u bėnė garante tė tėrėsisė territoriale dhe tė pavarėsisė sė Perandorisė Osmane. Popujt e shtypur tė Ballkanit nuk u pajtuan me kėtė pėrmbajtje tė Traktatit tė Parisit, qė pėrbėnte njė pengesė nė luftėn e tyre pėr ēlirimin nga robėria osmane.
Njė varg kryengritjesh ēlirimtare shpėrthyen gjatė viteve 60 nė Hercegovinė, nė Bullgari etj. Vetėm pėrpjekjet e diplomacisė sė Fuqive tė Mėdha perėndimore dhe prirjet shoviniste tė shteteve ballkanike e shmangėn mundėsinė e njė lufte tė pėrbashkėt tė popujve tė shtypur tė Ballkanit kundėr Perandorisė sė sulltanėve.
Porta e Lartė nga ana e saj bėnte ēmos qė ta nėnshtronte principatėn e vogėl tė Malit tė Zi, e cila i kishte shkaktuar asaj kaq telashe, kurse princi Danilo organizonte vazhdimisht provokacione nė kufirin turko-malazez kundėr viseve shqiptare, tė cilat synonte t’i aneksonte. Popullsia e Shkodrės dhe viset kufitare nė veri u shqetėsuan nga sulmet e ēetave malazeze drejt tokave shqiptare. Edhe qarqet patriotike tė vendit, me Pashko Vasėn, Zef Jubanin, Oso Kukėn etj. nė krye, arritėn nė pėrfundimin se shqiptarėt duhej tė ndėrmerrnin veprime mbrojtėse kundėr sulmeve malazeze.
Drejt qėndresės kundėr Malit tė Zi i nxiste shqiptarėt edhe Porta e Lartė, qė ishte e interesuar tė pėrdorte nė luftė forcat e tyre. Nė fillim tė vitit 1862 kėto provokacione ēuan nė shpėrthimin e njė konflikti kufitar, tė njė lufte ndėrmjet Malit tė Zi dhe Perandorisė Osmane. Njėsitė malazeze sulmuan kullat kufitare nė drejtim tė fshatit Vraninė, duke djegur dhjetėra shtėpi tė shqiptarėve. Nė kėto rrethana, disa reparte vullnetarėsh u nisėn pėr nė front. Nė krye tė tyre u vu Oso Kuka, qė qe vendosur nė Vraninė si komandant i forcave vullnetare, sė bashku me M. Golemin, M. Begenė, I. Koplikun etj. Forcat vullnetare mbrojtėn me vendosmėri njė nga kullat kryesore kufitare nė Vraninė.
Mė 26 shkurt 1862, pas disa ndeshjesh paraprake, u zhvilluan luftime tė rrepta kundėr ēetave malazeze nė Kėrnicė. Megjithėse pėsuan humbje tė mėdha, forcat vullnetare, me Oso Kukėn nė krye, qėndruan deri nė fund, vendosėn tė mbronin vendin qoftė edhe me flijimin e jetės sė tyre. I rrethuar nė njė kullė tė ishullit tė Vraninės (buzė liqenit tė Shkodrės), Osoja, pėr tė mos rėnė nė duart e malazezėve, u vuri zjarr fuēive tė barutit dhe u hodh nė erė bashkė me luftėtarė tė tjerė shqiptarė, duke vrarė edhe kundėrshtarėt malazezė qė sulmonin kullėn. Akti i tij u bė njė shembull vetėmohimi pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare.
Nė vitet 60 qeveritė e Serbisė e tė Greqisė u aktivizuan pėrsėri pėr ndarjen e trojeve tė Perandorisė Osmane nė Gadishullin Ballkanik, ku pėrfshihej edhe Shqipėria. Qysh nė vitin 1861 ato hynė nė bisedime pėr njė aleancė politiko-ushtarake kundėr Turqisė. Nė kėto bisedime, tė cilat nuk patėn sukses, tė dyja palėt i jepnin rėndėsi qėndrimit tė shqiptarėve si pėr potencialin e tyre ushtarak qė e ēmonin shumė, ashtu edhe pėr faktin se territori i Shqipėrisė do tė formonte hallkėn ndėrlidhėse midis frontit jugor grek dhe atij verior serb. Sipas fjalėve tė kryeministrit serb I. Garashanin, pjesėmarrja e shqiptarėve nė luftė ishte njė kusht i domosdoshėm pėr fitoren mbi Turqinė.
Njė mendim tė tillė kishin edhe shumė diplomatė rusė. Njėri prej tyre, M. Hitrov, duke vlerėsuar gjendjen nė Shqipėri, ku vihej re njė pakėnaqėsi e pėrgjithshme jo vetėm nė malėsitė dhe nė radhėt e borgjezisė sė qyteteve, por edhe midis bejlerėve e pashallarėve tė prekur nga administrata e re, deklaronte mė 1862: “Turqia jo vetėm nuk mund tė shpresojė shumė nė pėrkrahjen e shqiptarėve, por, pėrkundrazi, nė disa kushte tė caktuara, pikėrisht kėtu pėrgatitet mbarimi i saj i shpejtė. Ēdo gjė varet nga kjo: A do tė pėrgatitet Shqipėria me kohė pėr ngjarjet e ardhshme? A do t’i kushtohet asaj vėmendja e duhur?”.
Nė gjendjen e krijuar nė Gadishullin Ballkanik ndikuan edhe ngjarjet qė kishin ndodhur nė Italinė e afėrt. Nė vitet 1859-1861, si pasojė e njė lėvizjeje tė gjerė popullore, ishte realizuar, ndonėse akoma jo plotėsisht, ēlirimi dhe bashkimi i Italisė nė njė shtet. Njė rol tė rėndėsishėm nė kėto ngjarje kishte luajtur demokrati revolucionar Xhuzepe Garibaldi. Nė luftė me diplomacitė e Fuqive tė Mėdha, Xh. Garibaldi mendonte tė zgjidhte ēėshtjen e ēlirimit dhe tė bashkimit kombėtar jo vetėm tė Italisė, por tė tė gjitha kombeve tė shtypura, veēanėrisht tė Evropės Juglindore e Lindore, me anė tė njė lėvizjeje tė gjerė revolucionare tė vetė popujve, tė cilėt, sipas tij, ishin aleatė dhe duhej tė harronin urrejtjet, grindjet e paragjykimet kombėtare e fetare. “Ēėshtja e lirisė ėshtė njė e vetme, cilido qė tė jetė populli qė e mbron. Kur ta kenė kuptuar tė gjithė popujt kėtė tė vėrtetė ..., atėherė mbretėria e despotizmit do tė marrė fund pėrgjithmonė ... Kur tė jetė pėrmbysur mė nė fund krenaria e Habsburgėve dhe tė jetė dėbuar osmani barbar nė shkretėtirat e tij, Adriatiku do tė banohet nė tė dy brigjet prej popujsh tė lirė, tė denjė tė duhen e tė kuptohen si vėllezėr ...”, deklaronte Garibaldi nė njė proklamatė tė vitit 1862.
Vėmendja e revolucionarėve italianė u drejtua edhe nga Shqipėria. Arbėreshėt e Sicilisė e tė Kalabrisė, tė cilėt kishin luajtur njė rol me rėndėsi nė lėvizjen pėr ēlirimin dhe bashkimin kombėtar tė Italisė dhe ishin tė lidhur me Garibaldin, shėrbyen nė kėtė rast si ndėrmjetės pėr vendosjen e lidhjeve ndėrmjet revolucionarėve italianė e shqiptarė.
Qendra kryesore pėr organizimin e bashkėpunimit ndėrmjet Italisė dhe Ballkanit u krijua nė Korfuz. Emisarėt italianė filluan tė pėrshkonin Shqipėrinė dhe provincat e tjera ballkanike tė Perandorisė Omane. Me kėrkesėn e shqiptarėve, Garibaldi filloi tė dėrgonte armė nė Shqipėri. Ai parashikonte t’i zbarkonte forcat e veta diku nė bregun e Shqipėrisė dhe, duke u bashkuar me forcat vendase, tė niste marshimin drejt veriut.
Kjo ekspeditė, sipas mendimit tė revolucionarit tė shquar italian, do ta ndihmonte popullin shqiptar, qė ai e ēmonte si popull trim, tė fitonte lirinė dhe do ta vinte diplomacinė evropiane, qė nuk ishte pėr njė kryengritje, pėrpara njė fakti tė kryer.
Por diplomacia evropiane dhe vėshtirėsitė e brendshme e penguan njė zhvillim tė tillė tė ngjarjeve. Kėtė lėvizje u pėrpoqėn ta shfrytėzonin qarqet qeveritare italiane pėr shtrirjen e ndikimit tė Romės nė bregun lindor tė Adriatikut, ndėrsa qeveria greke me anėn e saj shpresonte tė realizonte “Idenė e Madhe”. Greqia dėrgoi emisarėt e vet nė Thesali dhe nė vilajetin e Janinės pėr tė drejtuar veprimet e bandave tė andartėve grekė nė kėto krahina. Pėrpjekjet e saj pėr tė gjetur mbėshtetje te shqiptarėt, qė tanimė i njihnin synimet aneksioniste tė Athinės, nuk dhanė rezultat, ndėrsa komitetet greko-shqiptare, qė arriti tė ngrejė ajo mė 1862, siē ishin ai i Janinės dhe i Durrėsit, nuk u vunė nė shėrbim tė politikės sė Athinės. Komiteti i Durrėsit, mė 15 korrik 1862, doli botėrisht me anėn e njė promemorjeje, drejtuar opinionit publik evropian, kundėr synimeve tė Athinės pėr aneksimin e Shqipėrisė sė Jugut, shpalli se shqiptarėt, edhe pse ēėshtja e tyre nuk po pėrkrahej nga diplomacia evropiane, ishin tė vendosur tė luftonin, nėn flamurin e Skėnderbeut pėr tė ēliruar atdheun e tyre.
Porta e Lartė, e alarmuar nga mundėsia e njė zbarkimi tė garibaldinėve, mori masa ushtarake duke bllokuar me flotėn e saj bregdetin shqiptar dhe duke lidhur njė marrėveshje me Austrinė pėr tė luftuar sė bashku ēdo lėvizje revolucionare nė Ballkan.
Pas disfatės qė pėsoi Austria nė luftėn kundėr Prusisė mė 1866 dhe duke marrė shkas nga kryengritja e popullsisė greke tė Kretės qė shpėrtheu po atė vit kundėr zgjedhės osmane, Rusia filloi tė bėnte pėrsėri njė politikė aktive nė Ballkan. Duke synuar tė vendoste ndikimin e saj nė kėtė zonė, diplomacia ruse kėrkoi nga Porta njohjen e autonomisė sė popujve tė krishterė tė Perandorisė.
Me memorandumet e kancelarit Gorshakov tė datės 12 mars dhe 18 prill 1866, qeveria ruse, duke u bėrė njė kritikė tė ashpėr reformave tė deriatėhershme centraliste, paraqiste njė projekt pėr krijimin e katėr provincave tė mėdha autonome nė Turqinė Evropiane, qė do tė kishin tė drejta mjaft tė gjera vetėqeverisjeje. Por projekti rus e mbėshteste parimin e autonomisė mbi fenė e popullsisė. Asnjėra nga provincat nuk do tė kishte karakter homogjen nga pikėpamja etnike. Shqipėria e Veriut dhe Kosova parashikohej tė bashkoheshin me Bosnjėn dhe Hercegovinėn me popullsi sllave, kurse Shqipėria e Jugut me Thesalinė dhe me krahinat e vilajetit tė Janinės.
Politika ruse pėrpiqej njėkohėsisht tė krijonte nė Shqipėri edhe njė vatėr tė dytė kryengritjesh pranė Kretės, pėr ta ashpėrsuar edhe mė tej krizėn. Diplomatėt rusė u vunė nė lidhje me disa feudalė shqiptarė tė pakėnaqur; ndėr ta ishte edhe Xhelal pashė Mati, i cili rronte nė Stamboll nėn vėzhgimin e Portės. Pashai shqiptar i premtoi Rusisė se do tė mobilizonte forca tė rėndėsishme shqiptare pėr njė kryengritje me kusht qė tė kishte pėrkrahjen financiare dhe politike tė Rusisė. Qeveria ruse e vuri pashėn e Matit nė lidhje me qeverinė serbe, e cila e siguroi se do ta pėrkrahte nė pėrpjekjet pėr t’u bėrė sundimtar i pavarur i vendit tė tij. Lidhje tė tilla qeveria serbe krijoi edhe me disa krerė bajraktarė tė Veriut e tė Dibrės.
Meqė ndėrhyrja energjike e Anglisė nuk e lejoi tė merrte pjesė haptazi nė konfliktin midis Portės dhe kretasve, qeveria greke filloi tė hidhte andartė nė Thesali dhe nė vilajetin e Janinės. Qeveria e Athinės edhe kėsaj radhe u pėrpoq tė gjente mbėshtetje nė viset e banuara nga shqiptarėt. Por propaganda e saj, ashtu si edhe mė parė, doli me parullėn pėr formimin e njė Greqie tė Madhe, qė kėsaj here shtrihej “nga gjiri i Burgasit nė Detin e Zi e deri nė Shkodrėn e Shqipėrisė nė detin Adriatik”, gjė qė jo vetėm e bėri tė pamundur ēdo afrim me shqiptarėt, por shkaktoi edhe kundėrshtimin e vendosur tė tyre.
Pas dėshtimit tė bisedimeve serbo-greke tė vitit 1861 dhe tė nismave tė tjera qė u morėn mė 1862 e mė 1863 pėr njė luftė tė pėrbashkėt kundėr Turqisė, qeveritė e Athinės e tė Beogradit i rifilluan ato nė janar tė vitit 1867 dhe i pėrfunduan mė 26 korrik tė atij viti me njė traktat tė nėnshkruar nė qytetin austriak Vėslau dhe me njė konventė ushtarake qė u nėnshkrua nė Athinė mė 28 shkurt 1868. Gjatė kėtyre bisedimeve tė dy palėt hynė nė pazarllėqe pėr ndarjen e territoreve dhe i trajtuan si plaēkė tregu sidomos tokat shqiptare. Qysh nė fillim ato u morėn vesh qė Greqia nuk do ta kundėrshtonte aneksimin nga Serbia tė Bosnjės, tė Hercegovinės dhe tė Shqipėrisė Veriore gjer nė Durrės, kurse Serbia do tė pranonte bashkimin e Thesalisė, tė Epirit (ku pėrfshihej Shqipėria Jugore dhe e Mesme deri nė Durrės), tė Maqedonisė, tė Thrakės dhe tė ishujve tė Egjeut me Greqinė. Kėto ishin kėrkesat e tyre maksimale qė do tė shėrbenin si bazė pėr ndarjen territoriale pas fitores sė luftės kundėr Turqisė, kurse nė traktat u pėrfshinė zyrtarisht kėrkesa mė tė moderuara. Gjatė tė gjitha bisedimeve, si edhe nė dokumentet pėrfundimtare, shqiptarėve u kushtohej njė vėmendje e veēantė. Tė dy palėt merrnin pėrsipėr tė punonin me tė gjitha mjetet pėr t’i pasur ata me vete nė rastin e konfliktit me Turqinė, d.m.th. pėr t’i hedhur shqiptarėt nė njė luftė, fitorja e sė cilės do tė ēonte nė copėtimin e atdheut tė tyre.
Megjithatė, kėto projekte pėr ndarjen e Shqipėrisė ndėrmjet Serbisė e Greqisė nuk u realizuan nė atė kohė. Ato do tė ringjalleshin pėr t’u vėnė nė jetė gjatė Krizės Lindore tė viteve 70 dhe luftės ruso-turke tė 1877-1878-ės, qė pėrfundoi me disfatėn e plotė tė Perandorisė Osmane.

5. ACARIMI I MARRĖDHĖNIEVE TĖ SHQIPTARĖVE ME
SUNDIMTARĖT OSMANĖ DHE QĖNDRESA NDAJ TYRE
(VITET 1850-1873)

Pasojat e Tanzimatit nė Shqipėri
Qėndresa kundėrosmane e popullsisė shqiptare, megjithėse nuk pati shtrirjen e kryengritjeve tė dhjetėvjeēarėve tė mėparshėm, nuk reshti as nė vitet 50-60 tė shek. XIX. Reformat qė sulltani shpalli me Dekretin perandorak (Hat-i Humajun) tė 18 shkurtit 1856, qė shėnoi fillimin e periudhės sė dytė tė Tanzimatit, nuk e pėrmirėsuan gjendjen e popullsisė shqiptare dhe si rrjedhim nuk zhdukėn truallin pėr shpėrthimin e kryengritjeve tė reja. Dekreti i ri ishte vazhdim i reformave tė Aktit tė Gjylhanesė (viti 1839), tė cilat nuk arritėn tė viheshin nė jetė. Ai shpalli pėrsėri barazinė e tė gjithė shtetasve osmanė, myslimanė e tė krishterė, sigurimin pėr tė gjithė, pa dallim feje, tė paprekshmėrisė sė personit, tė nderit e tė pasurisė; vendosi tė formonte gjyqe tė hapura, tė ndalonte konfiskimin e pasurisė sė tė paditurve; tė krijonte gjykata tė pėrziera, tė fuste tė krishterėt nė kėshillat administrative, nė shėrbimin shtetėror e nė shkolla ushtarake; shpalli barazinė e shtetasve nė pagesat e taksave, krijimin e buxhetit shtetėror, tė sistemit bankar etj.
Zbatimi i kėtyre reformave, tė deklaruara me kėrkesėn e Fuqive tė Mėdha, do tė sillte ndryshime nė jetėn politiko-shoqėrore tė Perandorisė Osmane duke e afruar sistemin e saj shtetėror me atė tė vendeve tė Evropės. Por kjo Perandori, qė mbeti nė thelb njė shtet me njė regjim absolutist e teokratik tė prapambetur dhe me njė ekonomi gjysmėfeudale, nuk ishte nė gjendje t’i vinte nė jetė ato. Pėrveē masave pėr riorganizimin e administrimit tė vendit dhe tė ushtrisė, reformat e tjera mbetėn nė letėr, ashtu si ato tė 1839-ės. Kėshtu, megjithėse parashikonin trajtimin e barabartė tė shtetasve, ato nuk sollėn ndonjė pėrmirėsim thelbėsor nė gjendjen e tyre, nuk siguruan barazinė e shpallur me bujė dhe nuk u dhanė tė drejtat mė elementare as shqiptarėve si komb, as edhe popujve tė tjerė joturq. Ndryshime u bėnė nė pėrmirėsimin e legjislacionit osman, qė filloi tė hartohej sipas shembullit tė atij francez, si edhe nė administrimin e vendit. Por ligjet e miratuara vijuan tė mos zbatoheshin, ndėrsa reforma nė administratė synonte tė forconte pushtetin e centralizuar osman mbi popujt e robėruar. Pėrveē kėsaj, zbatimi i reformave u shoqėrua, ashtu si nė vitet 30-40 me rritjen e taksave dhe me vendosjen e detyrimeve tė reja, qė rėndonin sidomos mbi fshatarėsinė dhe mbi vegjėlinė e qyteteve.
Rrjedhojat e reformave tė reja u ndjenė edhe nė Shqipėri. Prej mesit tė viteve 50 dhe nė vitet 60 u pėrforcua edhe mė tej administrata e re dhe masat e saj shtypėse nė trevat e ndryshme tė vendit. Ndarja e re administrative e vitit 1864 nė vilajete, si njėsi mė tė vogla se ato tė mėparshmet, e theksoi centralizimin e pushtetit osman. Nė krye tė nėndarjeve tė vilajeteve, tė sanxhakėve (prefekturave), tė kazave (nėnprefekturave) dhe tė nahijeve (komunave) qėndronin tani nėpunės civilė tė dėrguar nga qendra, nė shumicėn e rasteve turq. Centralizimi burokratik i administratės nuk zbutej edhe pse, pėr tė pėrmbushur premtimet e dekretit tė ri perandorak tė vitit 1856, Porta ishte e detyruar tė krijonte pranė organeve lokale kėshillat administrativė, tė cilėt mbetėn krejtėsisht formalė. Nė njė varg qytetesh qeveritarėt osmanė nuk i pranonin fare tė krishterėt nė mbledhjet e kėshillave administrativė.
Porta e Lartė u pėrpoq tė vinte nėn kontrollin e drejtpėrdrejtė tė administratės sė re edhe krahinat malore tė Veriut. Si hallkė tė ndėrmjetme, nė fund tė viteve 50, Porta krijoi pranė valiut tė Shkodrės njė komision tė Xhibalit (Malėsisė), nė tė cilin u emėruan si anėtarė me rrogė pėrfaqėsues nga secili prej 26 bajrakėve tė vilajetit tė Shkodrės. Si anėtarė tė komisionit Porta caktoi edhe 26 bylykbashė nga paria feudale turkomane e Shkodrės, tė cilėt do tė shėrbenin si komisarė qeveritarė pėr bajrakėt. Me anė tė kėtij komisioni qeveria shpresonte tė kufizonte autonominė e zonave malore. Edhe pse veprimtaria e komisionit tė Xhibalit u pėrqendrua nė qytetin e Shkodrės dhe ēdo orvatje pėr ta zgjeruar atė hasi nė qėndresė tė armatosur, qeveritarėt osmanė bėnė presion tė vazhdueshėm mbi Malėsinė duke e ngushtuar pak nga pak autonominė e saj.
Synimi kryesor i administratės sė re turke ishte tė siguronte pagesėn e taksave dhe mbledhjen e rekrutėve nga tė gjitha krahinat. Pėr tė pėrballuar shpenzimet e mėdha qė kėrkonte mbajtja nė kėmbė e aparatit burokratik e ushtarak, pėr tė vėnė nė vend tė ardhurat fiskale tė pakėsuara me humbjet tokėsore qė kishte pėsuar dhe, mė nė fund, pėr tė paguar kamatat e huave ndėrkombėtare, Stambollit nuk i mbetej tjetėr rrugė veē asaj tė shtrėngimit tė darės sė taksave. Kėshtu, shuma e taksave tė nxjerra nga popullsia e Perandorisė, e cila mė 1850 kishte qenė 2,5 milionė lira ari, mė 1860 arriti nė katėr milionė dhe vijonte tė rritej. Ministria e Financave, nė caktimin e shumės sė taksave qė do tė nxirreshin nga popullsia, nuk nisej nga gjendja e numri i kontribuesve, por nga nevojat e veta. Shtoheshin llojet e taksave, por rritej sidomos shuma e kėrkuar. Veēanėrisht e dėmshme ishte mėnyra e nxjerrjes sė taksave me anėn e iltizamit. Me shitjen dhe rishitjen nė ankand tė sė drejtės sė mbledhjes sė taksave myltezimėve mė tė vegjėl, e dhjeta arrinte deri nė njė tė pestėn e prodhimit. Ajo vinte vazhdimisht duke u shtuar, pėr arsye se ēdo vit pėr ofertat e blerjes merrej zakonisht si pikėnisje maksimumi i arritur nė vitet e kaluara.
Taksa e vergjisė, qė paguhej pėr pasurinė e patundshme (shtėpi, kopshte, dyqane) dhe pėr disa kategori tė caktuara tė ardhurash, shtohej gjithashtu vazhdimisht. Mė 1863, nė sanxhakun e Ohrit, qė pėrfshinte edhe njė pjesė tė Shqipėrisė Juglindore, vergjia u shtua nė krahasim me vitin e mėparshėm nga 350 000 nė 420 000 groshė, domethėnė 20 pėr qind.
Taksa e veēantė qė paguanin tė krishterėt meshkuj prej 12 deri 60 vjeē pėr zėvendėsimin e shėrbimit ushtarak (bedel-i askerie) nė qytetin e Shkodrės u shtua nga 45 000 groshė qė ishte nė vitet 30, nė 100 000 mė 1856.
Pėr tė rritur tė ardhurat, Porta pėrqendroi nė duart e veta nė formė monopolesh shtetėrore tregtinė e njė vargu artikujsh tė pėrdorimit tė pėrditshėm, siē ishin kripa, plumbi, duhani, baruti dhe peshku, duke i ngarkuar ato me taksa tė veēanta.
Pėrveē taksave shtetėrore, popullsia e qyteteve paguante edhe njė varg taksash komunale, si taksėn e peshimit nė treg, taksėn policore etj. Mė nė fund rėndonte mbi gjithė meshkujt (prej 16 deri nė 60 vjeē), taksa e rrugės, detyrimi pėr katėr ditė pune angari nė vit bashkė me kafshėt e punės, detyrim qė kryhej edhe nė viset mė tė largėta.
Shtimi i tatimeve, ngarkimi i ēdo veprimtarie ekonomike me taksa tė reja etj., e ngritėn nė vitet 1850-1870 koston e jetesės nė mėnyrė shumė tė ndjeshme. Nė kėtė ndikoi edhe zhvleftėsimi i vazhdueshėm i monedhės turke, e cila ra deri nė 40-50 pėr qind tė vlerės sė saj, meqenėse qeveria nxirrte bankėnota (kamje) pa pasur mbulesėn e duhur nė ar.
Pjesa mė e madhe e shumave qė nxirreshin nga Shqipėria dhe nga provincat e tjera shkonin nė Stamboll pėr tė kėnaqur lakmitė e tepruara pėr tė holla tė sulltan Abdyl Azizit (1861-1876) dhe tė oborrtarėve tė tij. Por edhe kėrkesat pėr tė holla tė funksionarėve tė lartė tė Portės nė provinca nuk ishin tė pakta. Ata i kėnaqnin lakmitė me abuzime tė drejtpėrdrejta ose duke marrė pjesė si ortakė nė spekulime. Kėto abuzime nxiteshin edhe nga praktika e Portės, e cila me qėllim i ndėrronte shpesh funksionarėt e saj nė provinca, sepse caktimi nė funksionet e larta bėhej me anė “peshqeshesh” nė tė holla pėr sulltanin. Qeveritarit tė njė province, zakonisht, nuk i mjaftonin as dy vjet pėr tė nxjerrė shpenzimet e kėtij “peshqeshi” dhe pėr tė rregulluar financat e veta; nga ana tjetėr, ai ishte i detyruar tė nxirrte shuma sa mė tė mėdha taksash nga provinca e tij pėr tė ruajtur favorin e sulltanit. Prandaj ardhja e ēdo funksionari tė ri shėnonte njė katastrofė pėr provincėn. Nga ndėrrimet e funksionarėve tė lartė e pėsoi nė mėnyrė tė veēantė vilajeti i Shkodrės, ku brenda 40 vjetėve (1831-1871) u emėruan 52 valinj.
Vilajeti i Janinės, qė pėrfshinte, ndėr tė tjera, gjithė Shqipėrinė e Jugut (me pėrjashtim tė rrethit tė Korēės e tė Pogradecit), nė vitet 60 paguante rreth 22 milionė groshė, nga tė cilėt shkonin nė Stamboll mė shumė se gjysma. Nė fillim tė viteve 70, shuma qė paguante kjo krahinė kishte arritur nė afėr 30 milionė, nga tė cilėt dy tė tretat shkonin nė Stamboll.
Dėrgimin nė Stamboll tė shumave tė mėdha, qė nxirreshin nga provincat, autoritetet osmane e motivonin me nevojėn pėr tė mėkėmbur njė aparat shtetėror modern, pėr ndėrtim rrugėsh, pėr sigurimin e “rendit dhe tė qetėsisė” etj. Nė tė vėrtetė vendi ishte mbushur me banda kusarėsh, krerėt e tė cilėve binin shpeshherė nė marrėveshje me vetė qeveritarėt osmanė dhe feudalėt vendas. Plaēkitjet e vrasjet ishin diēka e zakonshme jo vetėm nė fshatra, por edhe nė qytete e sidomos e pėsonte popullsia e krishtere. Vetėm njė pjesė e borgjezisė sė pasur kishte mundėsi t’u shpėtonte kėtyre pėrdhunimeve, duke siguruar me pagesė “mbrojtjen” nga ana e konsullatės sė ndonjė shteti evropian ose nga vetė kusarėt. Edhe ajo pjesė e taksave qė mbetej nė vend nuk pėrdorej pėr qėllime prodhuese por, para sė gjithash, pėr mbajtjen e aparatit parazitar burokratik.
Shfrytėzimi i egėr feudal, shtypja dhe abuzimet e administratės sė re, e keqėsuan nė kulm gjendjen ekonomike tė popullsisė. Udhėtarė tė huaj, qė kanė kaluar nėpėr Shqipėri gjatė viteve 1860-1875, kanė vėnė nė dukje se mjerimi i fshatarėsisė nė disa krahina ishte aq i madh, saqė, siē thoshte konsulli rus Trojanovski, “prindėrit i ēojnė fėmijėt e tyre nė pazar pėr t’i shitur. Edhe familje qė kanė qenė dikur mirė, kanė rėnė nė gjendje lypėsish”. “S’ėshtė aspak pėr t’u ēuditur, - shkruante Jonin, njė tjetėr diplomat rus, - pėrse fshatari i mjerė, duke jetuar nė njė gjendje tė tillė, humbi ēdo shije dhe dėshirė pėr punė...”. Nė kėto kushte u rrit zemėrimi e urrejtja kundėr sundimtarėve osmanė dhe feudalėve turq, qė thirreshin me emrin pėrbuzės “halldupė” (tė trashė, tė pangopur) ose “konjarė” (nga qyteti Konja i Anadollit, me kuptimin “njerėz tė kėqinj”).
Fshatarė tė veēuar rrėmbenin armėt, dilnin maleve dhe pėrpiqeshin tė hakmerreshin kundėr shtypjes sė rėndė nga ana e organeve shtetėrore. Lėvizja e “kaēakėve”, si shprehje e protestės shoqėrore e kombėtare qė njihej qysh shumė kohė pėrpara, mori pėrpjesėtime mė tė mėdha. Njė shprehje tė kėsaj ndjenje tė pėrgjithshme e jepte nė vitin 1865 dervishi bektashi Ali me anė tė njė vjershe, e cila ėshtė njė dėshmi e gjallė e patriotizmit popullor tė kėsaj kohe:
... Ky halldupi, ky konjari, bukėn tonė po na ha, / Xhveshur, zbathur na ka lėnė, lakuriq pa njė para. / Gjithė halldupėt pashallarė, tė mėdhenj e si tė zotė. / Shqipėtari s’ka tė mbajė asnjė feste mė kokė. / Gjynah, pra, nga perėndija tė punojė shqipėtari / Dhe tė hajė e tė pijė e tė bėjė rehat konjari ...

Revolta e popullsisė sė Shkodrės mė 1854
Gjendja e keqe ekonomike dhe abuzimet e papėrmbajtura tė administratės sė re osmane nė Shkodėr i dhanė shkas shpėrthimit nė kėtė qytet tė njė revolte tė fuqishme tė popullsisė.
Gjatė viteve 1851-1852, valiu i ri Masar Pasha ua dyfishoi tė krishterėve tė qytetit taksėn “nizamie”, tė pėrjashtimit nga shėrbimi i detyrueshėm ushtarak, njė pjesė tė mirė tė sė cilės e merrte pėr vete. Protestat qė popullsia bėri nė Stamboll kundėr kėtij veprimi arbitrar nuk dhanė rezultat. Shpallja nė Shkodėr, nė pranverėn e vitit 1854, e njė fermani tė sulltanit pėr barazinė e tė drejtave tė nėnshtetasve tė krishterė me ata myslimanė, nuk e qetėsoi gjendjen, sepse Masar Pasha dhe administrata e tij vijonin tė grabisnin popullsinė. Pėrveē kėsaj, njė burim tjetėr pasurimi pėr qeveritarėt turq u bė spekulimi me tregtinė e drithit sidomos mė 1854, kur zhvillohej Lufta e Krimesė (1853-1856) dhe vijonin konfliktet me Malin e Zi. Duke bashkėpunuar ngushtė me ta, sipėrmarrėsit e tregtarėt e grumbullonin drithin dhe e shisnin me leverdi jashtė vendit. Pasoja e menjėhershme e kėtij veprimi ishte ngritja e ēmimeve tė artikujve ushqimorė e sidomos e ēmimit tė drithit, qė edhe nė kohėn e lėmit u dyfishua nė vend qė tė ulej. Pėrveē mungesės sė drithit gjendjen nė Shkodėr e keqėsoi edhe mė shumė detyrimi i popullsisė pėr tė mbajtur me ushqime 20 mijė ushtarė osmanė qė ndodheshin nė kufirin turko-malazez. Shkodrės po i kanosej zija e bukės. Pakėnaqėsia e shtresave tė varfra shpėrtheu haptazi, kur nė qytet ndodhėn vdekjet e para nga uria. Mė 7 gusht 1854 vegjėlia qytetare e udhėhequr nga Hasan Alia, klerik i ri qė do tė njihet mė vonė me emrin Sheh Shamia, organizoi njė mbledhje tė gjerė, ku kėrkoi ndalimin e eksportit tė drithit, uljen e ēmimeve dhe dėnimin e spekulatorėve. Por valiu nuk mori asnjė masė. Tė nesėrmen, mė 8 gusht, njė turmė e madhe prej disa mijėra zejtarėsh e punėtorėsh tė varfėr vėrshoi nė treg, i cili u mbyll, ndėrsa qeveritarėt u detyruan tė tėrhiqeshin nė kala. Demonstruesit hapėn hambarėt dhe ua shpėrndanė drithin banorėve tė varfėr. Sheh Shamia dha shembullin duke hapur i pari hambaret e babait tė vet. Njė ditė mė vonė, vegjėlia e armatosur organizoi njė demonstratė tė madhe dhe kėrkoi largimin e valiut nga qyteti. Atėherė ndėrhyri konsulli i Francės, i cili bėri ēmos qė tė shpėrndante tė revoltuarit, duke vėnė nė dukje rrezikun qė mund t’i vinte Shkodrės nga revolta pėr shkak tė gjendjes sė luftės dhe qėndrimit kėrcėnues tė Malit tė Zi.
Pas mbarimit tė veprimeve ushtarake nė kufirin me Malin e Zi, Porta e zėvendėsoi Masar Pashėn, dėrgoi nė Shkodėr valiun e ri, gjeneralin Mustafa Pasha, me 10 000 ushtarė nizamė, qė ndėrmori arrestime nė masė. Sheh Shamia mundi tė largohej fshehurazi nga Shqipėria, kurse drejtuesit e tjerė tė revoltės u internuan.Valiu ndaloi eksportimin e drithit nga qyteti i Shkodrės. Megjithatė, edhe pse kishte forca tė shumta ushtarake, valiu nuk guxoi tė zbatonte reformat e Tanzimatit nė Shkodėr.

Kryengritja e Dibrės dhe revolta e Shkodrės kundėr Tanzimatit (1860-1861)
Nė vitet 60 tė shek. XIX marrėdhėniet ndėrmjet sundimtarėve osmanė dhe popullsisė sė Shqipėrisė sė Veriut u acaruan pėrsėri nė njė shkallė tė tillė, sa shkaktuan shpėrthimin e njė vargu konfliktesh tė reja tė armatosura.
Pakėnaqėsia e popullsisė ndaj administratės sė re dhe qėndresa kundėr saj, qė nuk ishin shuar dhe vijonin tė shfaqeshin nė forma tė ndryshme, e kishte detyruar pushtetin osman qė tė vepronte nė mėnyrė tė matur. Kur nga fundi i viteve 50 Porta e Lartė ndėrmori veprime tė reja pėr tė shtrirė kudo, nė Shqipėrinė e Veriut, administratėn e re dhe pėr tė zbatuar me forcė reformat, ajo ndeshi pėrsėri nė kundėrshtimin e vendosur jo vetėm tė malėsorėve, por edhe tė banorėve tė qytetit tė Dibrės, tė Shkodrės e tė qyteteve tė Kosovės.
Nė pranverėn e vitit 1860 Porta filloi veprimet ushtarake nė malėsitė e Dibrės. Ajo gjeti atje kushte tė favorshme pėr arritjen e qėllimeve tė saj, sepse pėrfitoi nga konflikti qė kishte shpėrthyer ndėrmjet dibranėve, i nxitur nga njė pjesė e klerikėve fanatikė e konservatorė myslimanė tė ritit synit. Kėta i luftonin si heretikė tė rrezikshėm bektashinjtė e Dibrės dhe udhėheqėsin e tyre Sheh Fejzėn nga Bulqiza, tė cilėt, ashtu si gjithė sekti i bektashinjve, ishin nė konflikt me dogmat synite dhe me shtetin osman qė i pėrkrahte ato. Nė tė vėrtetė konflikti, qė nė pamjen e jashtme kishte karakter fetar, nė thelb kishte tė bėnte me qėndrimin ndaj politikės sė Portės sė Lartė nė Shqipėri. Kleri i lartė synit i Dibrės ishte vendosur pėrkrah qeverisė dhe reformave. Me qeverinė osmane ishin bashkuar edhe disa ēifligarė e tregtarė tė qytetit tė Dibrės sė Madhe, si dhe disa bajraktarė, ndėrsa bektashinjtė mbanin anėn e fshatarėve kryengritės. Nė krye tė tyre u vu Sheh Fejza, qė punonte pėr tė ngjallur nė popull ndjenjėn kombėtare, duke nxitur shkrimin e gjuhės shqipe dhe pėrpjekjet pėr njė alfabet tė veēantė tė saj.
Nė kėto rrethana, ekspedita osmane, e komanduar nga Abdi Pasha, mundi tė hynte pa pengesė nė qytetin e Dibrės sė Madhe. Vetėm krahina e Grykės sė Madhe rroku armėt. Nė njė ndeshje qė u bė nė fshatin Xixull, malėsorėt e kėsaj zone, tė udhėhequr nga Sheh Fejza, zhvilluan luftime tė ashpra, por kryengritėsit u thyen, ndėrsa Sheh Fejza i plagosur ra rob. Shtypja e kryengritjes u shoqėrua me nje terror tė egėr, u dogjėn fshatrat qė bėnė qėndresė, si Xixulli e Bulqiza.
Qeveria osmane e shtriu me forcė zbatimin e reformave edhe nė trevat deri atėherė tė panėnshtruara. Nė qytetin e Dibrės sė Madhe u vendosėn funksionarė turq tė ardhur nga Stambolli. Pas kėsaj filloi rritja e taksave. Nė vitin 1863 Porta merrte prej Dibrės 3 000 qese (1 qese = 500 groshė) nė vend tė njė shume tė pėrgjithshme vjetore prej 100 qesesh qė kishte marrė qė nga viti 1831.
Njė problem shqetėsues pėr Stambollin vijonte tė ishte Shkodra me malėsitė e saj tė krishtere. Nė fillim tė viteve 60 reformat pothuajse nuk ishin zbatuar as nė krahinėn e Shkodrės, as edhe nė qytet. Nė vjeshtėn e vitit 1860, administrata osmane, nėn pretekstin e vendosjes sė rendit publik, u orvat tė bėnte ēarmatimin e popullsisė sė qytetit e tė zonės fushore dhe t’i hapte rrugė zbatimit tė masave tė tjera. Kėto pėrpjekje ndeshėn nė kundėrshtimin e vendosur tė banorėve tė Shkodrės, tė cilėt edhe pa kėto veprime tė reja ishin tė pakėnaqur nga politika fiskale e qeverisė dhe nga shpėrdorimet financiare. Abuzime tė mėdha bėri administrata lokale gjatė zbatimit tė sistemit tė ri tatimor. U morėn nga tregtarėt e zejtarėt e Shkodrės pa pagesė mallra nė vlerėn prej 30 000 qesesh, ndėrsa drejtori i financės sė vilajetit tė Shkodrės, Talat Beu, kishte pėrvetėsuar nė mėnyrė tė paligjshme 526 948 groshė. Popullsia e Shkodrės duhej tė pėrgjigjej me mjete financiare pėr mbajtjen e ushtarėve nė kufirin me Malin e Zi, sepse autoritetet lokale nuk ishin nė gjendje tė mbronin popullsinė civile nga cubat malazezė. Gjendja u rėndua edhe pėr shkak tė prodhimeve bujqėsore tė kėqija tė vitit 1860. Nė kėto rrethana do tė duhej vetėm njė shkėndijė qė pakėnaqėsia tė kthehej nė revoltė tė hapur.
Nė vjeshtėn e vitit 1861 Porta filloi pėrsėri orvatjet pėr tė zbatuar kėtu reformat qė kishin mbetur pezull. Gjithnjė me pretekstin se kėrkonte vendosjen e rendit publik, Porta nisi tė ēarmatoste popullsinė e qytetit dhe tė fushave, pėr t’i hapur rrugėn zbatimit tė masave tė tjera, por ndeshi nė kundėrshtimin e shkodranėve, tė cilėt nė ēarmatosjen shihnin heqjen e ēdo mundėsie pėr t’u mbrojtur si nga grabitjet dhe zullumet e administratės, ashtu edhe nga sulmet e herėpashershme tė Malit tė Zi. Qytetarėt e Shkodrės, duke qenė tė armatosur, ngritėn krye, mbyllėn tregun, i detyruan forcat osmane tė tėrhiqeshin nga qyteti e tė mbylleshin nė kėshtjellė, prenė lidhjen telegrafike me Stambollin dhe e shpallėn valiun, Abdi Pashėn, tė rrėzuar nga pushteti. Me qytetarėt u bashkuan edhe malėsorėt. Ndonėse Abdi Pasha kishte pranė 12 batalione nizamėsh, njė regjiment kalorėsie dhe disa mijėra ushtarė toskė, tė rekrutuar pėr tė mbrojtur kufirin me Malin e Zi, nuk guxoi tė ndeshet me tė revoltuarit, por kėrkoi pėrforcime tė reja, pesė batalione tė tjera. Me ndėrhyrjen e zėvendėskadiut turma, pasi iu premtua se Abdi Pasha do tė jepte dorėheqjen, u shpėrnda. Ndėrkaq, qeveritari osman nuk pranoi tė largohej. Ky qėndrim e acaroi edhe mė shumė gjendjen nė Shkodėr.
Myslimanėt e tė krishterėt e qytetit, tė bashkuar, i dėrguan sulltanit njė memorandum ku shprehnin zemėrimin e tyre kundėr administratės sė vendit, e cila, nė emėr “tė rregullit e tė rendit publik”, e rėndonte popullin me ngarkesa tė reja fiskale. Vendi, deklaronin shkodranėt, s’kishte as rrugė, as gjyqe tė paanshme, as siguri nga kusarėt qė ishin turrur mbi tė. Administrata nuk ishte nė gjendje tė mbronte vendin, jetėn dhe pasurinė e banorėve nga sulmet e ēetave malazeze, qė sa vinin e bėheshin mė tė shpeshta.
Nė kushtet kur edhe marrėdhėniet me Malin e Zi ishin tė acaruara, Porta e Lartė u pėrpoq ta mbyllte sa mė parė kėtė konflikt. Pėr kėtė dėrgoi si komisar me kompetenca tė plota Xhevdet Pashėn, me prejardhje nga Korēa, historian i njohur, autor i “Historisė sė Perandorisė Osmane” nė 12 vėllime (1764-1825). Me tė mbėrritur nė Shkodėr, Xhevdet Pasha lexoi urdhrin e kryeministrit pėr largimin e Abdi Pashės dhe pėr emėrimin e Reshit pashė Misirit nė vend tė tij. Nė saje tė qėndrimit tė matur Xhevdet Pasha mundi tė vendoste pėrkohėsisht qetėsinė nė qytetin e Shkodrės.
Krahas kėsaj, duke njohur nga afėr gjendjen dhe potencialin e madh ushtarak tė popullsisė sė Shkodrės nė rast tė njė konflikti osmano-malazez, ai i rekomandoi Portės sė Lartė qė ta trajtonte Shkodrėn mė me kujdes e me vėmendje, por ajo nuk i mori parasysh kėshillat e tij.
Por edhe pse kėto kryengritje u shtypėn pėrsėri, popullsia nuk u pajtua asnjėherė me politikėn e egėr tė qeverisė osmane. Kjo e detyroi tė dėrgonte herė pas here ekspedita ushtarake kundėr malėsive tė Shkodrės, tė Prizrenit, tė Gjakovės dhe tė Dibrės, tė cilat mbetėn edhe mė tej vatra tė ndezura tė qėndresės popullore.

Lėvizja e vitit 1862 nė Mirditė
Qėndresa e vendosur qė vijonte t’i bėnte popullsia e Shkodrės dhe e malėsive tė saj politikės shtypėse tė administratės sė re osmane, frymėzoi njė grup intelektualėsh tė rinj shkodranė, tė cilėt u vunė nė lėvizje pėr t’i dhėnė luftės ēlirimtare kundėrosmane njė karakter mė tė organizuar. Ky grup pėrbėhej nga Zef Jubani, Pashko Vasa dhe nga disa klerikė katolikė atdhetarė, si abati i Mirditės Gaspėr Krasniqi etj. Nė nismėn e kėtij grupi ndikuan lėvizjet pėr ēlirimin kombėtar qė po zhvilloheshin nė vendet fqinje e nė Itali, si dhe kontaktet e revolucionarėve italianė me rrethet patriotike shqiptare. Ata ishin frymėzuar nga shembulli i bashkimit tė territoreve italiane rreth krahinės sė Piemontit, qė ēoi nė formimin e shtetin tė njėsuar italian.
Sipas planit tė hartuar nga grupi i intelektualėve shkodranė, kryengritja kombėtare shqiptare, qė do tė ishte njėherazi pjesė pėrbėrėse e lėvizjes sė pėrgjithshme kundėrosmane nė Ballkan, duhej tė shpėrthente nė Mirditė nė pranverėn e vitit 1862 dhe prej kėtej do tė shtrihej edhe nė malėsitė e tjera. Pėr realizimin e kėtij plani ata mbėshteteshin nė gatishmėrinė pėr luftė qė kishin prej kohėsh popullsitė e armatosura tė Malėsisė, nė rrethanat e krijuara nga gjendja e luftės me Malin e Zi, qė i lidhte duart Perandorisė Osmane, si edhe nė ndihmėn qė shpresonin tė kishin nga Franca. Nė tė vėrtetė, Napoleoni III prej disa kohėsh kishte filluar t’i ndiqte me interes ngjarjet nė Ballkan, me qėllim qė ta rivendoste pėrsėri ndikimin e Perandorisė Franceze nė Lindje. Nė konfliktin malazezo-turk Franca pėrkrahu principatėn e vogėl, por nuk i kurseu as premtimet e ndihmat pėr Shqipėrinė e veēanėrisht pėr Mirditėn, e cila, pėr numrin e bajrakėve, pėr potencialin luftarak mė tė madh dhe pėr ndikimin qė kishte ndėrmjet malėsive tė tjera, kishte tėrhequr vėmendjen e perandorit francez.
Sipas mendimit tė grupit shkodran, kapedani i Mirditės Bibė Doda duhej tė ngrinte i pari flamurin e kryengritjes dhe tė shpallte njė principatė shqiptare autonome ose tė pavarur, rreth sė cilės mė vonė mund tė bashkoheshin edhe krahinat e tjera tė vendit.
Pasi arriti t’i ndalonte malėsorėt tė mos rekrutoheshin nė repartet ndihmėse qė kėrkonte tė ngrinte Porta, grupi i atdhetarėve shkodranė filloi tė pėrgatiste truallin pėr kryengritjen. Por kapedani Bibė Doda, i cili si pasha merrte njė rrogė tė majme, u tremb nga zhvillimi i ngjarjeve dhe u tėrhoq nga ndėrmarrja. Kur ai, nė pranverėn e vitit 1862, duke plotėsuar urdhrat e qeverisė, u mundua tė rekrutonte disa reparte vullnetarėsh, nė Mirditė shpėrtheu njė konflikt i ashpėr. Nė kėtė konflikt shumica e popullsisė u rreshtua kundėr kapedanit, tė cilin e akuzonte se donte tė pėrfitonte nė kurriz tė saj, se edhe nė fushatat e mėparshme kishte pėrvetėsuar rrogat e vullnetarėve, se po i shpinte ata nė njė vdekje tė sigurt etj. Nė kėto kushte ky u detyrua tė largohej nga Mirdita dhe tė kėrkonte strehė e mbrojtje te valiu turk nė Shkodėr. Ndėrkohė mirditasit sulmuan shtėpitė e pronat e kapedanit nė Kallmet dhe u vunė zjarrin.
Njėkohėsisht reparte tė tjera ndėrprenė rrugėn Shkodėr-Prizren. Gjendja u bė kėrcėnuese pėr Portėn. Masa qė mori ajo me arrestimin e abatit Gaspėr Krasniqi, i cili ishte bėrė udhėheqėsi i lėvizjes nė Mirditė, nuk e qetėsoi, pėrkundrazi, e acaroi edhe mė shumė gjendjen. Patriotėt shkodranė nuk ngurruan tė akuzonin Bibė Dodė pashėn si “vrasės tė popullit tė tij” e qeverinė e sulltanit si “shtypėse tė pamėshirshme tė kombit shqiptar” dhe tė vinin nė dukje se Fuqitė e Mėdha, si Anglia e Austria, tė cilat me politikėn e tyre pėrkrahnin “njė kufomė qė quhet Turqi”, ndihmonin pėr tė mbajtur edhe mė tej popullsitė e Ballkanit nėn zgjedhėn e Perandorisė Osmane.
Me gjithė fillimet e mbara, kryengritja nė Mirditė nuk mori hov. Fitoret e rėndėsishme qė korri ushtria turke kundėr malazezėve nė qershor 1862, armėpushimi i arritur nė gusht tė atij viti dhe dėshtimi i projekteve pėr kryengritjen e pėrgjithshme nė Ballkan i hoqėn lėvizjes mundėsinė e zhvillimit tė mėtejshėm. Pėr mė tepėr, kundėr saj ndėrhyri tani edhe diplomacia austriake, e cila e shihte me shqetėsim gjithnjė mė tė madh zhvillimin e ngjarjeve nė Shqipėrinė e Veriut. Hovi i kryengritjes ra. Pas disa kohėsh Bibė Doda u kthye pėrsėri nė Mirditė si kapedan-pashė.
Me pėrpjekjet e pėrfaqėsuesve tė kulturuar tė borgjezisė pėr t’u lidhur me lėvizjen popullore kundėrosmane dhe pėr ta organizuar e pėr ta drejtuar atė bėhej njė hap i ri nė lėvizjen kombėtare. Por lėvizja u projektua nė njė zonė tė ngushtė, tė banuar vetėm nga popullsi katolike, pa lidhje me krahinat e tjera dhe pėr mė tepėr u zhvillua vetėm nė Mirditė, nė njė nga krahinat mė tė prapambetura tė vendit.

Qėndresa kundėrosmane e viteve 1867-1873
Orvatjet qė bėnte herė pas here Porta e Lartė pėr tė zbatuar Tanzimatin nė zonat e panėnshtruara tė vendit, ku ruheshin venomet tradicionale ose pėr tė vendosur taksa tė reja, qė rėndonin nė mėnyrė tė veēantė popullsinė, shoqėroheshin me konflikte tė njėpasnjėshme. Nė vitet 1867-1868 Porta ndėrmori ekspedita tė reja kundėr krahinave tė Lumės dhe tė Malėsisė sė Gjakovės. Por zaptiet (xhandarėt) turq qė vajtėn pėr tė nxjerrė taksa e rekrutė u pritėn me pushkė dhe u dėbuan nga popullsia e udhėhequr nga krerėt Binak Alia e Shaqir Curri. Njė farė suksesi patėn autoritetet turke nė Mirditė pas vdekjes sė Bibė Dodė pashės mė 1868; ato larguan pėr nė Stamboll trashėgimtarin e tij tė mitur Prengėn dhe vendosėn njė kajmekam nga gjiri i familjes sė kapedanit tė vdekur, si dhe dy batalione ushtarėsh. Megjithatė, Porta nuk mundi ta thyente qėndresėn e mirditasve, tė cilėt, duke kėrkuar qė kjo trashėgimi tė respektohej sipas zakonit, e mbrojtėn pėr njė kohė tė gjatė autonominė e tyre. Mė 1873 atje shpėrtheu kryengritja e disa muaj mė vonė ajo u shtri edhe nė Dukagjin. Ekspedita osmane shtypi egėrsisht popullsinė, por duke mos mundur ta nėnshtronte atė u detyrua tė tėrhiqej.
Nė vitin 1869, shtypja e ushtruar nga organet e Portės shkaktoi revolta nė qytetet Pejė, Gjakovė e Prizren. Lėvizja mori pėrpjesėtime tė mėdha veēanėrisht nė Shkodėr. Pakėnaqėsia e shkodranėve shpėrtheu atėherė kur valiu vendosi tri taksa tė reja, veēanėrisht “karagjymrykun”. Tani fshatarėt detyroheshin tė paguanin 8 pėr qind tė vleftės pėr ēdo mall qė ēonin nė qytet. Kjo taksė sillte shtrenjtimin e ndjeshėm tė jetesės dhe dėmtonte veēanėrisht shtresat e vegjėlisė. Me kėtė rast borgjezia shkodrane paraqiti ankesat e vjetra kundėr korrupsionit tė valiut dhe tė gjyqeve, si dhe kundėr abuzimeve qė bėheshin me monopolet shtetėrore tė kripės e tė duhanit. Shkodranėt dhanė kushtrimin dhe kėrkuan ndihmėn e malėsorėve. Por autoritetet turke, duke nxitur fanatizmin fetar, ia dolėn ta pėrēanin popullsinė qytetare dhe tė largonin njė pjesė tė saj nga lufta. Megjithatė, malėsorėt i sulmuan forcat kryesore ushtarake qė ishin pėrqendruar pranė qytetit nė fushėn e Shtojit, por pas njė pėrleshjeje tė ashpėr me njė armik mė tė madh nė numėr e tė armatosur mirė, malėsorėt e pushuan zjarrin, duke lėnė nė fushėn e luftės shumė tė vrarė e tė plagosur.
Po nė vitin 1869 ndodhėn turbullira nė krahinėn e Matit dhe nė qytetin e Tiranės. Pėr shpėrthimin e trazirave nė Tiranė u bė shkak urdhri i qeverisė pėr tė ndėrtuar rrugėn pėr nė Durrės vetėm me shpenzimet e me punėn e qytetarėve dhe tė fshatarėve qė ndodheshin buzė rrugės. Meqenėse paria feudale e qytetit e gjeti mėnyrėn pėr tė shpėtuar nga ēdo detyrim, e gjithė barra i mbeti vegjėlisė, e cila protestoi duke rrėmbyer armėt, ndėrsa zejtarėt mbyllėn dyqanet. Qėndresa nuk u ndėrpre edhe pasi nė pėrleshje me repartet ushtarake u vranė mjaft qytetarė dhe u internua njė numėr i madh udhėheqėsish.
Mė 1872 ushtria osmane qė u dėrgua nė Dibėr u thye me humbje mjaft tė rėnda. Tė njėjtin fat patėn orvatjet pėr tė nėnshtruar zonat malore tė Kosovės nė vitet 1872-1874. Nė njė letėr tė shkruar nga Prizreni nė tetor 1873 thuhej se pėrballė ushtrisė sė madhe turke, qė po futej nė Kosovė, shqiptarėt nuk rrinin duarkryq. Ata, thuhej nė letėr, “dėshirojnė ta ndezin zjarrin dhe janė tė vendosur tė luftojnė e tė qėndrojnė pėrballė ushtrisė turke pa marrė parasysh nėse do t’i ndihmojė ndokush ose jo. Ata kurrsesi nuk e pranojnė pushtetin turk dhe dėshirojnė tė ēlirohen nga ai”. Edhe nė malėsitė e Kosovės, ashtu si nė malėsitė e tjera tė Shqipėrisė sė Veriut, autoritetet turke ushtronin njė pushtet formal, duke e kufizuar veprimtarinė e tyre vetėm nė qytetet dhe nė afėrsitė e tyre.
Megjithėse tė kufizuara e shpeshherė spontane, kėto konflikte ishin rrėke qė ēonin ujė nė shtratin e lėvizjes sė pėrgjithshme kombėtare dhe i jepnin peshė ēėshtjes shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare.